Huaja për zhvillimin e financave publike, afatet e maturimit

July 9, 2014 08:19

Huaja për zhvillimin e financave publike, afatet e maturimit

Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar marrëveshjen për huanë e parë të politikës së zhvillimit për financat publike, me një vlerë prej 87 milionë eurosh. Sipas relacionit shoqërues, qëllimi i akordimit të kësaj huaje është mbështetja e reformave për përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale të Shqipërisë nëpërmjet fuqizimit të menaxhimit të financave publike në trajtimin e detyrimeve të prapambetura, si dhe me anë të reformave në sektorin e taksave, pensioneve dhe energjisë me qëllim mbështetjen e stabilitetit makro-fiskal. Politikat e mbështetura nga kjo hua pritet të kenë një ndikim pozitiv mbi rritjen ekonomike në periudhë afat-mesëm dhe afat-gjatë. Reformat e propozuara pritet të përmirësojnë parashikueshmërinë e politikës fiskale, që kufizon rregullime fiskale ad hoc në kurriz të politikave dhe programeve sociale, dhe zgjeron hapësirën fiskale për të fuqizuar programet sociale për të varfërit, të tilla si ndihma ekonomike.

 

Huaja e akorduar BERZH do të disbursohet në një shumë të vetme

Shuma                                                         87,000,000 Euro

Tarifa Front-end                                         0.25 % e shumës së huasë (e pagueshme nga shuma e huasë)

Maturimi                                                     23 vjet nga të cilat 7 vjet pa pagesë principali

Interesi                                                         Norma Referencë plus Marzhin e Pandryshueshëm 0.75 %

July 9, 2014 08:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*