Horoskopi, 30 qershor 2018

June 29, 2018 23:17

Horoskopi, 30 qershor 2018

Dashi

Kuadri yjor, me Mërkurin dhe Uranin në një orbitë të favorshme premton shumë, por nuk duhet të qëndroni kaq pasivë. Nga ana tjetër, Afërdita iu bën më të dashur dhe Hëna ju stimulon fantazinë.

 

Demi

Sot pritet të jetë kryesisht një ditë pozitive për të ata që kanë aktivitet tregtar ose sipërmarrësit në përgjithësi,  por duhet të mbani parasysh shpenzimet. Hëna rrit paksa ndjeshmërinë tuaj.

 

Binjakët

Ata që merren me aktivitete krijuese do të kenë sot jo vetëm mbështetjen e Mërkurit, por edhe Afërditën një orbitë fantastike që stimulon raporte ndërpersonale dhe dashurinë.

 

Gaforrja

Shenja juaj mbetet akoma e pastabilizuar  e kjo mund të sjellë efekte negative, prandaj duhet të tregoheni shumë të matur në hapat që do të hidhni. Një këshillë e një miku duhet vlerësuar.

 

Luani

Shenja juaj dominohet nga planetë që ju favorizojnë por hapni sytë, se neglizhenca që ju karakterizon mund të bëje që të humbni një shans të mirë. Hëna agresive ju bën të jeni disi të nervozë.

 

Virgjëresha

Kohët e vështira duket se kanë kaluar dhe yjet duket se tani ju mbështesin, por do t’ju duhet angazhim e përpjekje për të rifituar ç’ka mund të keni humbur. Hëna e mire sjell dhe humor të mirë.

 

Peshorja

Jeni nën një kuadër yjor më se pozitiv prandaj duhet të përfitoni për të realizuar planet apo objektivat që i kini vënë vetes. Kujdes, ruhuni nga njerëzit që ju thurin lajka e lëvdata.

 

Akrepi

Nuk pritet një ditë e lehtë, por ngaqë jeni mësuar t’i ndërlikoni edhe vetë gjërat kjo nuk do t’ju bëjë aspak përshtypje. Edhe kësaj radhe falë prakticitetit tuaj do të dilni nga një situatë e vështirë.

 

Shigjetari

Qielli juaj edhe sot pritet të jetë i ”ngrysur” ngaqë Marsi vazhdon të jetë në një orbitë aspak të favorshme për ju. Megjithatë, sinjale pozitive, të paktën në planin sentimental, vijnë nga Afërdita.

 

Bricjapi

Tashmë tensionet dhe stress-et i përkasin plotësisht të kaluarës dhe shenja juaj sot është nën ndikimin e mjaft yjeve të mirë. Nëse do të ketë diçka që s’ecën, kjo mund të vijë vetëm për fajin tuaj.

 

Ujori

Dyshja Mars-Afërditë do të jetë edhe sot një binom ”fituesish”, prandaj sot nuk do të keni asnjë pengesë në rrugën tuaj, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë afektiv. Kujdes, e teproni me shpenzimet.

 

Peshqit

”Sa keni pritur nuk do të prisni më”. Ky mund të jetë mesazhi për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje, pasi në sajë të hyrjes në shenjë të Afërditës, gjërat priten të ndryshojnë për mirë.

June 29, 2018 23:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*