Hoxha: Fitorja vlen më shumë se rekordi im

December 3, 2014 23:02

Hoxha: Fitorja vlen më shumë se rekordi im

Fitorja e mundshme me Tiranën në derbin e kryeqytetit vlen shumë më tepër se 3 pikë.

Ky është mendimi i portierit të Partizanit, Alban Hoxha, i cili u rikthye titullar me të kuqtë në suksesin e javës së kaluar më Teutën në “Niko Dovana” pas dramës familjare që e mbajti jashtë fushave të blerta në dy ndeshje radhazi të Superiores.

Në një stadium ku pritet të ketë vetëm mbështetës të kuq, sipas Hoxhës, Partizani do të kërkojë maksimumin e pikëve. “Mua më intereson që në stadium të jenë sa më shumë tifozë të Partizanit, edhe pse do të ishte mirë që të kishte edhe mbështetës të Tiranës.

Ne jemi në vendin e parë dhe duhet ta ruajmë këtë pozicion, aq më tepër që do të kemi përballë një kundërshtar direkt”, tha gardiani i të kuqve. Hoxha nuk pëson gol me Partizanin që pas javës së dytë të kampionatit me Apoloninë në Fier, por për 27-vjeçarin rekordi personal merr më shumë vlerë kur fiton skuadra.

“Sigurisht që e mendoj rekordin personal, por më shumë rëndësi ka fitorja e Partizanit. Nëse fitojmë pa pësuar gol, do të ishte diçka pozitive”, shtoi portieri. Me apo pa kapitenin nderim Nexhipi në fushë, Partizani sipas Hoxhës i ka forcat për të mposhtur bardheblutë.

“Unë nuk mund të them nëse do të luaje Nexhipi, kjo mbetet për t’u vlerësuar nga trajneri Duro gjatë seancave stërvitore. Megjithatë mund të them se Partizani sukseset i ka arritur si grup ndaj e them me bindje se kushdo që të luajë do të japë maksimumin”, theksoi Hoxha.

Partizani – Tirana do të zhvillohet të hënën në orën 18:00 në stadiumin “Qemal Stafa”.

December 3, 2014 23:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*