Horoskopi, 30 dhjetor 2017

December 30, 2017 02:00 Updated

Horoskopi, 30 dhjetor 2017

Dashi

Në përgjithësi dita,sidomos në planin e punës, pritet të jetë e mirë, por duhet të bëni kujdes në raportet ndërpersonale, pasi është Hëna që bën të jeni të irritueshëm dhe impulsivë. Mirë erosi.

 

Demi

Edhe pse kuadri yjor nuk ka ndryshuar ndjeshëm disa planetëve në sheënjën tuaj mund të reflektojë ”përplasje” të nxituara e shpesh herë të pajustifikushme me të tjerët. Kontrolloni shpenzimet.

 

Binjakët

Shenja juaj është e mbushur me yje, pjesa më e madhe të të cilave janë mëse të favorshëm. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna në planin sentimental.

 

Gaforrja

Do të keni gjithë mbështetjen e një Mërkuri mëse pozitiv, i cili do të ketë një efekt të menjëherëshëm në krijimtarinë dhe fantazinë tuaj. Nuk do të mungojnë momentet e bukura në dashuri.

 

Luani

Eshtë një priudhë vërtet intensive, e cila kërkon mbi të gjitha të jeni psikologjikisht të përgatitur për ta përballuar, pasi janë të gjitha gjasat që kjo periudhë të jetë e gjatë. Mirë erosi.

 

Virgjëresha

Do të dëshironit që sot të ishit në vijën e parë, por kondizioni juaj fizik (pasojë e stress-it apo ndonjë sëmundje stine) nuk jua bëjnë të mundur, kështu që jeni të detyruar të prisni.

 

 

Peshorja

Keni shumë kërkesa e ndoshta po aq oferta, por nuk mund të merreni me të gjitha dhe me të gjithë. Afërdita pozitive sot mund të stimulojë raportet (pak të tendosura) me partnerin.

 

Akrepi

Duhet të jeni më me këmbë në tokë e të leni mënjanë ndjenjën tuaj të protagonizmit, pasi situata ka ndryshuar në disfavorin tuaj. Eshtë momenti t’i hidhni hapat me kujdes.

 

Shigjetari

Duket se kuadri yjor po kthjellohet dhe kjo do të shërbeje për të rikuperuar si gjendjen psikofizike ashtu edhe humorin tuaj karakteristik. Shenja të qarta për dashurinë vijnë nga Afërdita.

 

Bricjapi

Dita e sotme pritet do të jetë e ngjeshur dhe intensiteti në punë do të sjellë shumë lodhje, por sa kënaqësi kur rezultatet në fund janë mëse pozitive! Më mirë vetëm se me shokë jo të mirë.

 

Ujori

Hëna që sot ka shumë luhatje në shejë ju bën edhe ju të lëkundur dhe skeptikë aq sa nuk hezitoni të shprehni një mendim tuajin edhe kur jeni të bindur se keni të drejtë. Mirë erosi.

 

Peshqit

Nuk është e thënë që të arrini objektivin me goditjen e parë. Lisi nuk pritet vetëm me një sëpatë, prandaj tregohuni të durueshëm deri në fund. Duhet të tregoheni më të hapur ndaj partnerit.

December 30, 2017 02:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*