Humb jetën nga COVID mësuesi nga Shkodra, 39-vjeçari ndodhej prej ditësh në intubim

July 27, 2020 10:31

Humb jetën nga COVID mësuesi nga Shkodra, 39-vjeçari ndodhej prej ditësh në intubim

Një mësues matematike në Medresenë e Shkodrës humbi jetën për shkak të koronavirusit.

Gazjon Rusi, babai I tre fëmijëve u nda nga jeta në moshën 39 vjeçare. Ishte prej vitesh mësues në Medrese dhe bashkeëpunëtor i myftinisë Shkodër.

Rusi ishte infektuar prej ditësh nga COVID-19, dhe në orët e fundit kishte kaluar në intubim.

Nga të afërmit dhe të njohurit u bë edhe apeli për ta dërguar jashtë vendit dhe për këtë arsye u mblodhën 35 mijë euro. Pavarësisht solidarizimit të jashtëzakonshëm fatkeqësisht mësuesi s’e fitoi dot betejën.

Me këtë rast bëhen 22 persona nga Shkodra të cilat humbasin jetën për shkak të koronavirusit.

 

o.j/dita

July 27, 2020 10:31
Komento

2 Komente

  1. vilson naci July 27, 11:47

    Fatkeqesi ne moshe shume te re. Ngushellime familjes

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi July 27, 19:20

    U mblodhen euro, per ta cuar jashte shtetit! Dhe c’do ti benin covidit ata jashte shtetit?!? Ketij virusi nuk ka c’ti beje as Allahu i myslimanve e as Zoti i te krishterve, dhe as Buda i budisteve! Por shikoni ti largoheni infektivit dhe mos telefononi me 127-en!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim