Humbi jetën nga tërmeti, kompania angleze ku punonte bën postimin prekës

December 3, 2019 15:36

Humbi jetën nga tërmeti, kompania angleze ku punonte bën postimin prekës

Klement Çupi, një nga viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, që humbi jetën nën rrënojat e pallatit në Thumanë, së bashku me mamanë dhe babanë ishte taksist ne Oxford dhe punonte për kompaninë “001 Taxis-Oxford”.

Pas lajmit tragjik për vdekjen e tij, kompania ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, teksa ndër të tjera fton edhe për donacione në ndihmë të pjesëtarëve të mbetur të familjes së tij.

“Me trishtim të madh ju njoftojmë se kemi humbur një nga shoferet tanë të mrekullueshëm Klement Cupi në tërmetin tragjik në Shqipëri. Klemi ishte gjithnjë i buzëqeshur, me humor dhe kishte një zemër flori. Ai ishte i dashur nga të gjithë ata që kishin fat ta njihnin. Ishtë një humbje e madhe për të gjithë në stafin 001, shoferët dhe klientët tanë.

Klemi shkoi në shtëpi në fundjavë për të kaluar kohën me familjen e tij para sezonit festiv, kur tragjedia i godit ndërsa ata po flinin. Mjerisht, të dy prindërit e Klem humbën jetën gjithashtu.

Tani po mbledhim fonde për të mbështetur pjesën e mbetur të familjes së tij”, thuhet në postimin e kompanisë në “Facebook”.

j.l./ dita

December 3, 2019 15:36
Komento

1 Koment

  1. Pellazgos December 3, 17:38

    Tragedy e vertete,
    Sa ironike dhe hipokrite eshte thenia nga ignorantet dhe idiotet qe thone “me shpetoi Zoti”!
    Po pse ky fatkeqi nuk eshte i Zotit?
    Kjo eshte ceshtje fati,por “njerezit” si dele dhe majmune nuk kane capacitetin e duhur te mendojne mbi dick qe eshte shume e thjeshte.
    Duke menduar per Ligjet e Natyres dhe duke pare me sy,eshte me te vertete Fatkeqesi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim