Hoyt Yee: Liderët e korruptuar s’duhet t’i ftojmë në Uashington

November 8, 2017 19:26

Hoyt Yee: Liderët e korruptuar s’duhet t’i ftojmë në Uashington

Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee ka deklaruar se Perëndimi duhet të jetë më i prerë ndaj liderëve të rajonit të Ballkanit.

 “Mendoj se ndonjëherë është e turpshme se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht akteve të tyre të dënueshme, priten në kryeqytetet europiane sikur nuk kanë bërë asgjë të keqe. Kur qytetarët e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Europë e Uashington nxjerrin përfundime. Nëse ata nuk lejohen në këto takime dhe bëhen të qarta arsyet përse, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në ecurinë e këtyre vendeve”, ka deklaruar Yee.

Lidhur me reformën në drejtësi, Yee ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që ajo të mbetet në letër.

“Ne nuk do të kënaqemi me një zbatim të pjesshëm ose mungesë zbatimi, ndaj do kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të mbajnë zotimet për të zbatuar amendamentet. Synimi nuk është të kënaqen SHBA apo BE, por të vendoset ligji dhe shteti ligjor në Shqipëri”, ka thënë Yee.

November 8, 2017 19:26
Komento

4 Komente

  1. intelektuali November 8, 20:21

    PO ME KOKEKUQEN HAJDUTE VLLAHUTIN DO TA NISE DREJTESINE SHQYPNIA ENVERISTE O ZYRTARI AMERIKAN?

    Qe u thote shqyptareve: “Beni si them une, por mos beni si bej une” kur bleu vilen nga Samir Mane albanezi me 5 fishin e cmimit?

    sepse:

    Kesaj i thone:

    PRIT GOMAR TE MBIJE BAR!

    Reply to this comment
  2. kris 1 November 8, 20:41

    kur ftohet ne koongres Fatmiir Mediu ne qytetaret amerikan qe ja njohim horllekun ndjehemii te turperuart

    Reply to this comment
  3. Lili November 8, 21:12

    Ma ne fund!
    Te shohim tash si po zbatohet kjo deklarate …

    Reply to this comment
  4. teni November 8, 21:14

    Te bene pershtypje per dhjemokracine e larte Amerikane ku zv/ndihmes sekretari i shtetit,ambasadori dhe nje pjestar i grupit te FBI jane me origjine aziatike dhe te tre te mbingarkuar per krimin tashme te bere peme gjigande ne kete toke!Lind pytja se kush e beri Berin agjent dhe kryekriminel,kush e beri Lulken agjent dhe hajdut te milonave ne rrugen e Korbit,kush e beri njeriun me bllok “toto Liken” president??????Populli ?Jo!Po kush???????????????Mos ju shkoje mendja larg ,jo dhjemokracia e instaluar nga fabrika qe prodhoi dhe keto menstra te cilet teatrojne edhe sot si te plotfuqishem!Jo te vendoset ligji dhe shteti ligjor por te ndeshkohen kriminelet qe ka nxjerre nga menget kjo shkerdhatokraci 27 vjeçare duke e cilesuar urdherdhenesin e vrasjeve me makabre ne Shqiperi “Burre shteti” dhe hajdutin e zbatuesin e urdherit “yll ne ngjitje”!Lerini shakate e radhes zoterinj !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*