Horoskopi, 30 tetor 2020

October 30, 2020 00:19

Horoskopi, 30 tetor 2020

Dashi
Parashikohet një ditë shumë intensive dhe me ritme që vërtet do ta keni të vështirë t’i përballoni. Një takim i papritur do të bëjë që në planin sentimental gjërat të ndryshojnë në favorin tuaj.

Demi
Mund të keni shumë mendime e ide, madje edhe shumë mënyra për t’i shfrytëzuar, por për këtë duhet t’u imponoheni eprorëve. Nuk ju lejohet më të hidhni hapa të gabuara në aspektin sentimental.

Binjakët
Sot Hëna “zevzeke” do të bëjë të jeni nervozë, e për pasojë të nervozizmit gabimet në vlerësimin e gjërave do të jenë më të pranishme. Nëse dëshironi të evitoni “përplasje” mundohuni të kontrolloni impulsivitetin tuaj.

Gaforrja
Mund të përforconi pozitat tuaja jo vetëm në shoqëri, por edhe në sektorin ku punoni, duke përfituar nga nëj rast i mirë që do t’ju paraqitet. Përse kaq shumë nënvleftësues ndaj partnerit?.

Luani
Me një kuadër yjor kaq të favorshëm, nuk do ta keni aspak të vështirë të korrni suksese në të gjitha fushat. Do të jeni tepër energjikë në punë dhe shumë pasionalë në dashuri. Një miqësi e re në horizont.

Virgjëresha
Jo gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve tuaja, e kjo ndoshta do të ju dëshpërojë disi, por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Në fushën sentimentale gjërat do të shkojnë më mirë nëse tregoheni tolerantë.

Peshorja
Edhe pse sot Mërkuri e Marsi nuk janë shumë pozitivë në përgjithësi dita do të jetë mjaft e mirë dhe ndonjë moment tensioni të vogël do ta eliminoni me komunikueshmërinë tuaj. Sodisfaksione profesionale.

Akrepi
Qielli juaj nuk është edhe aq pozitiv, por megjithatë, falë aftësive tuaja të rralla për të dalë nga situatat edhe sot do t’ia dilni mbanë, ndonëse edhe për këtë do të ketë një kosto. Sa të ftohtë ndaj partnerit!

Shigjetari
Me Mërkurin dhe Saturnin pozitiv në shenjë, dita e sotme jo vetëm që do të jetë e mirë në përgjithësi, por do t’i japë një shans të madh krijueshmërisë suaj. Një njohje e re mund të shënojë fillimin e një pasioni të ri.

Bricjapi
Një problem i pazgjidhur akoma ju krijon jo pak vështirësi, por nëse e shihni dhe e shqyrtoni problemin nga një këndvështrim tjetër, atëherë do të zbuloni se ka zgjidhje shumë më optimale. Mirë shëndeti.

Ujori
Sot të gjitha energjitë tuaja duhet të jenë orientuar nga fusha profesionale, pasi është një kuadër yjor, me Uranin në krye, që favorizojnë së tepërmi këtë aspekt. Edhe në planin sentimental jeni joshës.

Peshqit
Me Hënën në një pozicion shumë të favorshëm, sot do të keni një aleat më shumë si në fushën profesionale, ku priten ndryshime pozitive, ashtu edhe në atë sentimentale. Ruhuni ngata që ju hiqen si miq.

October 30, 2020 00:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim