Humbi zgjedhjet, Erdogan: Gjithçka në të mirë të Stambollit

June 24, 2019 08:39

Humbi zgjedhjet, Erdogan: Gjithçka në të mirë të Stambollit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar kandidatin e Partisë Republikane Popullore (CHP) në zgjedhjet për krybashkiak, Ekrem İmamoğlu, i cili sipas rezultateve jozyrtare ka fituar zgjedhjet lokale të përsëritura në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shpresoj që rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për kryebashkiak të Stambollit të jenë në të mirë të Stambollit”, ka shkruar Erdoğan në rrjetin social Twitter.

“Si më parë, edhe në të ardhmen nuk do të heqim dorë nga demokracia, sundimi i të drejtës, si dhe nga paqja, mirëqenia dhe stabiliteti i vendit tonë, ndërsa në kuadër të parimeve të Aleancës Popullore, së bashku ne do të hapërojmë drejt qëllimeve tona në vitin 2023”, deklaroi Erdoğan.

Sipas rezultateve jozyrtare, nga 99,37 për qind e kutive të hapura, İmamoğlu i CHP-së kryeson me 54,03 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Binali Yıldırım, ka grumbulluar 45,04 për qind.

İmamoğlu dhe Yıldırım garuan në zgjedhjet lokale të përsëritura për të drejtuar qytetin më të populluar turk, pasi votimi i mëparshëm i 31 marsit u anulua nga Këshilli i Lartë Zgjedhor muajin e kaluar.

e.t./dita

June 24, 2019 08:39
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 June 24, 09:42

    bravo erdo
    ti po që je demokrat!!
    vetëm se kjo puna e përsëritjes të prishi shumë punë!!
    nëse do ta kishe lënë me 31 marsin!?do të kishe humbur vetëm një herë!!
    me këtë humbe dy herë!!
    dhe për më keq,kjo është një humbje më e hidhur!!janë “gola” të shënuar në fushë kundërshtare!peshën e kanë më të madhe!!

    Reply to this comment
    • Arben June 24, 13:44

      Mos ki merak, se do tja lene pushtetin dy mandate,

      tani qe e kape si moment.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 June 28, 10:04

        po qën turk po!!
        un do pres votimet e tjera kur bythqirsi tënd të laj lesh!!
        nuk e ka të gjatë erdo,popullit turk do ti duhet kohë të ringrihet!!ka humbur aq shumë sa një dekadë do të jetë pak për të rimarë veten!!

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim