Horoskopi, 30 qershor 2020

June 30, 2020 00:00

Horoskopi, 30 qershor 2020

Dashi
Mërkuri, përsëri do të jetë ylli juaj i mirë dhe do të bëjë që sot të jeni jo vetëm të lirshëm e të shpenguar, por edhe të kthjellët në ide. Raportet me partnerin duket se janë përmirësuar.

Demi
Kuadri yjor pritet të jetë sërish pozitiv në aspektin ekonomik, prandaj dita e sotme do të ketë zhvillime interesante në këtë drejtim. Pozicioni aktuali i Afërditës siguron raporte të qëndrueshme ndërpersonale.

Binjakët
Edhe për ju është Urani në një orbitë shumë të favorshme, i cili do t’ju sjellë stimujt e nevojshëm për të përballuar gjithçka në drejtimi të aktivitetit tuaj. Problemet mund t’i keni në planin sentimental.

Gaforrja
Një ditë intensive kërkon jo vetëm një përgatitje të mirë psiko-fizike, por edhe dëshirën e mirë apo ambicien për të dalë, pse jo, mbi të gjithë. E teproni disi me shpenzimet.

Luani
Duhet të jeni të përgatitur një ditë vërtet të vështirë, pasi tashmë treshes Mars, Saturn dhe Jupiter i bashkëngjitet edhe Urani “ngatërrestar”. Megjithatë, në planin sentimental priten zhvillime interesante.

Virgjëreshat
Sot të lindurit e kësaj shenje mund ta konsiderojnë veten të privilegjuar, pasi duket se të gjithë yjet i kanë me vetë. Por kujdes, sepse mbrëmja mund ta prishë një përplasje me dikë.

Peshorja
“Përplasja” e Marsit dhe Uranit në shenjë do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë edhe te ju, prandaj sot do të jeni disi konfuzë dhe ndoshta edhe nervozë në momente të caktuara. Mbrëmje e qetë.

Akrepi
Duhet të vazhdoni të këmbëngulni si gjithmonë, sepse kjo është pjesë e karakterit tuaj nga njëra anë dhe, nga ana tjetër sepse jeni kaq pranë arritjes së një objektivi të rëndësishëm për ju.

Shigjetari
Duket një qiell vërtet i vrenjtur për ju të lindurit e kësaj shenje, me kaq shumë planete mbi kokë, por janë në përgjithësi yje të mirë. Mundohuni të mos i merrni seriozisht gjërat që s’janë të tilla..

Bricjapi
Megjithëse nuk parashikohet ndonjë ditë e mirë, në momente të caktuara dikush mund të kërkojë t’ju fusë shkopinj në rrota. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një miku tuaj. Erosi mjaft pozitiv.

Ujori
Do të jeni nën ndikimin e një Marsi shumë agresiv, prandaj edhe ju sot mund të tundoheni për t’u hedhur në aventura të reja. Kujdes, sepse mund të futni në krizë raportet me partnerin.

Peshqit
Për fatin tuaj të mirë sot edhe pse mund të jetë një nga ato ditët kur të duket se nuk ecën asgjë, është Mërkuri që do t’ju ndihmojë për të arritur atë që dëshironi. Mirë edhe shëndeti.

June 30, 2020 00:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim