Horoskopi, 30 tetor 2014

October 30, 2014 02:41

Horoskopi, 30 tetor 2014

Dashi

Edhe pse ndjeheni paksa të çorientuar, Merkuri do t’ju ndihmojë për të rikuperuar shumë shpejt dhe për t’u ingranuar në një realitet të ri në punë. Duket se në dashuri gjërat lëvizin për mirë.

 

 

Demi

Është momenti për të vendosur përfundimisht për një projekt tuajin, ndryshe nuk do mund të keni më rast tjetër më të favorshëm që do t’ju paraqitet si sot. Intensive fusha sentimentale.

 

Tashmë duket se “stuhia” e Marsit ka kaluar dhe Merkuri ka fushë të lirë veprimi për t;ju mbështetur plotësisht në drejtim të punës, ndërsa për dashurinë është Afërdita që ju sjell surpriza interesante.

 

Gaforrja

Shenja juaj sa vjen e bëhet më e shndritshme, për shkak të Diellit që tani e dominon plotësisht, duke sjellë me vete edhe energji të reja për ju. Entuziazmi i tepër ju bën të premtoni majtas e djathtas, por kujdes.

 

Luani

Në përgjithësi është një moment i  mirë për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenjë, në mënyrë të veçantë për ata që kanë bizneset e tyre. Keni shumë ftesa e propozime, por më mirë shmangni.

 

Virgjëresha

Edhe pse kuadri yjor premton për një ditë të mirë, mos e lini veten të udhëhiqeni nga intuita, por dëgjoni pak edhe mendimet e atyre që jua duan të mirën. Dikush mundohet t’ju prishë imazhin.

 

Peshorja

Fakti që shumë yje ju mbështesin, gjë që bëhet evidente edhe ngaqë fati po fillon t’ju buzëqeshë atje ku e kishit humbur besimin nuk duhet t’ju bëjë ta flini mendjen. Kujdes, telashet mund t’i kini pas dere.

 

Akrepi

Është përsëri  Afërdita ajo që sot ju  favorizon në të gjitha aspektet, duke i dhënë figurës suaj një “hije” të tillë që i bëni edhe kundërshtarët për vete. Një takim i papritur mund të rezultojë mjaft interesant.

 

Shigjetari

Merkuri është në një orbitë të favorshme, që do t’ju vlejë për aftësitë tuaja intelektuale, por sot Hëna mund t’ju bëjë të nxitoni. Kujdes, mos nxirrni konkluzione të parakohshme në një çështje.

 

Bricjapi

Afërdita në shenjë jo vetëm që zbut së tepërmi karakterin tuaj në një moment delikat për raportet ndërpersonale, por do t’ju rikthejë kthjelltësinë dhe besimin e munguar te forca dhe aftësitë tuaja.

 

Ujori

Vazhdoni të jeni nën ndikimin e një Merkuri gjithnjë e më të favorshëm e që përbën një siguri më shumë për ju. Përpiquni të përfitoni nga momenti i përshtatshëm për të rinisur një dashuri të ndërprerë.

 

Peshqit

Dëshira apo nevoja ndoshta për të ndryshuar diçka nga jeta juaj do t’ju shtyjë të hidhni një hap shumë domethënës, por që kërkon të reflektoni mirë më parë. Përse hezitoni t’i hapeni një miku?

October 30, 2014 02:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*