Humb jetën aktori i njohur, dyshohet si shkak abuzimi me drogën

June 8, 2018 09:57

Humb jetën aktori i njohur, dyshohet si shkak abuzimi me drogën

 

Aktori Alan O’Neill që u bë i njohur me rolin e Hugh te “Bijtë e Anarkisë” u gjet i vdekur të mërkurën vonë.

Ai ishte 47-vjeçar dhe trupi i tij i pajetë u gjet nga e dashura e tij në korridorin e saj të banesës, sipas TMZ.

O’Neill, ishte se fundi ne luftë me problemet e shumta nga abuzimi me drogën e alkoolin që i kishte dhënë shumë probleme zemre dhe ishte një duhanpirës i madh. Policia nuk ka dalë me ndonjë version rreth shkakut të vdekjes pasi po pritet të përfundojë autopsia.

Alan gjithashtu ka marrë pjesë në serialin televiziv irlandez Fair City, komedine Tim and Eric’s Bedtime Stories, si edhe në serialin britanik Inspector George Gently.

l.h/ dita

June 8, 2018 09:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*