Horoskopi, 30 janar 2018

January 30, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 30 janar 2018

Dashi
Parashikohet një ditë e mirë me Afërditën që ju ripërtërin forcat dhe me Hënën që sot ju sjell stimuj të fuqishëm në planin sentimental. Duhet të konsolidoni pozitat aktuale për të realizuar synime të tjera.

Demi
Me Mërkurin në mbështetjen tuaj sot mund të keni më shumë pasion dhe dëshirë për të bërë diçka, për të lëvizur dhe për të intensifikuar jetën tuaj sentimentale. Një mik mund t’ju zhgënjejë.

Binjakët
Sot duhet të mundoheni të ruani qetësinë, pasi dita, me një Mars në orbitë të papërshtatshme është stressue-s për ju. Sidoqoftë Hëna e mirë ju “jep një dorë” në raportet ndërpersonale”.

Gaforrja
Edhe pse përpiqen t’ju pengojnë me të gjitha mënyrat, ju keni talentin që nuk kanë të tjerët, kështu që në fushën ku operoni, nuk mund tju përballojnë dot. Humori i ndryshueshëm për shkak të Hënës.

Luani
Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive për ju, ndonëse në orët e para të ditës së sotme mund të keni ndonjë problem të vogël me dikë. Duhet të jeni më të matur në hapat që hidhni.

Virgjëresha
Eshtë Marsi ai që e ka bërë më komplekse situatën yjore, prandaj vazhdoni të jeni jo vetëm konfuzë, por edhe disi apatikë. Eshtë një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri për t’ia dalë mbanë.

Peshorja
Duhet të tregoheni të duruar, pasi gjërat duket se po fillojnë të lëvizin për mirë, sidomos në aktivitetin tuaj ekonomik. Në raportet ndërpersonale duhet të tregoni shumë kujdes dhe tolerancë.

Akrepi
Ndoshta momenti në të cilën ndodheni nuk është nga më të mirët, por kur duken qartë shenja përmirësimi kjo do të thotë se duhet të jeni më optimistë. Kujdes, mos e teproni me shpenzime pa vend.

Shigjetari
Ka momente në të cilat disa të vërteta nuk mund të injorohen më, prandaj duhet të hapni sytë e të shihni se cilat janë raportet që duhen ndryshuar. Mërkuri ju ndihmon të merrni situatën në dorë.

Bricjapi
Tani që Marsi dhe Saturni janë yjet më aktivë në qiellin tuaj, ambicia juaj mund të arrijë kulmin, prandaj kini kujdes se mund ta teproni. Mos u jepni shumë rëndësi gjërave që në fakt janë vogëlsira.

Ujori
Ndoshta është momenti të kërkoni atë që pretendoni prej kohësh, pasi Afërdita dhe Jupiteri sot jo vetëm që ju bëjnë tërheqës, por edhe shumë komunikues. Një dashuri e re në horizont?

Peshqit
Edhe pse të kërkoni një marrëveshje me të tjerët mund t’ju duket një ndërrmarrje e vështirë, është e vetmja mënyrë për të evituar përplasjet. Humori juaj le për të dëshiruar për shkak të Hënës.

January 30, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*