Horoskopi, 31 tetor 2020

October 31, 2020 00:46

Horoskopi, 31 tetor 2020

Dashi
Parashikohet një ditë mirë me Afërditën nga njëra anë dhe me Hënën që sot ju sjellin stimuj të fuqishëm në planin sentimental. Duhet të tregoheni më të vendosur në hapat që do të hidhni.

Demi
Me kuadrin yjor në mbështetje tuaj sot mund të keni më shumë pasion dhe dëshirë për të bërë më të mirën tuaj dhe, pse jo, të arrini rezultatet që dëshironi. Kujdes, sot dikush ju mban nën vëzhgim.

Binjakët
Këshilla më e mire sot ështe që të mundoheni të ruani qetësinë, pasi dita, me një Mars në orbitë të papërshtatshme është stresuese për ju. Sidoqoftë Hëna e mirë ju “jep një dorë” në raportet ndërpersonale”.

Gaforrja
Edhe pse keni shumë rivalë që përpiqen t’ju sabotojnë me të gjitha mënyrat, aftësia juaj për t’iu imponuar do t’ju vlejë së tepërmi. Humori duket se do të jetë i ndryshueshëm për shkak të Hënës.

Luani
Parashikohet një ditë përgjithësisht e mire në shumë aspekte, ndonëse në pjesën e parë të saj do të jeni paksa i pavendosur. Me kalimin e orëve do të mblidhin veten dhe do të dini të shfrytëzoni mundësitë.

Virgjëresha
Pozicioni aktual i disa yjeve e ka bërë më komplekse situatën yjore, prandaj vazhdoni të jeni jo vetëm konfuzë, por edhe disi apatikë. Eshtë një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri për t’ia dalë mbanë.

Peshorja
Duhet të tregoni më shumë durim e këmbëngulje, pasi gjërat duket so po fillojnë të lëvizin për mirë, sidomos në aktivitetin tuaj ekonomik. Në raportet ndërpersonale duhet të tregoni shumë kujdes dhe dashuri.

Akrepi
Ndoshta momenti në të cilën ndodheni nuk është nga më të mirët, por kur duken qartë shenja përmirësimi kjo do të thotë se duhet të jeni më optimistë. Kujdes, mos e teproni me shpenzime pa vend.

Shigjetari
Ka momente në të cilat disa të vërteta nuk mund të injorohen më, prandaj duhet të hapni sytë dhe të shihni se cilat janë raportet që duhen ndryshuar. Mërkuri ju ndihmon të merrni situatën në dorë.

Bricjapi
Tani që në përgjithësi gëzoni mbështetjen e shumë yjeve, ambicia juaj mund të arrijë kulmin, prandaj kini kujdes se mund ta teproni. Mos u jepni shumë rëndësi gjërave që nuk janë të tilla. Mirë shëndeti.

Ujori
Duket se është ky momenti të kërkoni atë që pretendoni prej kohësh, pasi jeni nën ndikimin favorizues të yjeve. Afërdita ju jep stimuj të rinj në planin sentimental, ndërsa Marsi ju bën luftarakë.

Peshqit
Edhe pse mundoheni t’i kaloni gjërat me qetësi, nervozimi juaj nga ndikimi negativ i Hënës, bën të mos e keni edhe aq të lehtë. Humori juaj le për të dëshiruar për shkak të ndikimit negativ të Afërditës.

October 31, 2020 00:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim