Horoskopi, 27 qershor 2018

June 27, 2018 00:56

Horoskopi, 27 qershor 2018

Dashi

Me Hënën që është në anën tuaj të kundërt do të jetë shumë e vështirë që të ruani qetësinë dhe të veproni pa u nervozuar. Duket disi e ndërlikuar situata në sektorin ku operoni, por duhet të ruani gjakftohtësinë.

 

Demi

Yjet ju premtojnë shumë gjëra të reja të cilat do të ishin shumë domethënëse për të ardhmen tuaj. Mund të jetë një moment shumë i mirë për të udhëtuar por edhe për të ndërmarrë iniciativa.

 

Binjakët

Mos u nervozoni dhe mos u nxitoni për të dalë nga situata për shkak të disa të papriturave. Kjo gjë nuk do të ndikojë aspak në jetën tuaj profesionale e cila vazhdon të jetë e sukseshme.

 

Gaforrja

Gjithçka që është e thjeshtë e lehtë për të arritur nuk do t’ju pëlqejë aspak dhe kështu do të ngatërroheni në gjëra që nuk ju përkasin dhe që janë të rëndomta. Merreni me qetësi.

 

Luani

Do arrini t’ia dilni mbanë në një çështje që lidhet edhe me një person tjetër e që  nuk është shumë të lehtë dhe kjo ju ndihmon për të ecur përpara. Nëse jeni të dashuruar, mos harroni se keni një partner.

 

Virgjëresha

Me Hënën e favorshme dhe me një vullnet të hekurt që ju karakterizon do të arrini të fitoni atë që dëshironi, për të cilën jeni impenjuar shumë. Do të ndjeni nevojën për tu dëfryer dhe frekuentuar ambiente të ndryshme.

 

 

Peshorja

Me Hënën në kundërshtim dhe një sjellje kritike dhe me pretendime nuk është se do t’ju lehtësojë dhe nuk do të favorizojë  situatën në familje. Mundohuni të jeni më tolerantë.

 

Akrepi

Qielli në thelb duket pozitiv, ju ofron shumë raste për tu njohur dhe dëfryer. Mbështetja e Afërdiës sot do të jetë totale, prandaj do ta keni të lehtë të arrini objektivat që i keni vënë vetes.

 

Shigjetari

Duhet të tregoni kujdes, pasi qielli sot pritet të jetë i ngrysur, për shkak të kontrasteve të Marsit, Saturnit dhe Afërditës në orbitat përkatëse. Duhet të tregoheni shumë vigjilentë.

 

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, situata planetare duket disi e turbullt, ndoshta për shkak të Merkurit në një pozicion jo shumë të favorshëm. Sidoqoftë edhe këtë radhë do ia dilni mbanë.

 

Ujori

Në aspektin ekonomi ka të ngjarë që sot të jeni pasivë, ngaqë do t’i keni duart e lidhura nga Jupiteri apatik. Krejt ndryshe pritet të jetë fusha sentimentale, e stimuluar nga Afërdita.

 

Peshqit

Hyrja në shenjë e Jupiterit, që i “fryn” zjarrit të ambicieve, do të bëjë që edhe ju të rigjallëroheni dhe të shkundeni nga plogështia që iu ze shpesh ën fundjavë. Intersante ana erotike.

June 27, 2018 00:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*