Horoskopi, 27 qershor 2019

June 27, 2019 00:56

Horoskopi, 27 qershor 2019

Dashi

Duket se orbitat e planetëve janë shumë pozitive për ju, që do të thotë se pritet një ditë e favorshme në shumë aspekte. Një propozimi i ri që mund t’ju vijë duhet marrë në konsideratë.

 

Demi

E keni paksa të vështirë të çliroheni përfundimisht nga dikush, apo nga makthet që ju shkakton prezenca e dikujt, por me ndihmën e Afërditës do t’ia dilni mbanë. Mundohuni të jeni më objektivë.

 

Binjakët

Marsi vazhdon të sjellë tension ndërkohë që Hëna “zevzeke” nga ana tjetër ushqen mosmarrëveshjet me të tjerët, që mund të kthehen për hiçgjë në konflikte. Më pragmatikë në punë.

 

Gaforrja

Edhe pse kënaqësitë që prisnit nga puna juaj në këtë periudhë nuk janë edhe aq të mëdha, nuk duhet të pezmatoheni, pasi do t’i keni në të ardhmen. Urani afrohet rëndë-rëndë e sjell pështjellim.

 

Luani

Pozicioni i yjeve të mirë për ju sot, si Marsi, Afërdita dhe Plutoni do të bëjnë që dita të jetë mjaft pozitive si në drejtim të punës, ashtu edhe në planin afektiv. Ndjeheni pak të lodhur? Do të kalojë.

 

Virgjëresha

Duket se sot do të jetë një ditë e vështirë për ju, pasi në përgjithësi yjet i keni kundër  si Marsi, Saturni dhe Plutoni, ndërkohë që Mërkuri nuk mund t’i përballojë dot i vetëm.

 

Peshorja

Duhet të shpejtoni për të realizuar një objektiv apo thjesht për të mbaruar një punë që e keni lënë përgjysmë, pasi situata yjore po bëhet gjithnjë e më e pafavorshme. Hëna ju “gudulis” ambicien.

 

Akrepi

Një situatë e paqartë yjore mund të bëjë që të jeni edhe ju disi konfuzë, por kjo mund të jetë vetëm për orët e para të ditës së sotme, pasi më vonë është Afërdita ajo që ju mbështet.

 

Shigjetari

 

Marsi i “trazuar” në shenjë nuk mund të sjellë gjë tjetër veçse tension, prandaj përgatituni për një ditë plot stres e lodhje, që do të sjellë jo pak pështjellim edhe në raportet ndërpersonale.

 

Bricjapi

Afërdita tashmë ka hyrë në shenjën tuaj dhe jo vetëm që shumë tensione të ditëve të kaluara janë fashitur, por edhe ju ka sjellë energji të reja për të përballuar ritmet stresuese të punës suaj.

 

Ujori

Edhe pse po kaloni një periudhë deri diku të qetë, kujdes, sepse Hëna duket se do të ketë një ndikim negativ. Afërdita dhe Marsi në shenjë, sidoqoftë, favorizojnë lidhjet e reja sentimentale.

 

Peshqit

Ndryshimi i orbitës së Venerës, që sapo ka filluar do të jetë mjaft pozitiv për ju, pasi do të sjellë një ndryshim të ndjeshëm në raportet e tensionuara me partnerin. Erosi në ngjitje.

June 27, 2019 00:56
Komento

1 Koment

  1. Erdelin June 27, 15:47

    Ka me shum planete si toka por endhe nuk jan zbular por tsh u zdulua se jan 12 toke dhe 12 univeszr

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?