Hoxha,“dëbuesi” i xhindëve pezullohet nga KMSH-ja

March 17, 2018 20:22

Hoxha,“dëbuesi” i xhindëve pezullohet nga KMSH-ja

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka pezulluar hoxhën që u akuzua për fshehje të krimit.

Hysen Shehu shërbente në xhaminë në Qytetin Studenti në Tiranë, por praktikonte edhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme në banesë. Pikërisht në banesën e tij, ai regjistroi rrëfimin e nuses që vrau vjehrrën duke e helmuar me fostoksinë.

Për fshehjen e kësaj vrasjeje, si dhe për aktivitetet e kryera në banesën e tij, ai është pezulluar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, deri në momentin që Gjykata të marrë masën e lirimit nga akuzat.

Pyetur për mbajtjen e përgjegjësisë nga Komuniteti Mysliman për veprimtarinë që ushtronte në shtëpinë e tij hoxha i Xhamisë së Çollakëve, Ylli Gura thotë:

“Përgjegjësia e Komunitetit është brenda Xhamive në raport me shërbimet që japin brenda këtyre edhe besimtarët, e aspak në raport me shërbimet personale apo private që japin ata në shtëpinë e tyre. Më e mira është që aktivitete të tilla duhet të certifikohen.”

Hysen Shehu deklaroi në gjykatë se nuk ia lejonte feja të publikonte rrëfimin e besimtares, por sipas Ylli Gura “e para është shenjtëria e jetës dhe shenjtëria e privatësisë. Nuk ka në kornizën e fesë tonë moskallëzim për vepra të tilla penale. Çdo hoxhë mban përgjegjësi për çdo veprim apo mosveprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi.”

s.a/dita

March 17, 2018 20:22
Komento

4 Komente

  1. Mon Kukaleshi March 17, 21:02

    Ai Enveri ka shum gjynahe, vetem nji gjo e kishte bo me se miri dhe eshte per ta nderu, qe ju shkedheu nonen ju mashtrusave.

    Reply to this comment
  2. curr beja March 18, 08:30

    Ndersa une them se:Enveri ka patur pak ose aspak gjynahe e shume te mira! Mashtruesve, hajdutve, llapaqenve, te pabesve etj.shkerdhatave ua q…inte robt!

    Reply to this comment
  3. Xha Spiroja March 18, 09:34

    Komuniteti mysliman është lutur të bëjë deklarata se feja myslimane nuk e ka në ritin e saj rrëfimin tek hoxha apo tek imamët. Çdo besimtar sipas Kur’anit ka detyrim ti lulet Allahut për ti falë mëkatet. Ky lloj hoxhe ose ai imami i xhenetit duhen bërë lanet nga feja myslimane, sepse ata bëjnë punën e shejtanit.
    Të katër librat e shenjta janë të tilla se nuk merren as me magji dhe as me shejtani por i dedikohen dhe i përkushtohen detyrimeve të njerëzimit karshi lutjeve ndaj Zotit që është një dhe i plotfuqishëm .
    Xha Spiroja

    Reply to this comment
  4. KOZi March 18, 16:07

    Komunitetit Musliman i ka plasur ne dore kjo ceshtje. Megjithate dihet historikisht qe Hoxha dhe cdo titullar musliman kudo ku shteti eshte laik nuk e kane obligim rrefimin. Njerezit mbase ju tregojne sekrete por kjo mvaret nga Hoxha.
    Kisha Ortodokse Shqiptare nuk jam i qarte si mund ta trajtoje nje rast te tille .
    Kisha Katolike kam dijeni qe tek Prifti rrefimi eshte norme (jo detyruese) por Priftat kane bere betimin e sekretit te rrefimit……tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*