Horoskopi, 28 mars 2013

March 28, 2013 03:49

Horoskopi, 28 mars 2013

Dashi

Kuadri yjor, me Mërkurin dhe Uranin në një orbitë të favorshme premton shumë, por nuk duhet të qëndroni kaq pasivë. Nga ana tjetër, Afërdita iu bën më të dashur dhe Hëna ju stimulon fantazinë.

 

Demi

Duket se do të jetë një ditë e mirë për aktivitetin tuaj dhe për fushën profesionale në përgjithësi, por kujdes me shpenzimet sepse është Marsi që ju bën dorëlëshuar. I ngadaltë, por i sigurtë progresi.

 

Binjakët

Pritet një ditë mjaft e mirë me Mërkurin që duket se është sërish mbështetësi dhe mbrojtësi juaj, bashkë me Afërditën që sot do të jetë në një orbitë të favorshme për çështjet e zemrës.

 

Gaforrja

Jeni në një kuadër të pastabilizuar yjor, i cili mund të sjellë efekte negative për shumë nga ju, që për shkak të kësaj gjendjeje mund të jeni të papërqendruar. Ju këshillohet të mos nxitoheni.

 

Luani

Keni një mori planetesh ju favorizojnë por hapini sytë, nuk duhet të nënvlerësoni kundërshtarët, që nuk i keni të paktë. Jeni paksa të irrituar? Ndoshta është ndikimi i Hënës agresive.

 

Virgjëresha

Pas një periudhe jo edhe aq të mirë për ju, duket se gradualisht gjërat po ndryshojnë në sensin pozitiv. Humori dhe gjendja juaj shpirtërore sot do të jenë në rritje, me hyrjen e Afërditës në orbitë.

 

Peshorja

Nëse sot nuk do të realizoni një objektiv tuajin kjo do të vijë vetëm për shkakun tuaj, sepse në përgjithësi yjet janë shumë të favorshëm në shenjë. Mos premtoni atë që nuk e realizoni dot.

 

Akrepi

Edhe pse nuk duket se do të jetë një ditë e qetë për ju, për arsye se do të keni shumë angazhime, falë prakticitetit që ju karakterizon do të dini t’i zgjidhni me sukses situatat. Erosi le pak për të dëshiruar.

 

Shigjetari

Marsi përsëri dominues në shenjën tuaj, mund t’ju sjellë ndonjë prapësi të vogël, por nga ana tjetër stimulon shumë edhe ambicjen tuaj për të realizuar diçka apo për të arritur objektivat.

 

Bricjapi

Sot pritet një ditë mjaft e lodhshme dhe ritmet e larta të punës mund të jenë sfilitëse, por nuk do të mungojnë edhe kënaqësitë e rezultateve. Gjendja juaj psiko-fizike duke se është në lartësinë e duhur.

 

Ujori

Me një kuadër yjor kaq pozitiv keni shumë mundësi, sidomos në planin profesional dhe në biznes. Nga ana tjetër, duket shumë interesante edhe fusha sentimentale.

 

Peshqit

Situata yjore duket se do të ndryshojë për mirë edhe për të lindurit e kësaj shenje dhe priten ndryshime të ndjeshme në fushën profesionale. Mund t’ju takojë sërish të shpenzoni shumë.

March 28, 2013 03:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*