Horoskopi, 28 gusht 2018

August 28, 2018 03:12

Horoskopi, 28 gusht 2018

Dashi

Afërdita rikthehet tani në një pozicion të ri e që është sërish dominuese në shenjën tuaj, duke bërë që prirjet tuaja të jenë në drejtim të fushës sentimentale. Mund të merrni një propozim.

 

Demi

Për të lindurit e kësaj shenje pritet që dita të jetë në përgjithësi e mirë, duke qenë se vazhdon të dominohet nga yjet e mirë. Rikthimi i  Marsit në shenjë bën që edhe ju t’ju rikthehet vrulli.

 

Binjakët

Pas një periudhe disi të turbullt e të paqartë, duket se sot do të jeni më të kthjellët dhe më të motivuar shpirtërisht për të qenë aktiv. Do të keni mbështetjen e fuqishme të Mërkurit.

 

Gaforrja

Megjithëse Mërkurit sot do të jetë në një pozicion të përshtatshëm sot do t’ju mungojë iniciativa dhe pak shpirt aventure që t’ju bëjë të hidhni hapa të guximshëm përpara. Mirë dashuria.

 

Luani

Edhe pse keni kaluar një periudhë disi të qetë, duket se keni akoma nevojë për të medituar, në mënyrë që të bëni një zgjedhje të re. Në momente të tilla dilemat duhen evituar.

 

Virgjëresha

Marsi dhe deri diku Saturni do të vazhdojnë edhe sot të jenë në një orbitë të favorshme për të gjithë ju që keni filluar një aktivitet. Në planin afektiv dita mund të lerë paksa për të dëshiruar.

 

Peshorja

Zbehja e ndikimit të Mërkurit në shenjën tuaj mund do të ndikojë negativisht në drejtim të aftësive tuaja krijuese, por hyrja e Marsit mund të japë stimuj të rinj. Erosi në rritje.

 

Akrepi

Luhatjet në kuadrin tuaj yjor bëjnë që humori juaj të jetë i alternueshëm, por kjo nuk do të ndikojë aspak në aktivitetin tuaj ekonomik, ku mund të merrni rezultate shumë pozitive. Erosi  në rënie.

 

Shigjetari

Afërdita është në një pozicion të favorshëm, por problemi juaj sot nuk është aspak fusha sentimentale, por ajo e punës, ku duket se gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Por është situatë e përkohshme.

 

Bricjapi

Edhe për ju sot Marsi do të jetë aleati më i mirë, kështu që pritet të jeni shumë luftarakë e dinamikë në punë, ndërkohë që Hëna sjell stimuj të rinj edhe për fushën afektive.

 

Ujori

Ndonëse që në orët e para të ditës së sotme mund të jeni disi të turbullt, dita pritet të jetë shumë interesante e pozitive në të gjitha aspektet. Një njohje e re mund të shënojë një aventurë të re.

 

Peshqit

Kuadri yjor sot duket se do të jetë shumë i favorshëm për të gjithë ata që kanë aktivitete private, pasi do të jenë në  egidën e një Mërkuri shumë pozitiv. Jep dashuri nëse do dashuri.

August 28, 2018 03:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*