Horoskopi, 27 shkurt 2020

February 27, 2020 00:10

Horoskopi, 27 shkurt 2020

Dashi

Janë Mërkuri, Afërdita dhe Urani yjet që sot do t’ju mbështesin në aspektin profesional, ku nuk përjashtohet ndoshta edhe ndonjë ngritje në përgjegjësi. Edhe Erosi është në nivel të lartë.

 

Demi

Është mirë që të hidhni hapa të kujdesshme dhe të tregoheni të matur, pasi Marsi është në një pozicion të tillë që mund të nxisë mosmarrëveshjet dhe keqkuptime. Mjaft i mirë shëndeti.

 

Binjakët

Urani në shenjë duket se nuk do të jetë edhe aq aktiv, kështu që mund të ndjeni një boshllëk në shpirt që ju bën edhe apatikë. Mërkuri dërgon sinjale pozitive për të rikuperuar.

 

Gaforrja

Ka shumë të ngjarë që sot të jeni mjaft aktivë e plot energji, sepse është Dielli në një pozicion optimal në shenjën tuaj. Por kujdes, një gabim vlerësimi mund të përmbysë gjithçka.

 

Luani

Marsi, Jupiteri dhe Urani që ju mbështetin në planin profesional bëjnë që sot të keni një ditë pozitive, por nuk i duhet lënë gjithçka “qiellit”. Mos nënvleftësoni aftësitë tuaja.

 

Virgjëresha

Duket se Afërdita sot do të jetë ylli juaj i mirë dhe do t’ju bëjë shumë joshës në aspektin sentimental, ndërkohë që Marsi nuk është më në një pozicion të favorshëm për punën.

 

Peshorja

Me Mërkurin që i bashkohet edhe yjeve të tjerë pozitivë për ju, do ta keni shumë më të lehtë t’u imponoheni të tjerëve me idetë tuajat. Fusha sentimentale duket pak e paqartë.

 

Akrepi

Në përgjithësi, kuadri yjor i juaji sot “flet” për një ditë do të qetë, por hyrja e Marsit mund të imponojë ritme të tjera, të cilat mund të bëjnë të gaboni fare kollaj. Mirë erosi.

 

Shigjetari

Marsi agresiv në shenjë mund të bëjë që sot të jeni të pavendosur, por edhe të irritueshëm e ndoshta grindavecë. Hëna pozitive, por duket se ju bën disi ëndërrimtarë.

 

Bricjapi

Një ditë jo shumë e mirë për financat tuaja (sot ndoshta do t’ju duhet të shpenzoni shumë më tepër se zakonisht), por Afërdita stimulon pasionet dhe erosin si asnjëherë tjetër.

 

Ujori

Hyrja e Uranit në shenjë është mjaft pozitive për ju, sepse do të ketë efekte në raportet ndërpersonale, ngaqë ju bën disi më tolerantë. Mundohuni të mos reagoni me impulsivitet.

 

Peshqit

Një situatë ujore jo edhe aq e kthjellët, duket se do të ndikojë paksa në gjendjen tuaj psikofizike, sidomos në pjesën e parë të ditës. Hyrja e Hënës duket se kthjellon idetë dhe shpirtin.

February 27, 2020 00:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*