Humbja që la botën pa fjalë, Macron: Do ta rindërtojmë Notre Dame

April 16, 2019 09:29

Humbja që la botën pa fjalë, Macron: Do ta rindërtojmë Notre Dame

E gjithë bota është zgjuar sot me pikëllim. Notre-Dame de Paris humbi madhështinë e saj.

Pas më shumë se 9 orësh betejë me flakët, zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu një pjesë të madhe të katedrales Notre Dame de Paris.

Autoritetet franceze thanë se arritën të shpëtojnë nga djegia dy nga kullat e katedrales dhe strukturën shkëmbore të godinës Gotike, 850-vjeçare. Shkaqet e zjarrit nuk bëhen të ditura ende, por hetuesit thanë se po hetojnë zjarrvënien aksidentale, që lidhet me faktin se ajo pjesë e katedrales ishte duke iu nënshtruar një rinovimi.

Ndërkohë, raportohet se gjatë betejës 9-orëshe me flakët, një prej zjarrfikësve ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Duke folur nga katedralja nën flakë, në orët e para të së martës, presidenti Emmanuel Macron e cilësoi ngjarjen tragjike, por evidentoi si shumë të rëndësishëm faktin që u shpëtua struktura e saj.

Ne do ta rindërtojmë katedralen të gjithë së bashku dhe ajo padyshim do të mbetet një nga destinacionet kryesore të Parisit”, tha Macron duke njoftuar se shumë shpejt do të hapë një skemë ndërkombëtare të mbledhjes së fondeve, për t’i rikthyer kryeqytetit Notre Dame-n e famshme.

Duket se fjalët kanë qenë të tepërta edhe për gazetat më të mëdha botërore. Në faqet e tyre të para shkruhet ‘Tragedi of Notre-Dame’ dhe pamjet realisht këtë herë shprehin më shumë se një mijë fjalë.

Liderë nga e gjithë bota, përfshirë presidentin e SHBA-ve Donald Trump, Vatikanin zyrtar e shumë të tjerë, reaguan duke iu bashkuar dëshpërimit francez gjatë djegies së një pjese të rëndësishme të historisë së Parisit.

Më poshtë faqet e para të gazetave më të mëdha botërore:

l.h/ dita

April 16, 2019 09:29
Komento

2 Komente

  1. HOMORA April 16, 15:36

    makaron eshte duke myt popullin e vet ne uri dhe varferi,me çfare do rindertoj NOTRE DAME,me terrorin dhe psikopatine e tij,vellai binjak i rames do rindertoje NOTRE DAME.
    Oui c’est ça il va la reconstruire avec l’argent du peuple,oui avec les taxes injustes qui pèsent sur le dos du peuple français,plutôt sur le dos des pauvres français.
    Arrêtez de croire makaron e ramakon!!!

    Reply to this comment
  2. mirel April 16, 17:23

    Vjet ne Londer u dogj pallati me 79 vete brenda. Faji? I pronareve qe nuk kishin sistemet kundrazjarrit, por e kishin suvatuar me materiale polystyrene qe eshte shume e djegshme. Qellimi ishte qe pallati te dukej bukur sepse qendronte perballe nje zone te pasurish dhe i prishte estetiken. Banoret kishin protestuar disa here per mungesen e masave kundra zjarrit, dhe fatkeqesisht u dogjen.
    Ky eshte kontrasti i varferise dhe maskarenjve te parase

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin