Huawei nis Samitin vjetor “Global Analist”

May 22, 2020 10:11

Huawei nis Samitin vjetor “Global Analist”

Huawei nisi Samitin e 17-të vjetor “Global Analist” si online ashtu edhe në zyrat e kompanisë në Shenzhen. Në këtë aktivitet, Huawei u bashkua me mbi 2,000 analistë, udhëheqës kryesorë të opinionit dhe përfaqësues të mediave nga një gamë e gjerë e industrive duke përfshirë telekomunikacionin, internetin dhe financën. Së bashku, ata diskutuan se si industria mund të bashkëpunojë për të tejkaluar periudhat e vështira, për të arritur rezultate pozitive dhe për të përshpejtuar rrugën drejt botës inteligjente.

  1. Guo Ping, Drejtuesi i Huawei, gjatë fjalimit në Samitin e 17-të vjetor Global Analist

Në hapjen e aktivitetit, Drejtuesi i Huawei Z. Guo Ping ndau përvojën e Huawei-t dhe rezultatet e biznesit gjatë 2019-ës. “Gjatë vitit të kaluar, shumë teknologji u bënë të padisponueshme për ne. Pavarësisht kësaj, Huawei arriti të mbijetojë dhe po përpiqet të ecë përpara” tha ai.

Huawei ka qenë prej kohësh një kontribues aktiv në industrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Që nga themelimi, Huawei është angazhuar të sjellë teknologjinë tek më shumë njerëz, shtëpi dhe kompani, në mënyrë që t`a çojë botën përpara. Në 30 vitet e fundit, Huawei ka vendosur mbi 1.500 rrjete në më shumë se 170 vende dhe rajone, duke u shërbyer mbi 3 miliardë njerëzve në të gjithë botën. Gjiganti i teknologjisë po ashtu ofron pajisje inteligjente për 600 milionë konsumatorë. Veprimet e SHBA-së kundër Huawei-t do të dëmtojnë jo vetëm kompaninë, por edhe përvojat e klientëve dhe konsumatorëve që përdorin produktet dhe shërbimet e Huawei-t.

Infrastruktura e TIK-ut është themeli i botës inteligjente. Deri në vitin 2025, ekonomia dixhitale do të përfaqësojë një industri me vlerë 23 trilion dollarë amerikanë. Si rrjedhojë, kjo industri ka ende një potencial të madh. Duke qëndruar në pragun e botës inteligjente, ne mund të shohim më shumë mundësi sesa sfida për këtë industri.

Me sytë drejt së ardhmes, Huawei do të vazhdojë të investojë dhe sjellë novacion në tre fusha: ndërlidhjen, informatikën dhe pajisjet inteligjente. Kompania do të punojë me klientët, partnerët, organizatat dhe të gjithë aktorët e tjerë të industrisë në fusha si zinxhiri i furnizimit, standardet dhe kultivimi i talenteve, për të inkurajuar bashkëpunimin e hapur, promovimin e zhvillimit gjithëpërfshirës të industrisë dhe eksplorimin e së ardhmes së bashku.

Guo Ping tha se: “Sot bota është një sistem bashkëpunues i integruar. Trendi i globalizmit nuk duhet dhe nuk do të kthehet mbrapa. Padyshim që nga standardet e copëzuara nuk përfiton askush. Copëzimi i mëtejshëm do të ketë një ndikim të rëndë në të gjithë industrinë. Industria në tërësi duhet të punojë së bashku për të forcuar mbrojtjen e të drejtave, konkurrencës së ndershme, standardeve të unifikuara globale dhe zinxhirit global të furnizimit.”

Samiti i Parë “Global Analist” u zhvillua në 2004-ën dhe u mbajt çdo vit që nga ajo kohë. Samiti i këtij viti zgjat nga 18-20 maj, me një seri seancash paralele. Pjesëmarrësit përfshijnë ekspertë të industrisë nga e gjithë bota, të cilët diskutojnë dhe ndajnë mendimet e tyre për tendencat e industrisë, teknologjisë dhe bashkëpunimit global. Për më shumë detaje, ju lutemi vizitoni linkun: https: //www.huawei.com/sq/press-events/events/has2020

Rreth Huawei

Huawei është ofruesi kryesor global i infrastrukturës për teknologjinë e informacionit, komunikimit dhe pajisjeve inteligjente. Me zgjidhje të integruara në katër fusha kryesore si: rrjetet e telekomunikacionit, IT, pajisjet inteligjente dhe shërbimet cloud, ne jemi të angazhuar të sjellim teknologjinë e fundit te çdo person, shtëpi apo organizatë për një botë plotësisht të lidhur e inteligjente.

Portofoli i produkteve, zgjidhjeve dhe shërbimeve të Huawei është njëkohësisht konkurrues dhe i sigurt. Përmes bashkëpunimit të hapur me partnerët e ekosistemit, ne krijojmë vlera të qëndrueshme për klientët tanë, duke punuar për të fuqizuar njerëzit, pasuruar jetën në shtëpi dhe frymëzuar novacionin në organizata të të gjitha formave dhe madhësive.

Për Huawei, novacioni përqendrohet te nevojat e klientëve. Ne investojmë shumë në kërkime për përparime teknologjike që e çojnë botën përpara. Kemi më shumë se 194,000 të punësuar dhe veprojmë në më shumë se 170 vende e rajone. E themeluar në vitin 1987, Huawei është një kompani private plotësisht në pronësi të punonjësve të saj. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni Huawei në internet në faqen www.huawei.com ose na ndiqni në:

http://www.linkedin.com/company/Huawei

http://www.facebook.com/Huawei

http://www.youtube.com/Huawei

 

l.h/ dita

 

May 22, 2020 10:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim