Humbëm të mirin e mençur

June 16, 2020 00:35

Humbëm të mirin e mençur

Nga Arta Dade

Është ditë e dëshpëruar për të gjithë ne që Moikomin e donim e na donte, e vlerësonim e na vlerësonte, e respektonim e na respektonte!

Ne humbëm mikun tonë të mirë e të mençur; do na mungojnë bisedat e tij të ngrohta, të thella dhe frymëzuese. Do na mungojë dlirësia dhe çiltërsia e Moikomit, vështrimi i butë dhe i mprehtë, buzëqeshja e zgjuar; kurajo dhe maturia e palodhur dhe e pareshtur për të punuar e sfiduar sëmundjen.

Dashuria e pafund e babait të mirë do i mungojë Epidamnit, Arnisës dhe Kleitjas dhe mbesës që i zbukuroi jetën vitet e fundit.

Lida jonë e dashur, një zonje e rrallë, i qëndroi pranë si rrallëkush edhe në veprën e tij erudite, edhe në sfidat e jetës, edhe në vitet prodhimtarisë e sëmundjes.

Moikomi do të mbetet i paharruar për ne e të tjerë pas nesh!

June 16, 2020 00:35

Njoftim

Njoftim