Hotelet e jugut: Na kanë rënë prenotimet, nga energjia dhe mbeturinat

July 5, 2016 09:07

Hotelet e jugut: Na kanë rënë prenotimet, nga energjia dhe mbeturinat

“Në këto kushte ku ndodhet turizmi është më mirë që turistët të mos vijnë”, thotë drejtuesi i hotel “Regina” në Radhimë, i cili shprehet tejet i shqetësuar për problemet me infrastrukturën rrugore, papastërtinë, projektin e Lungo Mare-S që duket sikur po mban peng qytetin…

E teksa çdo ditë, mediat ndërkombëtare, tradicionale apo sociale nuk po rreshtin së promovuari Shqipërinë, si destinacioni ende sekret i Europës, falë bukurisë që i ka falur natyra, një tjetër realitet shfaqet kur “zbret me këmbë në tokë”. Probleme që duket se nuk mbarojnë kurrë, që zvarriten vit pas viti e po zgjasin tranzicionin në turizëm, që është gjithmonë në përpjekje për të gjetur busullën për t’u orientuar.

Pritshmëritë ishin të larta (dhe ende shpresohet) për drejtuesit e njësive akomoduese në zonat bregdetare të vendit, por sot nga goja e tyre nuk dëgjon lajme të mira. Ankohen për ndërprerjet e gjata dhe të stërmundimshme të energjisë (Saranda, por edhe Vlora), për papastërtinë dhe mungesën e infrastrukturës e sinjalistikës (Velipoja), por edhe për plazhet që nuk po monitorohen si duhet.

Ankesa kanë edhe për mungesën e cilësisë dhe profesionalizmit në sektorin e shërbimeve.

Hotelierët shqiptarë po përballen me fenomene të reja siç është menaxhimi i ofertave, i dhomave, i personave, përgatitja për një sezon më të zgjatur, përgatitja dhe menaxhimi i ofertave gjysmë pension apo pension i plotë, marrëdhënia e një forme të re me tur-operatorët shqiptarë dhe të huaj, etj. Kjo reflekton vonesa në shërbime apo pasaktësi të vogla deri sa këta hotelierë të ambientohen me këtë fenomen të ri.

Sokol Hoxha, drejtues i agjencisë turistike “Shkodra Travel”, thotë se problemet në këtë rajon janë të shumta e ku më shqetësuese është papastërtia, pirgjet e mëdha me mbeturina dhe inerte që nuk po zhvendosen e po ndotin imazhin e një vije bregdetare që llogaritet në 14 kilometra. Sipas z. Hoxha, problematike mbetet edhe situata e infrastrukturës rrugore ku mungon ndriçimi dhe sinjalistika, gjë e cila krijon shqetësim te turistët veçanërisht ata që po e vizitojnë për herë të parë.

Çështja e menaxhimit të plazheve publike është një problem që nuk po merr zgjidhje, duke qenë se sipërmarrjet private po ngurrojnë të investojnë (tarifa për marrjet e plazheve publike me qira është 4,000 lekë/m² në muaj).

Sa i përket kërkesës për pushime, z. Hoxha thotë se ato kanë qenë në nivele minimale, ku shifrat kanë qenë veçanërisht negative gjatë qershorit. Drejtuesit e njësive akomoduese parashikojnë njëfarë gjallërimi të kërkesës me përfundimin e muajit të Ramazanit.

Ndërsa turistët e nacionaliteteve të ndryshme, sipas drejtuesit të agjencisë “Shkodra Travel”, numërohen me gishtat e dorës, pritshmëritë për ardhjet e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia janë më të ulëta se një vit më parë.

Në lidhje me ardhjen e rusëve përmes Malit të Zi, z. Hoxha thotë se ata janë kryesisht turistë njëditorë, por që kërkojnë standarde dhe shërbim të lartë, e për të cilët vendi ynë nuk i plotëson kushtet.

Në Vlorë, Radhimë a më tej deri në Sarandë, situata është gjithashtu e vështirë. Energjia elektrike mungon për një kohë të gjatë dhe kjo është bërë shkak që shumë pushues të huaj të ndërpresin pushimet.

Drejtuesit e hotel “Regina” në Radhimë tregojnë sesi grupe me turistë polakë që kishin prenotuar për qëndrime deri në 7 net, qëndruan vetëm 3 (bëhet fjalë për grupe që llogarisin 600-700 turistë). Mungesa e infrastrukturës është gjithashtu një problem shqetësues për hotelierët e kësaj zone.

Sipas tyre, në qershor, shënuan rënie në rreth 50% dhe pritshmëritë për pjesën tjetër të sezonit nuk janë edhe aq të mbara. “Në këto kushte ku ndodhet turizmi është më mirë që turistët të mos vijnë”, thotë drejtuesi i hotel “Regina” në Radhimë, i cili shprehet tejet i shqetësuar për problemet me infrastrukturën rrugore, papastërtinë, projektin e Lungo Mare-s që duket sikur po mban peng qytetin. Ai thotë se çmimet nuk kanë ndryshuar, madje në qershor ka pasur oferta edhe me rreth 20 euro për person në natë.

Pushuesit vendas e zgjedhin rajonin e Vlorës kryesisht gjatë fundjavës, ndërsa numri i shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë është në rënie. Sipas tij, edhe menaxhimi i planeve nga privatët (si qiramarrës) nuk po funksionon për shkak të pengesave që ka nxjerrë zbatimi i projektit të Lungo Mare-s. Me trishtim, drejtuesi i këtij hoteli thotë se Vlora, vetëm destinacion turistik nuk mund të jetë këtë sezon.

Të shqetësuar janë edhe drejtues të hoteleve në qytetin e Sarandës, të cilët shprehen për “Monitor” se numri i turistëve të huaj ka rënë ndjeshëm në krahasim me një vit më parë, ku shkak kryesor është bërë mungesa e energjisë dhe sasia e madhe e mbeturinave inerte të grumbulluara nga rikonstruksionet në infrastrukturën rrugore./MONITOR

July 5, 2016 09:07
Komento

13 Komente

  1. Artir July 5, 09:30

    Ju duhet thjeshte te falimentoni me ato cmime qe aplikoni pasi jeni jashte tregut. 20 euro ne qeshore e quan oferte zoteria ne qeshor? Me 20 euro ne qeshor ikun ku te te doje qejfi Itali, spanje, greqi, kroaci, mal i zi. Tani zoterija e hotel regines te bej krahasimin e hotelit te tij me 20 euor nata per person me hotelet ne shtetee tjeraqe sapo pernenda.

    Reply to this comment
  2. jani July 5, 09:31

    jo nga cmimet jashte logjike jo ee??jo nga sherbimet jo eee?? po hoteleria nuk eshte bej shtepi 3 katce e jep me qira dhoma dhe pastaj gjithe veren dridh tespijet me bollanon oo njerez te mire te jugut..

    Reply to this comment
  3. Roland July 5, 10:44

    Per ne Sarande, nuk duhet energjia elektrike per te pastruar dhe regulluar plazhin ne qytet, te hiqen guret dhe te hidhet rere.
    A ben dot plazh kryetarja ne qytet?!
    Ne qofte se jo le ta ktheje plazhin me standart qe te jete I pershtatshem per femijet e saj.
    Nuk duhet gjithmone te bejme gjera te medha.
    Kulture. Respekt, pasterti…

    Reply to this comment
  4. veronika July 5, 10:52

    nga cmimet e keni, doni qe per nje muaj te nxirni fitimet si per nje vit

    Reply to this comment
  5. sad July 5, 12:02

    kam kater vjet qe frekuentoj me dite bregdetin shqiptar me dite. Dua te qendroj me teper por smundem. Hotelet jane me cmime skandaloze ne krahasim me rajonin dhe boten, Sherbimi eshte fatkeq psh te lutem ka pica jo ska, ka speca. nje sallate fshati kushton sa nje dreke ne perendim. Ka banjo ne plazh jo. shezlongu kushton 5 mije leke tallja me klientet eshte 24 ore. Dhe qershia mbi torte eshte se te pashkollet qe ndertojne hotele qe kurre su ndrohen carcafet, krevatet dhe ti i jep leke e ai tallet me ty eshte kur i duket vetja i zgjut kur ta hedh per 1000 leke por humb 10 kliente per 100 vjete. Si perfundim te dashtun qytetare dhe fshatare mos shkoni ne plazhe sepse ju rrjepin pa arritur akoma. Me mire 10 dite kudo ne perendim me kushte minimale sesa tu japesh leke ketyre kerpudhave qe kane zaptuar detin token dhe ajrin e shqiperise

