Vdekja e 7-vjeçares, MSH shkarkon mjekun roje: I dha serum, pa i bërë analizat

Redaksia Online December 29, 2012 13:30

Vdekja e 7-vjeçares, MSH shkarkon mjekun roje: I dha serum, pa i bërë analizat

Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga detyra mjekun roje të spitalit të Durrësit, i cili pak ditë më parë trajtoi me serum një 7-vjeçare diabetike, pa i bërë më parë analizat. Rasim Lusha, mjek roje ditën që vogëlushja u paraqit në spital, është shkarkuar nga detyra me motivimin se nuk ka respektuar procedurën që duhej ndjekur në një rast të tillë.

Shkarkimi i Lushës u konfirmuar nga drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, i cili në një konferencë për shtyp tha se grupi hetimor i ngritur për këtë rast ka gjetur parregullsi në kartelën e pacientes 7-vjeçare.

një ditë më parë u pezulluan nga detyra edhe  shefi i shërbimit të laboratorit dhe shefi i pavijonit të pediatrisë në spitalin e Durrësit, për shkak të vdekjes së vajzës 7-vjeçare, Arsela Vladi. Lajmi u bë i ditur dje nga vetë ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, gjatë analizës vjetore të këtij dikasteri.

Tavo tha se kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes së fëmijës.

Arsela Vladi, vajza 7 vjeçare nga Xhafzotaj e Durrësit, ndërroi jetë pardje në Spitalin Pediatrik në QSUT, pak kohë pasi ishte sjellë urgjent nga Durrësi, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Prindërit e vajzës akuzuan mjekët për neglizhencë në mjekimin e fëmijës së tyre. Sipas prindërve të Arselës, asaj i është dhënë serum në spitalin e Durrësit, pa dalë rezultati i analizave. Pas përgjigjes së analizave, mjekët kanë marrë vesh që vajza ishte me diabet, por për të ishte tepër vonë. Sëmundja kishte shkaktuar një goditje në tru, e cila ka çuar në vdekjen e vogëlushes.

Redaksia Online December 29, 2012 13:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*