Huliganët “Bad Blue Boys” të Dinamos ndalohen në kufi

August 19, 2015 16:34

Huliganët “Bad Blue Boys” të Dinamos ndalohen në kufi

Konfirmohet frika e drejtuesve të Skënderbeut për prezencën e huliganëve në “Elbasan Arena”, gjatë sfidës play off të Champions League me Dinamo Zagreb.

SuperSport raporton se në pikën kufitare të Hanit të Hotit, policia shqiptare ka ndaluar disa dhjetëra tifozë kroatë. Lajmi konfirmohet edhe nga zyrtarët e klubit korçar, që mbeten në kontakte të shpeshta me drejtuesit e Policisë së Shtetit, për të garantuar mbarëvajtjen e takimit dhe të evitohen të gjitha incidentet.

Sipas të njëjtave burime nga Skënderbeu, tifozët dyshohet se i përkasin grupimit famëkeq, “Bad Blue Boys”. Ata u përpoqën të hynin nga pika kufitare me Malin e Zi. Të gjithë ishin të gjithë të pajisur me bileta për ndeshjen, por nuk kishin autorizim nga klubi i Dinamos për të qenë të pranishëm në stadium.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në kufirin e Kroacisë me Bosnje Hercegovinën, ku sipas mediave në Zagreb, 80 tifozë të “Bad Blue Boys” që po udhëtonin drejt Shqipërisë u ndaluan.

Pjesa më e madhe e tyre ishin të skeduar për dhunë në stadiume. Pas kontrolleve në mjetet me të cilat udhëtonin, tifozëve iu gjetën mjete piroteknike. Disa prej tyre u ndaluan nga policia, ndërsa të tjerë u kthyen mbrapsht.

Edhe në këtë rast mungonin autorizimet e skuadrës së Dinamos, një zgjedhje e klubit nga Zagrebi, që biletat në dispozicion vendosi t’i shpërndante vetë, për të shmangur që ato të binin në duart e tifozëve problematikë. Megjithë këto masa dhe kontrollet në kufi, dyshohet se një numër i konsiderueshëm ultrasish kroatë ndodhen në Shqipëri. Policia ka njoftuar se personat pa autorizim nuk do të hyjnë në stadium.

Mbi 400 uniformat blu dhe personeli i sigurisë prej 250 personash, do të kenë edhe mbështetjen e 4 oficerëve të sigurisë nga Kroacia, të cilët do të zbulojnë huliganët, për të mos i lejuar të hyjnë në stadium.

August 19, 2015 16:34
Komento

1 Koment

  1. ortes August 19, 19:36

    Futbolli eshte sport e jo LUFTE!!!
    Huliganet te mos lejohen te futen ne stadiume dhe te plasen ne BIRUCE,qofshin kroate,qofshin shqiptare!!!
    As klubi kroat i DINASMOS nuk ka interes nga rremujat e huliganeve te tyre!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*