Horoskopi, 29 shtator 2019

September 29, 2019 01:00 Updated

Horoskopi, 29 shtator 2019

Dashi

Me Hënën në shenjën e Demit nuk do t’ju mungojë intuita dhe racionaliteti në punë që siguron njëkohësisht edhe hyrje të mira parash të papritura. Do të tregoni edhe anën tuaj të ëmbël me partnerin.

 

Demi

Hëna në shenjën tuaj është një minierë e pashtershme projektesh, surprizash dhe krijueshmërish që përcaktojnë disi suksesin tuaj në çdo ambient. Do të takoni njerëz të rinj që kanë dëshirë të argëtohe me ju.

 

Binjakët

Apatikë dhe të plogët, më pak brilantë se zakonisht, nuk do të keni dëshirë të bëni projekte. E megjithatë, në përgjithësi dita do të jetë e mirë, ndoshta ngaqë dini si ta kaloni kohën me miqtë tuaj.

 

Gaforrja

Përfitoni nga kalimi i Hënës tek Demi për të realizuar sot një objektiv që ndiqni prej kohësh. Gjithashtu edhe me partnerin gjithçka do të shkojë më së miri, pasi do të jeni në një sintoni të mrekullueshme.

 

Luani

Nga ana praktike e gjërave apo nga ana profesionale nuk do të jetë aq e mirë për shkak të Hënës që është në kundërshtim me pozicionin e shenjës tuaj. Mos u mërzisni, gjithçka do të kalojë në mbrëmje.

 

Virgjëresha

Nëse keni një projekt për të realizuar, mos humbni kohë, kjo do të jetë dita e duhur për të plotësuar kushtet për të marrë atë që dëshironi falë pozicionit të Mërkurit. Mund të argëtoheni edhe duke bërë shopping.

 

Peshorja

Përdorni të gjithë energjinë që keni në dispozicion për të rikuperuar kohën dhe energjitë e shpenzuara kohët e fundit. Thellojini më shumë historitë e dashurisë që për ju kanë vlerë dhe jo ato sipërfaqësore.

 

Shigjetari

Duhet të tregoni kujdes, sepse sot janë një sërë yjesh që e komplikojnë ecurinë e aktivitetit tuaj, ndërkohë që në planin sentimental sot do të jeni vërtet brilantë. Mund të fitoni një zemër të re.

 

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, situata planetare duket disi e paqartë, sepse Dielli dhe Mërkuri janë në dis-harmoni dhe në një pozicion aspak të favorshëm. Ju duhet shumë ndihma e një njeriu me peshë.

 

Akrepi

Do të jeni disi të shqetësuar për shkak të zënkave që do të keni me partnerin dhe me familjarët tuaj. Mos i dramatizoni gjërat dhe mundohuni të sqaroni gjithçka me urtësi dhe maturi.

 

Ujori

Me Hënën negative nuk mbetet gjë tjetër veçse të jeni të qetë dhe kujdes dhe qetësi. Çështje financiare mund t’ju shkaktojnë ndonjë tension ose ndonjë diskutim me familjarët.

 

Peshqit

Për të rikthyer humorin e mirë, ndoshta zgjidhja më e pranueshme mund të jetë një shëtitje në shoqërinë e miqve të tu më të mirë, një film i bukur, një libër që t’ju stimulojë mendjen  dhe fantazinë tuaj.

September 29, 2019 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim