Humbi betejën me kancerin, vdes mjeku i njohur i Spitalit Ushtarak

December 28, 2017 11:27

Humbi betejën me kancerin, vdes mjeku i njohur i Spitalit Ushtarak

Kirurgu i njohur Ortoped i Spitalit të Traumës në Tiranë ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë në mushkëri nga e cila vuante prej dy vitesh.

Dr. Arben Runa, 57-vjeç, baba i dy fëmijëve dhe mjeku i njohur i ortopedisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Lajmi për ndarjen nga jeta të 57-vjeçarit e ka bërë Mero Baze, i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta e mikut të tij.

 “Sot ne mengjes Dr. Beni nuk u zgjua me, duke humbur nje beteje dyvjecare me semundjen e tij ne mushkeri. Mua do me mungoj nje nga miqte me te cmuar ne jete, nje mjek i talentuar, nje poet dhe rrefimtar i rralle dhe nje njeri i mencur qe diti ta bej sic donte jeten e tij. Arben Runa u diplomua per kirurg traumatolog dhe sherbeu deri ne fund si kirurg prane Spitalit ushtarak. Ai kishte po ashtu plot pasione per letersine dhe eshte autor i disa cikleve te arrira poetike tregimeve dhe reportazheve botuar ne vitet 90. Ada dhe dy femijet e tij shpresoj te gjejne force ta perballojne ndarjen ne te. Varrimi behet neser ne oren 10 ne Tufine”, shkruan Mero Baze në Facebook.

 

December 28, 2017 11:27
Komento

1 Koment

  1. Jimi December 28, 14:17

    Ngushellime familjes Mero dhe u prefte ne paqe!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*