Hueyda El Saied në një lidhje të re dashurie

January 1, 2018 15:01

Hueyda El Saied në një lidhje të re dashurie

I ruan me fanatizëm detajet e dashurisë që po jeton Hueyda el Saied. Do të donte të tregonte shumë për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën, por siç thotë duke qeshur, po aq sa është e dashuruar me të, po aq është edhe xheloze.

2-4-600x562

Mjafton të thuhet që ata kanë shumë vite që njihen dhe se kjo miqësi tanimë është shndërruar në një lidhje të fortë, fundi i së cilës mund të merret me mend… Por si ka ndikuar kjo lidhje tek ajo dhe i biri, Gabriel? Si janë sot marrëdhëniet me të atin e Gabrielit? Për këto dhe të tjera, për festat dhe dhuratat e këtij fundviti, Hueyda ka rrëfyer për revistën Who.

Hueyda ka treguar se djali i saj Gabrieli është takuar me të dhe janë kënaqur shumë duke luajtur së bashku.

Pyetjes se a mundon dilema në qoftë se do ta pranojë djali, si do të jetë kjo lidhje mes atyre të treve show-girl-ja është shprehur se Gabrieli e ka një baba që e do shumë dhe sipas saj ku ka dashuri, ka vend për të gjithë.

“Gabrieli ka një baba, të cilin e do shumë dhe parneri im nuk kërkon të zërë vendin e të atit… Unë mendoj se ku ka dashuri, ka vend për të gjithë”- thotë Hueyda el Saied.

Ndërsa pyetjes së si janë marrëdhëniet me babin e djalit të saj, Hueyeda është përgjigjur shkurt dhe thjeshtë se është një marrëdhënie që i shkon për shtat një ndarjeje, ku në mes është një fëmijë.

“Një marrëdhënie logjike, delikate, komplekse, një koktejl pikant që i shkon për shtat një ndarjeje ku në mes është një fëmijë”- vijon ajo.

January 1, 2018 15:01
Komento

1 Koment

  1. demo January 2, 17:29

    OOoooo sa qef!Nuk kishte ndodhur kurre me pare.Ngjarja e Shekullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*