Horoskopi, 29 gusht 2018

August 29, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 29 gusht 2018

Dashi

Falë Hënës në shenjë, mund të shpresoni në një sukses personal (edhe në dashuri) ose në përgatitjen tuaj shpirtërisht për të kaluar dhe kapërcyer çdo lloj impenjimi dhe detyre që ju ofrohet.

 

Demi

Do të ndiheni mirë vetëm, ndoshta është ky momenti i duhur për të pushuar dhe për të menduar seriozisht për veten dhe punët  tuaja. Kujdes me shpenzimet  që do të bëni.

 

Binjakët

Është jeta sentimentale ajo që do të dalë në pah sot pas shumë kohe të lënë disi  pas dore. Ana financiare  dhe të ardhurat tuaja vazhdojnë të rriten falë një investimi të sigurt.

 

Gaforrja

Jupiteri në shenjën ju ndihmon dhe  ndërhyn në mënyrë shumë vendimtare për të ardhmen tuaj, madje edhe aty ku mendonit se nuk mund të  kishit fare mundësi për të arritur.

 

Luani

Është pikërisht aspekti i bukur i Hënës që ju sjell një sërë të papriturash e surprizash të këndshme, plot me të reja, që do të entuziazmojnë jo vetëm ju , por edhe të tjerët.

 

Virgjëresha

Qëndrimi i kundërt i Saturnit dhe Plutonit do t’ju pengojë disi për zgjidhjen e disa problemeve të vogla  dhe  të thjeshta, megjithatë do t’ia dilni mbanë me mënyra shumë të gjetura.

 

Peshorja

Falë qiellit bujar do të keni një ditë të shumë interesante, rrethuar nga njerëz që ju respektojnë dhe duan t’ju ndihmojnë në projektet që duken të lëna si mënjanë. Shëndeti i mirë.

 

Akrepi

Është pozitiviteti dhe dëshira për të punuar dhe arritur qëllimet që i keni vënë vetes, që nxisin krijueshmërinë, idetë dhe impenjimet që keni marrë, duke i dhënë një hov të ri punës.

 

Shigjetari

Ditën sot do t’ua zënë detyrime të vogla familjare të lëna mënjanë nga ju për një kohë të gjatë. Por mbrëmja me Hënën e mire duket se ju rezervon një takim të këndshëm romantik

 

Bricjapi

Sot do të merreni me probleme dhe çështje që nuk ju takojnë drejtpërdrejt, kjo do të bëjë që të ndiheni të lodhur dhe tepër të nervozuar.  Kujdes dietën dhe shëndetin, por merruni me ushtrime fizike.

 

Ujori

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj sjell edhe një sensibilitet disi të tepruar edhe pse kjo ju ndihmon në krijimtarinë dhe punën  tuaj artistike, por që rëndon disi anën tuaj shpirtërore.

 

Peshqit

Mos kujtoni se çështjet që kanë të bëjnë me anën ekonominë dhe me paratë e investuara zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Bëni pak durim dhe gjithçka do të shkojë mirë.

August 29, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*