Humbamenot dhe perversët e babalizmit

October 11, 2018 13:01

Humbamenot dhe perversët e babalizmit

Bedri Islami

Kur në skenën politike doli një njeri, i cili shumë shpejt, me tepër se me emrin e tij, u njoh me nofkën Babale, atëherë, si kurrë më parë, u vendos një standard i ri, tepër i ulët i gjithë politikës shqiptare, në shumicën që kësaj here ishte e sulmuar nga një trafikant droge dhe manipulues ordiner, dhe, nga ana tjetër, në opozitën që kishte përdorur qëllimisht një njeri lehtësisht të shitshëm dhe kurrizdalë për të mbështetur tek ai kauzën e saj.

Për ta bërë edhe më të pështirë këtë skenë politike, në krahun e tij ishte vendosur një gazetar që nuk njihej, veçse për dallavere, një humbameno që shpejt do të bëhej i njohur si “Kunati i Babales” dhe, pas tyre hija e një njeriu tjetër, kësaj here i thirrur në politikë dhe i njohur si Salianji.

Mendojeni këtë treshe të futur në politikë dhe do e keni të qartë se cili është standardi i saj.

I pari, mashtrues i zakonshëm, i futur në burg dhe i dalë prej saj, provokues i shkallës më të ulët, gënjeshtar i sëmurë dhe përfitues si ata qenët e gjahut që nuhasin prenë e radhës.

I dyti, i dalë nga hija, i revoltuar sepse nuk është paguar, i bërë pjesë e një loje, për të cilën as që e kishte idenë se çfarë mund të ndodhte, kërkues i parave që i ishin premtuar, i gatshëm të bëjë dëshmi të rreme dhe të krijojë alibi sipas dëshirës, dhe, mbi të gjitha, i gatshëm që nesër, në emër të një përfitimi, të bëhet pjesë e çdo loje.

I treti, Salianji, njeri që është futur në politikë përmes perversitetit politik e moral, sapo kishte dalë nga një skandal gjysëm erotik, tejet skandalizues dhe i turpshëm edhe për një gjimnazist fluturues me presh, i gatshëm të shesë parime dhe të dëshmojë dhuntinë e forcës pranë shefit, do të jetë figura më e çuditshme e politikës së tashme, por që në fakt, në një mënyrë ose në një tjetër, dëshmon se ku është katandisur parlamenti shqiptar, se ku është ajo që dikur quhej elitë politike e vendit, e shumicës apo e opozitës, e për më tepër, duke qenë një ndër katër figurat kryesore të PD-së, thirrur në krahët e një figurine tjetër, Bashës.

Për shumicën qeverisëse duhet të ketë qenë e turpshme që përballë saj vihet një trafikant droge dhe i dënuar për të, sepse, deri atyre ditëve, ashtu si ishte, ajo ishte përballur me lojërat e rënda politike të Berishës, Kryemadhit dhe të një stafi rreth tyre që, duke qenë të mësuar me pushtetin, ishin të rrezikshëm, por ia vlente të përballeshe me ta.

Është e saktë se Berisha apo Kryemadhi, secili në rolin e tij dhe sëbashku kur ia donte puna, ishin kundërshtarët e shumicës qeverisëse dhe herë pas here bënin “babalet” e veta, si hedhja e një çizme, si shenjë guximi apo frikësimi!, kërcënimi me revolucion e përmbysje me dhunë, tërheqje zvarrë apo me pushkë snajper, por, në fund të fundit, ata ishin dikush, kishin dikë pas vetes, kishin një zë dhe e kishin provuar se, nëse i vinte dita, mund të të bënin gjëmën.

Tani, përballë saj ishte një babale i vërtetë, një i humbur, banor në qytetin e Vlorës, por jo vlonjat, i cili, edhe në shfaqjen e tij të parë dukej si një zvjerdhje e karakterit njerëzor e aq më pak ngjante me një njeri, tek i cili mund të mbështesje në kauzë, e cila, nëse ishte e vërtetë, mund të ndryshonte një qeveri të tërë.

Çuditërisht, ndoshta e papritur, Basha e mbështeti pikërisht tek ky njeri opozitarizmin e tij. E bëri të vetin, pjesë e mendimit politik dhe e qëndrimit praktik; përmes tij synoi të ngrinte një stuhi, të rrëzonte një shumicë qeverisëse dhe, e gjithë kjo, megjithëse e ditur prej tij se kush kishin qenë regjisorët, bëhej pa pikë turpi, pa asnjë brejtje se pas kësaj akuze nuk ishte në lojë vetëm fati i sundimit, por edhe i gjithë vendit.

Nëse Babale i trafikimit të drogës ishte dhe vazhdon të jetë një njeri, i cili më shumë se gjithçka është viktimë e politikës, Basha dhe , përmes tij, Salianji, janë rrjedhë e politikës. Janë vazhdë e asaj që ka ndodhur dhe që ndodh edhe sot e kësaj dite. Janë rrjedhje të mendimit politik, i cili e quan pa vlerë një njeri të mençur, të lexuar, të aftë, kryengritës edhe brenda llojit politik, të denjë për të thënë fjalën e tij shkoqur dhe pa droje. Për këtë sistem është i mirë gjithnjë një njeri i zënë peng, Babalja nga e shkuara e tij dhe Basha, po ashtu nga e shkuara e tij. Babale nga dëshira për të futur një grusht eurosh në xhep dhe Salianji për të garantuar një post ministror në ditët e ardhshme. Babalja i ardhur nga burgjet e Italisë, Basha nga zyrat e hetimit në Kosovë dhe bashkëpunimi me Fazlliçin. Babale gjen një njeri si pjesë të krimit dhe e quan “kunat”, Basha gjen po ashtu një përfitues të pushtetit dhe është, po ashtu, një kunat. Babales i duhet një gazetar pa vlerë, i shitshëm dhe ata ia gjejnë; ashtu si Bashës i duhet një Salianj i pamoralshëm, cinik, poshtërues, përfitues dhe i gatshëm të bëjë edhe vetë ai rolin e Babales në politikë.

Prej shumë kohe shefi i qeverisë Rama, duke luajtur me togfjalësh, e ka quajtur median si një kazan mediatik. Nuk jam shumë larg këtij mendimi. Ka mjaft që janë të gatshëm të bëhen vetë kazanë, njëlloj si Babale, por që të përfitojnë shumë më tepër se sa ai; gjenden analistë që javë të tëra mbështetën babalizmin në politikë si një gjetje bashiane dhe, tani, që petët e gatimit salianj filluan e bien, duan me çdo kusht të bëjnë bashkëfajtorë, edhe ata që e ngritën këtë kauzë maskaradë edhe ata që mund të ishin viktimat e saj.

Por Rama, në krahasimin e tij mund të kishte shkuar edhe më larg. Nuk është udhëtim me një stacion të vetëm. Ashtu si kemi përgjithësisht një kazan mediatik, kemi edhe një kazan të klasës politike. Nëse e para është e dëmshme, e dyta është e dënueshme.

Nga ky kazan dalin pastaj ngrehinat e luftës politike. Në PD, gjithë lufta është përqendruar tek përgjimet, regjistrimet, sajimet, ndjekjet, survejimet, sikur të ishte selia e shqupasve një degë e shërbimit informativ, kur në të vërtetë, deri para pak kohe ky shërbim ishte një degë e PD-së, ashtu si ka ende filizat e saj të kacavjerrur në degë e sektorë të ndryshëm.

Një katërshe e kësaj politike, Basha, Salianji, Bardhi, Alibeja, janë gjithçka në parti; edhe Këshill i Përgjithshëm, edhe grup parlamentar, edhe kryesia e partisë, edhe këshilli i vendimmarrjes. Ata kanë marrë përsipër krijimin e një lëvizjeje të panjohur në politikë: përgjimin dhe shpifjen. Duke u nisur nga ndodhi të pjesshme ata kanë ndërtuar strategjinë e përfoljes dhe përgjimit si mjetin e vetëm të luftës politike; kanë ngritur shpifjen dhe fjalën e fëlliqur në temë të ditës dhe , kur e ndjejnë se shkuan tepër larg, bëhen bashkë duke sulmuar të gjithë institucionet e shtetit, me përjashtim të institucionit të Presidentit.

Duke braktisur parlamentin dhe duke u sorollatur nëpër hotele, si një lëvizje paralele e institucionit të lartë të vendit, pa pasur një kauzë të saktë dhe të aftë të ngrejë njerëzit për të bërë kthimin në pushtet, kanë gjetur të vetmen rrugë: presionin përmes përgjimit, ndjekjes, survejimit, instalimit të një metode të re ndjekjeje, çka të kujton në reminishencë ndjekjet e dikurshme të Sigurimit të Shtetit dhe që i kishte aq shumë në qejf babai i tyre shpirtëror, Sali Berisha.

Ka disa muaj që, Basha e bashkë me të edhe Kryemadhi, kanë vënë spikamën se shtatori do të ishte muaji i protestave të mëdha për të përmbysur këtë qeveri dhe për të ia kthyer pushtetin popullit. Ngjante pak si utopi, por, me gjithë përbetimet e shumta, shumëkush ka menduar se diçka do të ndodhte. Të paktën do i jepej një mësim qeverisë, ndryshe nga farsa e turpshme politike , e njohur si “Çadra”.  Nëse e gjithë kjo nuk ishte një presion për një kompromis të ri dhe përfitime të reja, atëherë, përfundimisht, ne ndodhemi para një klase shumë para politike, e cila ka hedhur tej moralin, idenë dhe vizionin, për të bërë pjesë të saj babalizmin, përmes një figure , po ashtu babaliste, Salianji.

Duke mos qenë të zotë të krijojnë një lëvizje politike marramendëse nga fuqia dhe kërcënim për një qeverisje ndryshe, opozita, por jo shumë larg saj edhe shumica qeverisëse, po krijojnë modelin e ri të politikës, pa emër, pa skrupull, pa ide dhe pa moral.

Nëse kjo shumicë politikanësh vazhdon të alternohet në qeverisje, vendi do të asfiksohet.

 

 

October 11, 2018 13:01
Komento

16 Komente

  1. social(babal)istet October 11, 13:44

    Po c’beri Babalja? Asgje me shume se i tregoi shqiptareve se vellai i ministrit te brendeshem ishte nje i denuar per trafik droge! Gje qe Humbamemot mediatike nuk kishin goje ta thonin. Tani shqiptaret fale Babales shohin akoma se kane, pervec gjithe globit, nje minister te brendeshem me vella te denuar per trafik droge. Gjithashtu shqiptaret degjojne dhe ti cucurisin ne vesh akoma Humbamemot social(babal)iste qe merren me Babalen se nuk duan te shohin traun ne koken e Fatmir Xhafajt.

    Reply to this comment
    • Po , Po October 11, 18:29

      Këndvështrimi yt , është as më shumë dhe as më pak Enverist ! Në se e ke nga injoranca e mosdija e ligjeve , do të të lehtësonte , por në se e ke , si fans i SHQUP-it , tregon se je edhe më i prapambetur se yt gjysh e stërgjysgërit e tu , të cilët na kanë lënë një shprehje monument , kur thonë “Çdo berr , varet pas këmbëve të tij ” , që ne gjuhën e demokracisë , që ju i kini uzurpuar emrin , do të thotë ,që krimi është individual , dhe secili përgjigjet vetë , personalisht para ligjës , për veprimet apo mosveprimet e përcaktuara saktësisht në ligj , po jo se shtë i afërm me kriminelin !

      Reply to this comment
  2. Bureto October 11, 14:28

    Jo mo socialistobabalist! Nuk është fare ashtu. Agron (Geron) Xhafaj dihej që ishte dënuar në Itali, qysh nga viti 2002. Këtë kush mund ta dinte më shumë se, ‘kryehetuesi’, ‘kryeprokurori’ dhe kryeshpifësi i Shqipërisë, dora vetë, Sali Berisha, i cili kur erdhi në pushtet në 2005 dhe qëndroi jo pak, por tetë të tillë, si nuk u mor me të, ta burgoste, ta ekstradonte në Itali (por ja që s’kishte kërkesë nga ajo), por akoma më shumë të vinte kujën kur vëllai i tij, sot ministër, ishte në krye të reformës në drejtësi?! E pra nuk mbeti në dorë të Babales kjo punë, që na paska shpëtuar nga një skandal, të panjohur deri më sot, Jo! Kjo dhe shfaqia tjetër ‘Xhisiela’ janë komedi banale, që më së shumti do të dëmtojnë vetë skenaristët, regjizorët dhe aktorët palaço të tyre. Shpresoj të të ketë dalë rakia dhe kesh kuptuar ndonjë gjë.

    Reply to this comment
    • social(babal)istet October 11, 17:18

      Buro, ne se me thua ndonje Minister te brendeshem diku e dikur qe ka ndenjur ne detyre duke patur vellane ne burg per trafik droge (apo nuk eshte ne burg Geroni o Buro?) atehere po ta pranoj ligjeraten. Ne se nuk gjen dot atehere kafsho gjuhen e mos u bej idiot vullnetar.
      Eshte ne pa mundesi te ushtrimit te detyres ligjerisht ai ministri Fatmir e kupton apo jo? Se eshte bllokuar Vettingu ne polici prej tij! Si do behet Vettingu per policin e thjeshte ka a jo familjare te denuar kur eshte strumbullari dordomuzi Ministri Xhafaj me Geronin trafikant mbi kurriz? Shpresoj te kuptosh kaq gje me ose pa raki te pire.
      Tung Buro.

      Reply to this comment
      • WOW October 11, 20:40

        Ke shum te drejte vllajo, ne kohen e komunizmin asnjeri prej ministrave te brendshem nuk e ka pas vellane ne burg.

        Reply to this comment
      • Bureto October 11, 21:15

        Dakord, mo dakord për sa ke ti të drejtë, por më sipër pyeta: Pse Saliu dhe Luli, nuk e arrestoi dhe ekstradoi në Itali të bënte burgun, vëllain e ministrit Xhafa. Kishin kohë 8 vjet ta bënin. Po ashtu si s’thanë një fjalë kur ky ministri i sotëm, dje ishte kryetar i reformës shumë të rëndësishme në drejtësi. Si e lanë, apo kishin frikë Lu-në, e meqë tani ai iku, o burra! Nuk është mirë kështu byrazer. Po të ishin këta të dy të ndershëm e të sinqertë, qysh atëhere me popullin, tani do kishim rënë rehat të gjithë. E di që i kupton këto po nuk do ta pohosh se kjo bie ca erë milintatizëm, dhe kjo është sëmundje byrazer. Meqë deshe të bëje replikë, mirë do të ishte t’i përgjigjeshe edhe pyetjes. Të tjerat janë shfaqje dhe vjen një ditë që ajo mbaron e sipari i skenës bie. Sidiqoftl, drejtësia do flasë. Mua më intereson vetëm e vërteta. Në djall kushdo që luan bllofin. Unë e di që gjithë derrat një turi kanë, dhe unë s’i kam për zemër ata sa që dhe mishin nuk ua ha si ‘musliman’ i mirë që jam! Natën!

        Reply to this comment
        • social(babal)istet October 11, 22:22

          Buro, pse Saliu, pse Luli nuk kane vlere fare. Vlere ka fakti qe sot e kesaj dite Ministri i brendeshem i Republikes Shqiperise ka vellane te denuar per trafik droge e qe e ka nisur per Itali fill pasi doli audiopergjimi i atij Babales. Dhe ai Vettingu ne polici ka stopuar pikerisht se duhet te kape te parin ate Fatmirin e Rames para se te merret me policin e thjeshte. KAQ eshte kjo histori or njeri, pse hidhesh kot dege me dege jo Saliu jo Luli. Qeveria eshte e Rames, ky pas Tahirit te “suksesshmin” e preherit te Habilajve ka per minister te brendeshem Xhafajn me vella trafikant droge. Per keto me duket ca e tepruar te brohorasim “Fajin e ka Saliu” apo jo?

          Reply to this comment
          • Glaukias October 12, 09:44

            Edhe Alibeaj ka një vëlla të dënuar për trafik droge, në 2007 edhe ministrja e drejtësisë në Francë Rachida Dati, kishte një vëlla në burg.Ka raste pa fund, por nuk është kjo arsyeja për të vënë kujën. Nëse mbush 18 vjec sipas Kushtetutës, je përgjegjës për veprimet e tua. Ke ndonjë provë që Fatmir Xhafaj ka bashkëpunuar me të vëllain në 2002 për trafik droge ? Apo se ka ndihmuar vëllain në mënyrë të jashtëligjshme që të mos arrestohej ? Apo do kthehemi pas në kohë e do kërkojnë përsëri cenet në biografi ? Sa për babalen, ai e akuzonte Agronin ( Geronin) se vazhdonte të merrej me trafik droge, gjë që e cila tani rezultoi një shpifje, e për këtë duhet të japin llogari para organeve të drejtësisë ata që e organizuan këtë shpifje. Ndërsa për Tahirin një pyetje kam : Komisioni parlamentar ‘Tahiri’ ka gjetur ndonjë provë të re apo vazhdojnë marrin pagesën extra si anëtarë komisioni parlamentar ? Se këto pagesa paguhen nga taksat tona, nëse nuk arrihet të gjejnë prova, do kërkojë të kthehen përsëri lekët, Paloka si kryetar komisioni apo do i marr e do thotë që ne e bëmë punën tonë ?

  3. mirel October 11, 14:32

    Po ik o Bedri se te gjithe Babale jeni.
    Keni vite qe luani skenarin babale, sidomos ju mediat, ne vend qe te ktheheshit ne opoziten reale te shtetit, e keni kthyer gazeten ne babale.

    Reply to this comment
  4. Krist October 11, 16:44

    Bedri,ne mbeshtetje te tre komentuesve te mesiperm,qe te njohin mire me dhembe e dhembadhe,du te te kujtoj,se ke qene gazetar ne Zerin e Popullit,dhe ne demokraci,te lene te shkruash cfare te duash,por ti vete,duhet te tregohesh se ke qene gazetar dhe jo punonjes i sigurimit te shtetit,ndersa sot duhet te te lejojne te shkruash,perseri si gazetar,por jo te besh ne emer rte gazetarit,rolin e prokurorit,apo edhe me keq,ate te policise sekrete qe perfaqeson Fatmir Xhafa,Dhe se fundi,nese ke pak para mend,dhe sado pak karakter e ndergjegje,mos shkruaj te tilla budallalleqe (per edukate,se duhej te shkruaja-idiotlleqe),pamvaresisht nga nevojat ekonomike,qe sic duket,i paske te medha.

    Reply to this comment
  5. intelektuali October 11, 17:12

    Ore enveristi gerdalle Bedri Islami po te kane rene breket e moralit pertoke more mavri fanatike

    PO C’KE TO O PLAK GERDALLE ME CUNIN E RI DHE INTELIGJENT SALIANJI?

    Qe ja plasi bomben “BABALE” Edvin Budallit ne dore dhe detyroi Prokurorine Servile te Arta Markut te binte me kembet e veta ne vorrin qe i kishte hapur te tjereve?

    CFARE MUT SHTETI ESHTE KY I RILINDJES?

    Qe te pallon dhe te djeg me cigare ne Bythe dhe kur ankohesh te quan HORR dhe te shpall ARMIK te Kllases?

    HE MO ENVERISTI BEDRI ISLAMI TA KANE DJEGUR NDONJEHERE TY BYTHEN ME CIGARE PIRATET ME NJE SY TE TAULANTIT?

    sepse:

    Duket qe nuk e ke provuar qe te perdhunojne dhe pallojne hamshoret e Rilindjes me patllake tek koka dhe kur ti te ankohesh ne polici te thone:

    “KUSH TE PALLON TE DO FORT”

    He mo gerdalle enveriste si te duket seksi i eger Rilindjes ne krahasim me seksin erotik te Salianjit

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN October 12, 08:59

      ahhahahahahhahahahahhahahhhahahahahhahahahahahahahahahahhhahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahhaahhahahhahahahahhhaahhahahahahahahaha

      u gajasa!!!
      çuni ri dhe inteligjent ???? ahahahahhahahaahhaaaa, u telendisëm
      do merresha me atë socialbabaletritolistin, po kur lexova këte komentin inteligjent per inteligjencën që po na merr frymën, thashë, do ndaloj me Intelektualin

      dosja e Agron Xhafës, ka vite që ka ardhur nga Italia, është tepër e hershme, madje aktiviteti kriminal i një grupi në Vlorë ku ishte pjestar Agroni, ka qysh në 2005 që është transmetuar nga 3 shtete fqinje. Nyja është Italia. Xhelil Gjoni me herët, se Fatmiri s’ka qenë hiç aty, Saliu, ariu, Noka, Luli, e dinin.
      e dinin drogën e Vlorës si dinin atë të Lazaratit, e dinin njësoj si vjedhjen e Fullanit, e dinë si miliardat e Rulit, e dinë qe Xhafën e duan jashtë nga pushteti klanet e PS, njësoj si klani Topalli, Patozi,
      enveristi Islami, këtu ben gabimin e i bie nje daulle qe është bër e mërzitshme për shqiptaret,
      fajtor ne apo ata ??
      duhet të filloje me
      daullen e shantazhit, e përdorimit të masave, shoqërise civile, xhensilave, e plot e plot të tjerë-a, përdorimi i shantazhit, politika nga brima e çelsit, e përgjimeve, shpifjes e mashtrimit, manipulimi tepër i rrezikshëm i ndërgjegjies njerëzore për finalitet pushtetin.
      ndofta kujtohesh per ditët e para të zgjedhjes së Xhafës , ajo historia e motrës që denonconte si torturues Xhafën, nuk dyshova-j për asnje moment që ashtu është, ju luta deri ne sek e fundit që mos ta bënte atë ‘denoncim’, jo se dua Xhafën, por sepse askush nuk duhet te përdor dhimbjen njerëzore për finalitet pushtetin
      Freud thotë- si mund ti kontollojmë njerzit ?? duke i bër ata të vuajnë!
      nuk mund te bëhet dhimbja e saj- juaja, flamuri i dikujt që ishte në pushtet e mund ta kishte bër ligj mos kantidimin e ketyre figurave te implikuara.
      nuk kam pse sot te dal të vritem unë me ‘socialistin’-shqiptarin që ka votuar Xhafën
      po të kujtoj i Nderuar, që juve kështu ju vranë, po e njëjta metodë.
      nuk kam sot, në 2018, të përdor politiken e vidios, kur mjafton një kontroll i thjesht në skedën e Agronit, ku mjafton një kontroll i thjesht pasurie, dhe Agroni pergjigjet,
      nuk pushkatoj Fatmirin unë se duhet të vej në burg Agroni,
      po deshe pushkatoj Saliun, se ai e lë litarin jashtë e varrin hapur, e ka zanat qysh nga koha kur ishte me teser.

      refuzoj inteligjencën tuaj e të ketij plyboy që se di nga cila dritare hyri ne pushtet, refuzoj dhe ‘erotikën’ e tij nga salla e kuvendit ku ne e paguajmë te na perfaqesojë, të shkojë në bordello të shpalosë erotiken,
      refuzoj babalen, alizotin, vidio, përgjime, xhensila, fjalime e qyrravitje, jo se nuk i besoj, por nuk kane Legjitimitet.

      Ligji dhe vetem ligji ngelet përmbi e përtej çdo lloj manovre, klase politike apo kauze.

      nqs nuk jane te bindur per drejtesinë, prokurorinë, të vijnë në pushtet, e të rihapin dosje e të thërrasin dëshmitare, ta fillojnë qysh me Gërdecin, me bllokun 700 mij euro.

      TE KËRKOJNË E BËJNË DREJTESI, JO PUSHTET, JO HAKMARRJE, JO LUFTE KLANESH .
      SEPSE NE MES ËSHTË DIÇKA ME TEPËR SE KETA MJERANË E KRIMBA KOLLTUQESH, NE MES ËSHTË
      SHQIPËRIA !

      Reply to this comment
  6. Bjeri, bjeri s i bi bukur... October 11, 20:22

    “por jo shumë larg saj është dhe shumica qeverisëse…”

    Po ça je ka thon kshu bre Bedriu i ZëPë-së ?

    Akoma nuk e ke kuptuar, se sado t’i frysh bilbilit të partisë, ty nuk po të përkrahin më as transvestët e parilindur të forumit?

    Akoma nuk e ke kuptuar se edhe ata nuk po gjejnë më forca dhe kurajo që të përgënjeshtrojë faktin e pamohueshëm se babalet e dezinformacionit dhe fekalet e tranzicionit kane qënë e kanë mbetur bashkë bythe e brekë qysh nga diktatura më të egër që njohu Evropa e pasluftës, e deri sot në demokraturë?

    Reply to this comment
  7. ALBAN DEGA October 12, 10:31

    BABALIZMI ME GJUHEN E FAKTEVE !

    From: Alban Dega
    Date: October 4, 2018 at 1:21:22 AM EDT

    MOZOMAKEQ … MOS ZOT ME KEQ !

    – Ju shendosh per Babalet !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Demokracia amerikane + dhe mendesia enveriste!

    Jose Padilla, i njohur edhe me emrat Abdullah al- Muxhahir ose Muxhahir Abdullah i lindur ne Bruklin, Nju Jork me 18 tetor 1970 arrestohet ne Maj te vitit 2002 dhe gjykohet per orvajtje aktesh terroriste ne disa qytete te SHBA-se dhe denohet me 21 vite burg per terrorizem….
    Babai i tij ishte Drejtor Drejtorie Juridike ne Ministrise se Drejtesise te SHBA-se. Edhe mbas denimit te te birit ai vazhdoi ne te njejten detyre .
    Vellai i Hillari Klinton, ish- Zonjes se Pare te SHBA-se u arrestua dhe denua me afat te gjate burgimi dhe ajo vazhdoi te ishte Zonje e Pare e Amerikes dhe me vone Sekretare Shteti e SHBA-se e deri Kandidate per Presidente e SHBA me 3 milione vota popullore me shume se Trumpi e askush nuk ia permendi qofte edhe mjehere kete fakt as gjate as pas fushates se ashper zgjedhirevte viti 2016.
    Jane me dhjetera raste te tilla jo vetem ne SHBA e Evrope por edhe ne vende me demokraci shume me te dobeta se ato.
    Ne saje te Salikracise ne Shqiperi akoma vazhdon mendesia 24 karat enveriste e luftes se klasave qe kur nje pjestar familjeje bente nje krim e pesonte e kriminalizohej gjithe familja.
    Ne momentin qe nje pjestar familjeje mbush moshen 21 vjec ai konsiderohet si rrritur ( adult ) dhe ai mban pergjegjesi te plote lugjore per cdo veprim te tij.
    Askush nga familja, as babai e nena, as bashkeshortja dhe as femijet e tij nuk kane asnje pasoje dhe gezojne te njejtat te drejta si cdo shtetas tjeter. Aq me pak kur behet fjale per vella e moter.

    Standarti Sali Berisha i drejtesise selektive apo…

    E gjithe Shqiperia, mbare opinioni publik kombetar dhe autoritetet e interesara te aleateve tane strategjike dhe shteteve jo mike e dine se i biri biologjik i Sali Berishes Shkelzen Berisha dhe bastardet e tij dhe kamikazet e tij politik Fatmir Mediu, Aldo zbumci dhe Enkeled Alibeaj, etj. ishin dhe mbeten shkaktare te tragjedise se Gerdecit me 26 te vrare dhe qindra te plagosur perfshi baxhanakun e Berishes.
    Si Xeni dhe ata dhunuan jo vetem ligjet shqiptare por edhe ato amerikane qe ndalojne municionet kineze. Ata me vetdije te plote dhe me qellim perfitimi material dhe financiar, nderruan kutite e fishekeve kineze dhe zhduken cdo shenje te prejardhjes se tyre nga Kina.
    Si veproi kryeministri Sali Berisha ndaj krimeve te renda te tyre !?
    Nuk la gure e drure pa levizur,duke shpifur ne menyren me te eger e duke zevendesuar hetuesit e prokuroret e pakorruptueshem duke i zevendesuar me kamikaze te tij, duke i perzgjedhur gjykatesit me ne sherbim te tij qe shpiken akuzen me qesharake ne Bote te “ Aksidentit Teknologjik” per pronarin e firmes Delijorgjin qe ishte maska e pronareve te vertete Berisha i Ri dhe Mediu, ne nje fabrike primitive vdekjeje dhe sklleverish nga 11 -12 vjec, ku gjithcka kishte po jo teknologji.
    Mashtroi publikisht si shqiptaret edhe amerikanet se nuk e dinte ku bie Gerdeci dhe per baxhanakun e tij !
    E ktheu krejt qeverine e vet dhe ministrat e saj ne notere te cdo urdheri te Shkelzen Berishes, sic ndodhi me aferat nga me te korruptuarat e kriminale si CEZ-i, Ngjyrosja e Naftes, Interkoneksioni energjitik me Kosoven e dhjetra te tjera.

    Qeveri shqiptare apo zyre noterie e Xenit + !?

    E ka goje e akuzon kundershtaret e tij politike duke vjellur si kobrat helmin gjithfare shpifjesh, trillimesh, poshtersishe, sharjesh e kercenimesh deri me ekzekutimin me snajper te kryeministrit ne detyre, me revolucione bolshevike e permbysjen me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike ne zgjedhje te kontrolluara e manaxhuara krejtesisht nga kamikaze te tij qe nga Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve e 5 ministrat e tij ne postet kyce te dhuruara nga Edi Rama, qe leshoi pushtet per hir te shtetit,per cka vete qehajai i Sales ne krye te Partise Babale pat deklaruar se ai kurre nuk do ta kishte bere nje dhurate te tille, sic nuk e beri Sali Berisha, qe uzurpoi cdo fije e cdo hallke te te gjitha pushteteve legjislative, ekzekutive, elektorale, ligjzbatuese perfshi edhe mediat e deri edhe postín e kryetarit te Komisionit te Kontrollit te Shtetit,
    A nuk ju kujton kjo demokrature berishte pikerisht parullen leninisto- staliniste te Revolucionit te Tetorit “ Vsjeh Vllasam Sovjetam !“ – Te gjitha pushtetin Sovjeteve ! dhe Luigji e 14te “ Ligji jam Une !” Ia
    A mund ti vesh emer tjeter vecse Salikraci ketij sundimi absolut te pandeshkueshem, te pacenushem, dhe te paprekshem nga askush pervec “ Bandes se Gangstereve” te tij politike, biologjike dhe mediatike qe e rrenoi Shqiperine.
    Jo vetem kaq por edhe la e vazhdon te shpertheje njera las tjetres minat e tij me sahat ne cdo fushe te jetes shqiptare sipas antiparimit cnjerezor “ pas meje le te behet
    qameti !
    Sa te jete gjalle Sali Berisha nuk do te reshti komplotet, intrigat, provokacionit, orvajtjet per te ardhur ne pushtet me cdo mjet e me cdo menyre dhe ta sunduar Shqiperiine ne bashkepunim edhe me djallin e te birin e tij ne Beograd, Athine e nenen e Beogradit, Mosken

    Fabrika “Fake News” e “Sali Komikut te Vicidolit ” !

    Sali Berisha nuk ka nevoje te shpike asnje skenar te ri djallezor per zezona e tragjedi te reja antishqiptare !
    Ai i ka te gjitha gati dhe me teprice !
    Si ne pushtet edhe ne opozite Sali Berisha dhe “Banda e Gangstereve” te tij politike, biologjike e mediatike edhte fabrika me e madhe e “ Fake Njuz” lajmeve te rreme ala Sputnik e ala Putin, ala UDB e ala KGB, ala Gebels “ Genje e Genje se dicka do te mbetet !”
    Te gjitha poshtersite dhe krimet e veta dhe te bandes se tij ua vesh kundershtareve te tij kudo, politike qe as Sllobodan Milloshevici e asnje armik i shqiptareve nuk do ta kishte bere me pabesisht , me egersisht e me djallezisht se Sherri I Berishes Sali Rama i Vicidolit .
    Qyrkun e krimeve dhe tragjedive pa fund kunder Shqiperise dhe shqiptareve si komb orvatet tua veshe jo vetem qeverise me atdhetare, me demokratike, me tolerante e me properendimore ne historine tone gati 106 vjecare te shtetit shqiptar tash e 5 vjet, opozites tash e gati 27 vjet por edhe ndaj kundershtareve te tij brenda PD- se qysh kur mori frenat e saj me revolen e Azem Hajdarit mbi tavolinen e mbledhjes se Kryesise se saj ne fillim te 1991-it me ndihmen e Beogradit, Moskes dhe William Rajersonit nga e deri sot.
    A nuk jane edhe “Bombat “e tij Babale pjelle e nje mendjeje djallezore dhe nje uzine ala “ Fake Njuz” putiniste rrenash, shpifjesh e komplotesh te nje Sherri Berishe, Made.In Saleh Milloshevic Xhenxhiz Khani, burimi i cdo sherrnaje e trazire politike, juridike, mediatike !
    Pse ?
    Vetem e vetem per te vonuar, tjetersuar, sabotuar dhe minuar me cdo mjet e menyre Vetingun dhe Reformen ne Drejtesi, SPAK-un e Byrone Kombetare te Hetimit, tek te cilat si ai edhe Like Floriri, Lulezim Fazlici e Mona Cizmja, Fatmir Mehdihoxha e Xen Gerdeci, Argita Malltezi e Mul Stanishici, Enkeled Gebelsi e Ylli Manjani, Petrit Vasili e co. shohin me lemeri dhe u faniten cdo cast ne trurin e tyre te cakerdisur e ne panik prangat e ligjit dhe drejtesise ne duart e veta, konfiskimi i pasurive e miliardave te plackitura e vjedhura te shqiptareve , te pervetesuara me korrupsion te llahtarshem, fundin e turpshem te Salikracise dhe sundimit absolute te “ Kesaj Mafia qe ka dale drejt jashte Kontrollit “ !
    – Mire nga robi, mire nga populli nuk paten frike … po nga Zoti nuk kane frike keta pamendesa te pangopur me gjak e djersen te popullit te vet !
    – A thua Doktor Profesori i zemres
    qe e beri me zemer nje popull te tere Sali Berisha kurre se ka degjuar shprehjen filozofike mijeravjecare latine Vox Populi Vox Dei ! Zeri i Popullit Zeri i Zotit
    Secili mban pergjegjesi para ligjit e jep llogari para drejtesise por edhe para Zotit !

    Zemra e shtetit eshte prej Ligji !

    Te gjithe Babalet politike e mediatike ulerijne e sokellijne se “nuk ka shtet ne Shqiperi” dhe nuk lene poshtersi e krim pa bere per te sabotuar e minuar zemren e shtetit, qe e rrenoi Kardiogu Sali Berisha me Salikracine e tij !
    Kam vetem nje pyetje per keta Babale pamendesa, me ne krye kardiologin Sali Berisha:
    – A ka lexuar apo pare ndonjehere qe nje njeri te jetoje dhe funksionoje normalisht pa zemren !?
    Absolutisht qe jo .
    Edhe shteti ka zemren e tij !
    Shteti e ka zemren prej guri, thote si filozofia e lashte kineze dhe ajo greke e romake
    Ne asnje shtet te Botes, askund dhe asnjehere nuk ka pasur e nuk mund te kete shtet te vertete pa zemren e tij . Ligji dhe Drejtesia jane jo vetem zemrat dhe shpirti, por edhe themeli dhe shtylla kryesore e cdo shteti, ku cdo shtetas eshte i barabarte para tij ligjit .
    As Babalet ala Lulezim Bashic Fazlici, ala Ervin Intrigant Salianji, ala Enkeled Gebels Alibeaj, ala Gazment llapaqen Bardhi, as Mona Cizme Floriri, as Petrit Humbameno Vasili …… as vete Havaleja i Partise Banale dhe i Shqiperise, Sali Berisha, as familja e tij biologjike dhe politike, as mediat me teper se Babale qe cirren:
    -Ja gjurma kur ujku i Vicidolit ka bere dhe orvatet te ribeje kerdine mbi shqiptaret e Shqiperine tash e gati 29 vjet !
    Po sa te trashe qe jane keta pamendes e perbindesh te pandreqshem more Zot!
    E pabesueshme!
    E trishtueshme !
    Neveritese deri ne krupe !
    Ka perenduar koha kur ata benin ligjin…!
    Eshte koha qe ata te japin llogari para ligjit !
    Banda e Gangstereve ia ka kaluar edhe Ali Komikut te Sadam Huseinit me rrenat idiote te tyre. Me shume se Plaku Mere Berisha eshte kthyer ne Sali Komikun e Vicidolit!
    Jane bere per te ardhur keq.
    Jane bere per tu ngushellar: Mos Zot me keq ose sic e themi ne tropojanet Mozomakeq !

    SHENIM:

    1- Vetem titulli, nentitujt dhe dy paragrafet e fundit jane perditesuar me 11 tetor mbas ores 5 mbasdite te Nju Jorkut mbasi ndoqa kater perleshjet e gladiatoreve politiko mediatike te Partise Babale me analistet e mirefillte si Shpetim Nazarko, Spartak Ngjela, Sokol Balla, Artan Hoxha, Lorenc Vangjeli, Elisa Spiropali, ne kater televizionet 24 karat ala Babale si KlanTV, News- 24, was Ora News dhe ne Vizion+ i cili eshte me i paanshmi.
    2- Do te vecoja Ora News alias “Govorit Moskva”- Ju flet Moska , ku dy Babalet politike Edmond Spaho dhe Petrit Vasili te Partive Babale te cilet u vetdemaskuan acik perballe Shpetim Nazarkos dhe gazetarit me te mire hetues Artan Hoxha dhe fakteve te tyre rrenuese !
    3- Edhe me keq se ata u zgerlaq nga Zv. Ministrja e Brendshme Z. Romina Kuko dhe faktet kokeforta te saj, ish- ministri i Drejtesise Gazmend Bardhi Trokaca e Sali Bashes, i cili se bashku me Enkeled Gebels Alibeun dhe Ervin Salianjin Guma Duma Bumja . ishin jo vetem bashke- skenaristet dhe asistente-regjizoret, por edhe telallet e tupanxhinjte Vicidolas te pijanecit , kumarxhiut, narko e human- trafikantit Babales fizike te Partise Babale politike te Havalese se Shqiperise, Sali Berishes dhe Lulezim Bashes qe u plasi bomba Babale ne duar ashtu edhe me rastin e Xhesiela Malokut !
    Kush orvatet ti beje varrin tjetrit bie vete brenda, thote filozofi popull… E zeri i Popullit perseri e gjithnje eshte Zeri i Zotit ! U zgerlaqen si Mozomakeq ! Ngushellime … Ju shendoshe !

    Reply to this comment
  8. replike Glaukias October 12, 12:20

    Ti -Glaukias- qenke i gazetes se je i vetmi koment qe nuk i ke lejuar vehtes replike!
    Se pari ministrja franceze Dati vellane nuk e ka patur ne burg per trafik droge.
    Se dyti nese Alibeaj ka vella te denuar per trafik droge nuk duhet kurrsesi te jete ne qeveri.
    Se treti ti pyet “…Apo ka ndihmuar vellain ne menyre te jashtligjshme te arrestohej…”
    Kjo eshte krejt e vertete, fill pas daljes audiopergjimit Agron Xhafaj degohet ne Itali (pse jo me pare?)
    Po ta perseris ty e gjithkujt tjeter : Ne bote nuk ka asnje minister te brendeshem me vella te denuar per trafik droge, Fatmir Xhafaj eshte rast unik ne bote!
    Se fundi meqe ti nuk ta ze goja ta permendesh prap po ta perseris : Prej Fatmir Xhafajt minister me vella te denuar per trafik droge eshte bllokuar Vettingu ne polici! Arsyeja? Duhet te lere detyren i pari Xhafaj se nuk e kalon Vettingun. Pastaj polici i thjeshte qe mund te kete familjar te denuar si ministri i tij aktual. Per kete Vettingu ka ngecur, ose me mire pushteti per Xhafken mban pezull Vettingun ne polici. Besoj nuk ke kundershtim per kete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*