Humanizmi nuk ka vdekur: Shikoni se çfarë gjesti prekës bën ky polic (VIDEO)
Nga Arkiva
Është propozuar nga ndjekësit në rrjetet sociale që të shpallet si polici i vitit në Kinë.
Gjesti i tij për të ndihmuar një të moshuar të kalojë vizat e bardha ka prekur shumë njerëz.
Momenti që ka bërë xhiron e mediave sociale është filmuar nga një kamera sigurie në provincën Shiuan të Kinës.
Një i moshuar tenton të kalojë rrugën sapo ndizet semafori për këmbësorët, por hapat e tij të ngadaltë nuk i mundësojnë të arrijë në trotuar para se ndizet semafori jeshil për automjetet.
Vargu i gjatë i makinave nuk lëviz, përveç një rripi që ndodhet në krahun e majtë të korsisë.
Në këtë moment një polic rrugor që rregullon trafikun i afrohet dhe e merr mbi shpinë për ta kaluar në anën tjetër të rrugës.
Pasi e mbajti në kurriz polici e ndihmoi të moshuarin të dilte nga trafiku, duke bërë një gjest që mund t’i kushtojë edhe ngritjen në detyrë.
a.s/dita
po thua se, ne epoken e globalizmit ku po jetojme, ne mes njerezve qe sillen si kafshe, ka dhe qenje, me zemer njeriu?!?….