Horoskopi, 31 janar 2014

January 31, 2014 03:04

Horoskopi, 31 janar 2014

Dashi

Duket se Merkuri në shenjë është në një pozicion shumë dominues në shenjë, prandaj dita e sotme  pritet të jetë intensive por edhe pozitive në planin profesional për ju, Hëna stimulon ndjenjat

 

Demi

Edhe për të lindurit kësaj shenje sot pritet një ditë e mirë, pasi janë një seri yjesh në shenjë që mbështesin aktivitetin e tyre. Marsi ‘i turbullt” do të bëjë që shpesh të jeni në dilemë për një zgjedhje.

 

Binjakët

Marsi aktiv por edhe Merkuri, që është ylli juaj, bëjnë që sot të jeni të dhënë kryesisht pas punës dhe gjithçkaje tjetër që lidhet më të Hëna dhe Afërdita në kontrast sjellin tensione.

 

Gaforrja

Megjithëse pozicioni i Marsit në shenjën tuaj nuk është edhe aq dominues, ndikimi i tij do të jetë i tillë që në shumë gjëra do të jeni ju dominuesit e situatës. Mjaft intensive raportet me partnerin.

 

Luani

Edhe pse ndjeheni të stresuar e deri diku edhe të lodhur, nuk do të keni aspak kohë të pushoni, pasi ju presin punë të tjera nga të cilat prisni shumë, Marsi dhe Afërdita sjellin pak pështjellim.

 

Virgjëresha

Marsi dhe Afërdita sot janë pikërisht  në një pozicion shumë të përshtatshëm për ju, prandaj, nëse keni kohë s’keni pse prisni kohë, por veproni. Pak problematike raportet ndërpersonale.

 

Peshorja

Kalimi i Mërkurit në një orbitë edhe pse të favorshme për ju, duket se do t’ju zërë disi në befasi dhe mund të bëjë që të ndryshoni planet tuaja për ditën e sotme. Raporte të ngrira me dikë?.

 

Akrepi

Është një moment pozitiv për ju tani që në shenjën tuaj dominon Merkuri , prandaj duhet të përfitoni sa më shumë nga prania e tij.  Pasioni dhe dashuria janë nën drejtimin e Afërditës.

 

Shigjetari

“Përplasja” e Afërditës dhe Marsit në shenjë do të ndërlikojë disi edhe raportet truaja me të tjerët, por asnjë shqetësim sepse për ju nuk do të ketë asnjë përplasje. Ndonjë problem i me shëndetin është kalimtar.

 

Bricjapi

Edhe për ju sot është Merkuri ylli dominues në shenjë, i cili do të ketë edhe Marsin aleat, prandaj edhe ritmet tuaja sot do të jenë shumë më të larta. Një lajm mund t’jua ndryshojë humorin.

 

Ujori

Duhet të keni kujdes sepse pritet  jetë një ditë disi e koklavitur, pasi dyshja Mars-Uran ka një ndikim negative në planin profesional. Megjithatë me Hënën në shenjë mund të rifitoni një dashuri.

 

Peshqit

Kuadri yjor sot për ju duket se është shumë i favorshëm, me treshen Mërkur-Afërditë dhe Saturn në një harmoni thuajse perfekte. Mundohuni të mos hyni në diskutime që s’ju interesojnë.

January 31, 2014 03:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*