    Reply to this comment
  6. I Zhgenjyeri July 5, 12:18

    Hotel Kaiser Bridge ne Korfuz,dy veta per nje jave 310 euro,me A/C ,HD Tv,Sky,Free Wi Fi,Free kasaforte,Free frigorifer,telefon,uje te ngrohte 24ore,Mengjezi gratis.dhe per darke menu 3pjata dhe fruta vetem 10 euro,birra nga 2 euro,plazhi i paster poshte hotelit dhe stacioni i autobuzit perballe tij.Kete e jetova vete.ndersa isha ne sarande 10 dite,hotel gjullurdia nga zhurma,pa asnje extra me sherbim bajat si ne afganistan,ku kamarieri hiqej sikur une duhet ti sherbeja atij dhe jo ai mua,mengjezi shume i varfer,kafeja vetem ekspres dhe nje gllenjke pa asnje shije,po kerkove ndonje lloj kafeje tjeter duhet te marresh perkthyes te ja u shpjegosh,holli i hoteleve ne shqiperi eshte edhe guzhina e atyre qe e kane dhe aty mblidhen gjithe fisi dhe gjithe pleqte e lagjes,internet breshke,pa drita,pa uje ,pa A/C me pagese po deshe.rruget te pista dhe zhurma ishte vdekjeprurese.dikush me tha qe nje fare Disko e quajtur “MANGO” diku paguan ne polici dhe le pa gjume gjithe qytetin dhe rrethinat nga zhurma vdekjeprurese qe leshon nga 10 e nates deri ne 5 te mengjezit,pastaj fillon hoxha sa shkon te mbyllesh syte dhe bertet ne arabisht.Mos harxhoni leket ne shqiperi,me mire bleni ushqimet vete dhe rrini tek plaka e shkrete po e keni gjalle,se hotelet dhe kultura jane pertoke.Me beri pershtypje shume sjellja e grekeve qe kur zbrita nga delfini dhe hypa ne Taxi shume me te edukuar dhe me te bute dhe fjale pak,profesioniste,edhe ne hotel na priten shume mire edhe pse une jam me pasaporte te huaj por ju thashe qe jam shqiptar na treguan shume respekt dhe profesionalizem gjithe javen Turizmi do kulture dhe sjellje te urte dhe respekt ndaj klientit,Shqiperia nuk ofron asgje nga keto dhe njerezit jane shume te pa sjellshem dhe mendjemedhenj.Edhe pse nuk i doja shume greket,ndrova mendim per ta dhe se si sillen me te huajt dhe produktine turizmit qe ofrojne.jemi qindra vite pas vendeve evropiane ne cdo gje edhe turizmi eshte njesoj.ne ofrojme turizem per egersira dhe sharlatane te pa edukuar.Mos i hidhni leket kot ne shqiperi se as nuk do hani as nuk do pini dhe ne fund edhe mund te ju rrahin kamarieri,babai i tij,xhaxhi,kusheriri se pse kerkon nje gote ekstra apo nje kafe ndryshe nga ato qe dijne te bejne egersirat me dy kembe..

    Reply to this comment
  7. Arben July 5, 13:32

    CDO POPULL MERITON QEVERRINE QE KA.

    Reply to this comment
  8. Arben July 5, 14:00

    CDO POPULL MERITON QEVERRINE QE KA..

    Reply to this comment
  9. Çentrale July 5, 15:09

    Po ku behet turizem me pronar hotelesh çobane, punonjes te paguar pak e pa asnje kurs per edukaten minimale

    Reply to this comment
  10. kunji July 5, 23:49

    Sot isha ne Qerret.Vetem Ne nje vend mund te kaloje nga rruga per ne det,Komplet “prone private”!!! edhe pylli ! Nje gllenke uje 70 leke,aq do njeriu para se te pije kafene ! Ne restorant meny nuk ka ! Qeveriu te gjobit edhe kur ke 3000 artikuj ne dyqan e nuk ke liste cmimesh !!! M’u desh te bej rreth 20 km me shume sepse ne “autostrade” nuk ka asnje tabele treguese (se per paralajmeruese as qe behet fjale) E vetmja tabele qe tregonte drejtimin per atje ishte nga rruga qe vinte nga Kavaja !

    Reply to this comment
    • NYC July 6, 01:00

      Ne restorant meny nuk ka
      Dhe mos guxo te kerkosh menu, sepse do ballafaqohesh me arrogancen e kamarierit qe eshte edhe pronari i lokalit. ka ndodhur vjet ne nje nga lokalet ne qafen e llogarase
      Kamarieri/pronari: Cfare do merrni
      Une: Mund te shoh menune ne fillim
      Kamarier/pronari: Ti do hash ate qe ka lokali
      Une; dakord po me duhet ta shoh cfare eshte dhe a kam mundesi ta paguaj
      Pronari: po deshe po s’deshe ja ku eshte dera
      Une: faleminderit dhe ika duke share neper dhembe, sepse me ze te larte nuk ma mbante
      Vajta ne nje tjeter restorant ( se jane si pikat e shiut). Edhe atje nuk kishte meny por kete rradhe u tregova i zgjuar me pyetjen qe bera: Cfare ofron restoranti juaj, sepse nuk mund te shokoja femijet qe me luteshin te hanin dicka se po u benin zorret proteste.

      Reply to this comment
  11. Toni July 6, 00:35

    @ I zhgenjyeri…sa kam qeshur…sepse po mendoja per disa dite pushime….jam nga Vlora ne buz te detit por me duket sikur jam ne nje kantier ndertimi qe nuk po perfundon kurre.Tmer pa fund…pluhur…trafik…remuj ..prap pluhur….kamarieri perton te flas…njerez te pakenaqur..te palumtur….cmime stratosfer…e megjithate nuk me vjen keq per keta njerez…qe po bejn plazh mbi plera dhe renoja..pisllek…por per femijet…prinderit e te cileve nuk kerkojn para bashkise minimumin por shullohen mbi plera

    Reply to this comment
  12. k July 6, 08:06

    DUKE JU REFERUAR ARBENIT MUND TË THUHET SE,
    ÇDO POPULL MERITON HOTELET QË KA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*