Hudhra dhe qepë? Ja pse duhet të zgjidhni preshin

March 7, 2018 18:35

Hudhra dhe qepë? Ja pse duhet të zgjidhni preshin

Arsyen e parë dhe më të rëndësishme po e themi që në fillim; ndryshe nga qepa apo hudhra, preshi nuk ka aromë aq të fortë dhe tretet më shpejtë se dy ‘familjarët’ e tij.

Shumë prej nesh nuk e përdorin hudhrën as qepën në gatime pikërisht prej aromës, apo sikleteve të mëpasshme që shkakton procesi i tretjes. Sigurisht që edhe ato kanë vlerat e tyre por shija më e lehtë e preshit të jep mundësinë për përgatitje më të sofistikuara. Edhe në rast se do përgatisni një sallatë të thjeshtë, mund të përdorni presh të pa gatuar, të prerë hollë.

Preshi bën mirë edhe për linjat

Preshi është i pasur në ujë, deri në masën 90%; përmban shumë kripëra minerale, fibra dhe vitamina A dhe C. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe zvogëlon kolesterolin e keq. Vitamina E që është e pranishme te preshi, është në dobi të rinisë sepse mban lëkurën elastike. Për shkak të kalorive të pakta, gatimet me presh ndihmojnë edhe për humbjen në peshë!

o.j/dita

March 7, 2018 18:35
Komento

2 Komente

  1. Nyc March 8, 01:01

    Prandaj ne usa eshte $6 kg. Shfrytezoni çmimin e lire per te rene ne peshe.

    Reply to this comment
  2. kiu March 8, 13:12

    T’i kete ditur keto te mira Tritani, thua?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*