Humb jetën i moshuari në plazhin e Vlorës, u nxorr nga deti në gjendje të rëndë

June 30, 2020 11:00

Humb jetën i moshuari në plazhin e Vlorës, u nxorr nga deti në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë. Sipas informacioneve bëhet me dije se një 72-vjeçar ka ndërruar jetë në plazh.

Policia në një njoftim për mediat ka bërë me dije se i moshuari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi është ndjerë keq në kohën që ka qenë në plazh.

“Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave”, shkruan Policia.

j.l./ dita

June 30, 2020 11:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim