Horoskopi, 31 tetor 2017

October 31, 2017 01:02

Horoskopi, 31 tetor 2017

Dashi

Parashikohet një ditë e mirë me Afërditën nga njëra anë dhe me Hënën që sot ju sjellin stimuj të fuqishëm në planin sentimental. Duhet të tregoheni më të vendosur në hapat që do të hidhni.

 

Demi

Me kuadrin yjor në mbështetje tuaj sot mund të keni më shumë pasion dhe dëshirë për të bërë më të mirën tuaj dhe, pse jo, të arrini rezultatet që dëshironi. Kujdes, sot dikush ju mban nën vëzhgim.

 

Binjakët

Këshilla më e mire sot është që të mundoheni të ruani qetësinë, pasi dita, me një Mars në orbitë të papërshtatshme është stresuese për ju. Sidoqoftë Hëna e mirë ju “jep një dorë” në raportet ndërpersonale”.

 

Gaforrja

Edhe pse keni shumë rivalë përpiqen t’ju sabotojnë me të gjitha mënyrat, aftësia juaj për t’iu imponuar t’u imponuar do t’ju vlejë së tepërmit. Humori duket se do të jetë i ndryshueshëm për shkak të Hënës.

 

Luani

Parashikohet një ditë përgjithësisht e mire në shumë aspekte , ndonëse në pjesën e parë të saj do të jeni paksa i pavendosur. Me kalimin e orëve do të mblidhni veten dhe do të dini të shfrytëzoni mundësitë.

 

Virgjëresha

Pozicioni aktual i disa yjeve e ka bërë më komplekse situatën yjore, prandaj vazhdoni të jeni jo vetëm konfuzë, por edhe disi apatikë. Është një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri për t’ia dalë mbanë.

 

Peshorja

Duhet të tregoni më shumë durim e këmbëngulje, pasi gjërat duket se po fillojnë të lëvizin për mirë, sidomos në aktivitetin tuaj ekonomik. Në raportet ndërpersonale duhet të tregoni shumë kujdes dhe dashuri.

 

Akrepi

Ndoshta momenti në të cilën ndodheni nuk është nga më të mirët, por kur duken qartë shenja përmirësimi kjo do të thotë se duhet të jeni më optimistë. Kujdes, mos e teproni me shpenzime pa vend.

 

Shigjetari

 

Ka momente në të cilat disa të vërteta nuk mund të injorohen më, prandaj duhet të hapni sytë e të shihni se cilat janë raportet që duhen ndryshuar. Mërkuri ju ndihmon të merrni situatën në dorë.

 

 

Bricjapi

Tani që në përgjithësi gëzoni mbështetjen e shumë yjeve, ambicia juaj mund të arrijë kulmin, prandaj kini kujdes se mund ta teproni. Mos u jepni shumë rëndësi gjërave që nuk janë të tilla. Mirë shëndeti

 

 

Ujori

Duket se është ky momenti të kërkoni atë që pretendoni prej kohësh, pasi jeni nën ndikimin favorizues të yjeve. Afërdita ju jep stimuj të rinj në planin sentimental, ndërsa Marsi ju bën luftarakë.

 

Peshqit

Edhe pse mundoheni t’i kaloni gjërat me qetësi, nervozizmi ju vej nga ndikimi negativ i Hënës, prandaj nuk do ta keni edhe aq të lehtë. Humori juaj le për të dëshiruar për shkak ndikimit negative të Afërditës.

October 31, 2017 01:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*