Hudhrat ulin rrezikun e kancerit të mushkërive

Redaksia Online October 12, 2013 10:16

Hudhrat ulin rrezikun e kancerit të mushkërive

Nëse konsumohet dy herë në javë, hudhra e pagatuar thuhet se përgjysëmon rrezikun për të zhvilluar kancer të mushkërive.

E zbulon një studim kinez i kryer nga “Jiangsu Provincial Centre for Disease Control and Prevention”, e botuar online në revistën “Cancer Prevention Research.”  Kërkuesit kanë analizuar zakonet e të ushqyerit të 1424 pacientëve me kancer të mushkërive dhe i kanë krahasuar ato me zakonet e 4.500 njerëzve të shëndetshëm. Nga studimi u zbulua se, ata që konsumonin rregullisht hudhra të papërpunuara kishin një rrezik të zvogëluar të zhvillimit të sëmundjes, madje edhe në rast të sjelljeve të rrezikshme, të tilla si pirja e duhanit dhe e cigareve. (Në duhanpirësit më shumë se sa i përgjysmuar, rreziku është i reduktuar me 30%).

Shkencëtarët ende nuk e dinë nëse të njëjtat përfitime arrihen me hudhrat e gatuara. Në bazë të efekteve pozitive të hudhrës është alicina, një përbërës që vepron si antioksidant.

Redaksia Online October 12, 2013 10:16
Komento

1 Koment

  1. Pëllumb zaimi October 13, 01:39

    Hani hudhra o shqiptarë po a kini para që t’i blini? Me ato para qe ju ka lënë saliu dhe për të blerë bukën nuk ju del. Nje kile hudhra kushton 350-400 lek të reja!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*