Humbi jetën pas lindjes, familja padit mjekët e maternitetit

March 27, 2015 15:20

Humbi jetën pas lindjes, familja padit mjekët e maternitetit

Familjarët e bashkëshortes së ndjerë të portierit të Partizanit, e cila humbi jetën në nëntor të vitit të shkuar, pas lindjes së djalit, kanë paditur maternitetin “Koço Gliozheni”

Në datën 18 mars është depozituar një padi civile që ka në objekt humbjen e jetës së bashkëshortes së futbollistit, Alban Hoxha. Bëhet fjalë për një padi për shkaktim dëmi nga ana e familjarëve të saj kundër maternitetit ku ndërroi jetë e ndjera.

Padia është depozituar më në Gjykatën e Tiranës, ku palë paditëse është Enver Haka, ndërsa palë e paditur Spitali Universitar Obstetrik- Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

“Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë dëmin e shkaktuar nga humbja e jetës së vajzës sime Dorjana Haka”, thuhej në objektin e kërkesë-padisë.

Padia është bërë nga familjarët e të ndjerës, ndërsa portieri i të kuqve, Alban Hoxha nuk është përfshirë në këtë çështje ligjore, seanca e parë e së cilës pritet të zhvillohet në datën 21 prill.

Ish-bashkëshortja e Hoxhës humbi jetën si pasojë e një komplikacioni shëndetësor pas lindjes së djalit.

March 27, 2015 15:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim