Horoskopi, 28 nëntor 2020

November 28, 2020 01:45 Updated

Horoskopi, 28 nëntor 2020

Dashi
Duke pasur parasysh pozicionin e favorshëm të yjeve dhe momentin në të cilin ndodheni, do të ishte mirë që të “nxitonit” për të konkluduar sa s’është vonë një marrëveshje të re.

Demi
Qielli juaj sot duket mjaft i turbullt prandaj ka shumë të ngjarë që edhe gjendja juaj shpirtërore të reflektojë zymtësinë e tij. Megjithatë, nuk do të mungojnë momente interesante.

Binjakët
Duket se dita e sotme do të jetë shumë e qetë dhe me kalimin e kohës qetësia mund të kthehet në një monotoni mjaft të mërzitshme. Eshtë mirë të tregoheni më aktivë dhe më të gjallë ju vetë.

Gaforrja
Kuadri yjor duket se do të jetë më i favorshëm për ju që i përkisni kësaj shenje, sidomos ata të dekadës së parë, pasi do të jenë nën egidën e Mërkurit. Keni përshtypjen se jeni të mbikqyrur.

Luani
Marsi i “vrullshëm”në shenjë mund t’ju rrëmbejë edhe ju, prandaj duhet të tregoni kujdes, sepse mund të ndërmerrni vendime tepër të nxituara në një fazë delikate si kjo ku ndodheni.

Virgjëresha
Ndonëse Afërdita dhe Marsi në shenjë nuk janë shumë “të afërt” me ju, është Mërkuri në një orbitë të shkëlqyer që premton të intensifikoni veprimtarinë tuaj ekonomike dhe atë krijuese.

Peshorja
Situata yjore do të jetë edhe sot e favorshme për ju, që do të thotë se dita pritet të jetë pozitive. Në sajë të Mërkurit dhe Jupiterit favorizohen kontakte dhe njohje të reja në planin sentimental.

Akrepi
Qielli juaj sot duket disi i ngrysur, për shkak të ndikimit negativ të Marsit, i cili do të sjellë një farë nervozizmi në veprimet tuaja. Në një shoqëri të këndshme duhet të dini të imponoheni.

Shigjetari
Duket se do të vazhdojnë edhe sot ritmet frenetike me të cilat jeni mësuar gjatë ditëve të shkuara, por hyrja në shenjë e Mërkurit do të bëj që të jeni më shumë në gjendje të dominoni situatat.

Bricjapi
Një ditë përgjithësisht e mirë parashikohet për të lindurit e kësaj shenje, por do të keni shumë impenjime njëherësh. Një mori kontaktesh në planin profesional janë pozitive.

Ujori
Do ta keni vërtet të vështirë sot të ruani ekuilbret, pasi Marsi ju imponon një ritëm marramendës, e duke qenë i tillë mund t’ju shtyjë në veprime të nxituara. Mirë shendeti.

Peshqit
Një farë melankolie që ka pushtuar shumë prej jush gjatë kësaj periudhe të kohëve të fundit, lidhet me hyrjen në shenjë të Uranit, i cili gjithsesi ju favorizon edhe ju. Por dita do të jetë e qetë.

November 28, 2020 01:45 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim