Horoskopi, datë 08/11/2012

November 9, 2012 21:17

Horoskopi, datë 08/11/2012

Dashi

Duhet të bëni kujdes, sepse gjërat që mendonit se i kishit vënë në vijë, mund të precipitojnë duke iu hapur telashe të tjera. Hëna nxit raportet me partnerin.

 

Demi

Edhe pse natyra juaj është e tillë që nuk nxeheni për hiçgjë, përplasjet e vogla të planeteve në shenjë mund të reflektohen në probleme të vogla në raport me punën. Interesant erosi.

 

Binjakët

Kuadri yjor i shenjës tuaj pritet të ketë mjaft pozitivitet dhe kjo për shkak të   dyshes Hënë-Afërditë. Një njohje e pastiudiuar mirë mund të kompromentojë miqësinë me dikë

 

Gaforrja

Do të jeni nën ndikimin e Saturnit pozitiv, prandaj çfarëdolloj gjëje që t’ju ndodhë nuk do ta humbni toruan. Hëna mund t’ju turbullojë disi në planin sentimental, por dashuria është solide.

 

Luani

Nuk duhet të kaloni në vetkënaqësi edhe pse po kaloni një nga ato momentet që quhen magjike, pasi yjet sot nuk janë edhe aq të mbarë për ju. Kujdes me sëmundjet e stinës.

 

Virgjëresha

Gjendja psiko-fizike jo e mirë mund të jetë pasojë e një raporti që duket se nuk është më edhe aq idilik si dikur. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat më shumë me “kokë” se me “zemër”.

 

Peshorja

Disa nga gjërat që keni në plan, ndoshta është mirë t’i lini mënjanë, të paktën, përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Interesant erosi.

 

Akrepi

Ndoshta nuk është një moment edhe aq i mirë për ekonominë tuaj, por ylli i dashurisë, Afërdita, sot mund të bëjë që në planin sentimental të jeni mjaft mirë. Një dashuri e re?

 

Shigjetari

Duket se, pas një periudhe kur nuk ju ka ecur edhe aq shumë me shëndetin  keni filluar ta rimerrni veten dhe kjo për meritë të një kuadri yjor që sa vjen e bëhet edhe më pozitiv. Hapa të mira edhe në drejtim të punës.

 

Bricjapi

Pritet një ditë me shumë impenjime, çka do të thotë tension dhe lodhje fizike, por të mirat duket se janë pas dere. Më mirë të prisni, se sa të merrni vendime të nxituara.

 

Ujori

Sot duhet të mbyllni angazhimet ose marrëveshjet që kanë të bëjnë me punën dhe duhet të mendoni të rregulloni raporetet me njerëzit më të afërt tuaj, në mënyrë të veçantë ato me partnerin.

 

Peshqit

Rikthimi i Hënës në shenjë, sot pritet jetë jo edhe aq i favorshëm, prandaj duhet të ruani vetëkontrollin. Sidoqoftë, me gjithë kontrastin e satelitit tonë, dita pritet të jetë e mirë.

November 9, 2012 21:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*