Horoskopi, 29 dhjetor 2019

December 28, 2019 23:19

Horoskopi, 29 dhjetor 2019

Dashi

Tashmë Afërdita është bërë plotësisht dominuese në shenjën tuaj, kështu që sot do të jeni më të prirur për çështjet e zemrës. Kujdes, sepse në planin profesional duket se gjërat kanë ngecur diku.

 

Demi

Edhe për ju sot dita do të jetë në përgjithësi e mirë, duke qenë se vazhdon të dominojë një kuadër yjor favorizues. Marsi “disi i tërhequr”  mund të jetë shkaku i hezitimit tuaj në rritje.

 

Binjakët

Pas një periudhe qetësie relative, duket se sot do t’ju rikthehet dëshira për t’iu futur punës ashtu siç dini ju. Do të keni mbështetjen e Merkurit dhe deri diku të Hënës në një orbitë të mirë.

 

Gaforrja

Megjithëse Merkuri sot do të jetë në një orbitë që nuk ju favorizon shumë, në sektorin ku operoni nuk do të keni “kundërshtarë”. Por kujdes, sepse keni më shumë rivalë në dashuri.

 

Luani

Edhe pse keni kaluar një ditë jo fort pozitive, fundjava duket se do t’ju sjellë qetësi dhe relaks, Marsi dhe Saturni mund të bëjnë që sot të mos keni asnjë dëshirë të punoni, prandaj do të merreni më shumë me çështjet e zemrës.

 

Virgjëresha

Marsi dhe Afërdita do të vazhdojnë edhe sot të jenë në një orbitë të favorshme për ju. Por që të arrini atë që dëshironi duhet të ndodheni në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

 

Peshorja

Largimi i Merkurit nga pozicioni i deritanishëm duket se do të ndikojë negativisht, pasi sot idetë dhe fantazia do të jenë pika juaj më delikate. Megjithatë  do të jetë ditë e favorshme për erosin.

 

Akrepi

Një moment i mirë për ju vjen pasi Merkuri kthehet pozitiv në shenjë, prandaj mund do ta keni kuadrin yjor plotësisht të favorshëm. Nostalgjia dhe melankolia sot kanë stimulin e Hënës në shenjë.

 

Shigjetari

“Përplasja” Afërditës me Marsit në shenjë do të jetë e tillë që do të reflektohet në karakterin e shumë të lindurve të kësaj shenje në formën më klasike të të qenit i padurueshëm dhe kontradiktor.

 

Bricjapi

Edhe për ju sot Merkuri do të jetë aleti më i mirë dhe nga kjo do të ketë përfitim aftësia juaj krijuese dhe fantazia. Nuk përjashtohet një njohje e re, që mund të ndryshojë jetën tuaj.

 

Ujori

Dita e sotme mund të jetë disi e vështirë, sidomos në orët e para, pasi është pikërisht momenti i hyrjes së Marsit “ngatërrestar” në shenjë. Rivendosni dialogun me partnerin.

 

Peshqit

Kuadri yjor sot duket se do të jetë shumë i favorshëm, sidomos për ata që merren me biznes e kryesisht me tregti, pasi do të jenë në ndikimin e Merkurit, që është edhe mbrojtësi i këtij sektori.

December 28, 2019 23:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim