Relaksi i presidentit Trump

June 16, 2017 09:23

Relaksi i presidentit Trump

 

 

Për të tërhequr vëmendjen nga “Russiagate” presidentit Trump i duhej një gjetje tjetër, shumë më e rëndësishme politike, në mënyrë që e gjithë media botërore të përqendrohej diku tjetër dhe të humbiste vëmendja nga gjithë ajo që po ndodhte.

Fillimisht deshi të thërrasë të gjithë stafin e tij, por në fund të fundit, si edhe herë të tjera, vendosi të zgjidhë vetë gjithçka, por, sado që u mundua, asgjë nuk ishte edhe aq e lehtë.

Të thërriste kryeministrin kinez, sido që do e thërriste, ngjarja nuk do të kishte rëndësinë që priste. Dihej, dy vendet, herë miq e herë armiq, do të prodhonin të njëjtin lajm si edhe më parë, lëre që mund të ishte rreziku të ngatërronte atë me kryeministrin japonez. Me Zonjën Merkel nuk i hahej edhe aq muhabeti, shefja e qeverisë e Britanisë ishte në hallin e saj, deshën ia bënë exit-in të vetët; duhej gjetur diçka që të kishte jehonë të jashtëzakonshme.

– Po sikur të thërrasim Lulin,- i tha njëri nga njerëzit e tij, i cili, kur e kishte vizituar Shqipërinë kishte mbetur i mahnitur nga përdredhja e këtij të fundit. Askush nuk e luante belin aq bukur sa ai. Tre muaj në çadër, si beduinët dhe e kishte gjetur ujin në shkretëtirë sapo i ishin dhënë disa ministra e disa drejtori.

– Kush është Luli?- pyeti presidenti, sepse nuk i kujtohej edhe aq shumë se për çfarë luleje mund të flitej.

– Luli, Albania, e ka parë me sy të mirë zgjedhjen tënde si president. Në fakt, ai ishte në konventën e Demokratëve, por, sapo doli, na informoi se kishte qenë gabim. Kishte hyrë në sallën e gabuar.

Ardhja e tij këtu do të ishte një lajm më i madh se gjithçka tjetër.

Presidenti vendosi të thërrasë Lulin.

Iu duk interesant.

– Më fol,- i tha, ç’kemi nga Shqipëria?

– Fillimisht të përcjell të falat e fshatarëve të Korçës. Ma kanë lënë amanet të flas për qepët, patatet e mollët e tyre. Qepër e Bozhigradit të nxjerrin lot nga sytë, të përmallojnë. Nuk ka si qepët e fushës së Korçës dhe si hudhrat e Malësisë së Korçës. Ata kanë besim tek unë, se un kam besim tek ti, dhe ti ke besim te dikush tjetër.

– Lexova jetëshkrimin tënd,- i tha Trumpi. Ti mund të më ndihmosh. Pak vite punë, ke bërë shumë pasuri, por edhe i ke shkuar anash shumë gjërave. E di ti se është një prokuror special këtu në Amerikë, Robert Mueller quhet, i cili po heton këtë rastin tim, “Russiagate”. Ti e kishe një rast të tillë, atë të “Jonigate”, kur e fale Jonin tek grekët. Si ia hodhe?

– Lehtë fare. Unë kam mik Saliun. Saliu ka miq prokurorët. Kush lëviz, ia thyen brinjët. Gjej një Sali e mbyllet.

– Por tani që po bëni atë, Vettingun, mos hapet përsëri?

– Tani jam edhe më i sigurt, tani kam mik edhe Edin. Nuk e ke dëgjuar të thotë se jam djalë i mirë? Djemtë e mirë dërgohen herët për të fjetur, por jo në burg.

– Janë bërë shumë kundër meje, i tha presidenti. Kreu i NSA, Dan Coats, do të informojë para Komisionit të Inteligjencës në Senat. Ish-shefi i FBI-së, James Comey, desh i hapi të gjitha, budallai. Sikur është gjë e madhe. Ti kishe probleme qindra milionë dollarësh dhe i mbylle me procedurë. Bravo!

– Nuk ishte gjë ajo. Mos ia var. Vari trapin, themi ne. Prokuroria i sillte dosjet në gjykatë në mbrëmje, në mëngjes ia kthenim përsëri. U mbyll. Tash jam i sigurt që nuk hapen më. Sa të kem gjysmë vëlla Edi Ramën, as nuk i shkon kujt mendja se mund t’i hapë. Ai, si duket, do të rrijë edhe katër vite në pushtet. Edhe unë po i jap një dorë. Shtyj, të shtyjmë.

– Është një përvojë që nuk hidhet poshtë. Unë nuk kam kaq të bindur. Edhe ata që më binden i zbulon media. Media është kazan, kazan, kazan.

– Të gjitha?

– Të gjitha. Kazanë mediatikë.

– Kështu thotë edhe adashi im politik, Rama, por nuk e kam besuar.

– Mbaje mirë me të, qenka i mençur.

– Por ai ka fol kundër teje, shkatërroje, të lutem.

– Punë e madhe, edhe unë kam folur kundër vetes. Pse jemi në politikë? Gallatë?

Takimi zgjati më shumë se tri orë. Çështja kryesore mbeti ajo e qepëve të fshatarëve të Korçës, që e përlotën presidentin.

Ende pa ikur Luli nga vendi i takimit, të gjithë mediat botërore e harruan Rusinë dhe Trumpin. Kudo, me germa të mëdha ishte shkruar se Presidentit Trump iu bë një nder i madh. Vetë heroi i çadrës, Luli, denjoi të rrinte disa orë me të.

Në kohën kur Luli po ikte, presidenti u kthye nga shoqëruesi i tij dhe pyeti:

– Po ky, i ka paguar ato 20 mijë dollarët e fotografisë apo jo?

 

Bedri Islami / Humor politik

June 16, 2017 09:23
Komento

16 Komente

  1. Tomor Labi June 16, 10:16

    Sa qesharak qe je more Bedri, nuk gjete ndonje pralle tjeter qe te na e tregosh qe te qeshim pak se deri me sot ke shkruar artikuj serioz,pse e prishe doren mor enverist i paguar nga ….?

    Reply to this comment
    • Tap Topi June 16, 14:20

      GAZETAT PRINT, me qe jane prej letre, mund tu ofrojne lexuesve vetem ca FOTO TE THATA (sigurisht pa montazh… )

      Publikimi i VIDEOVE ne print eshte i pamundur. Bukur!

      Po ne jemi online? – do pyeste dikush…

      “Shko ore mbushu…! Dashke dhe video bitha jote, qe t’na nxjerresh ne shesh te palarat” – eshte zakonisht pergjigja.

      Kjo foto flet me shume se fjalet Bedri, prandaj po t’i referohemi thenies: “Qesh mire kush qesh i fundit” (Tramp mezi po e mban te qeshuren, kurse Lyl “demokratikut” sikur ja kane ngjitur buzet me zamk…) merret me mend se kujt i bie t’i ferkoje mire duart.

      Zakonisht keto foto behen ne seri per lloj-lloj te interesuarish (Tramp personalisht besoj se shumicen prej tyre as i njeh dhe as do t’i njohe).

      Ato kane orar te planifikuar, dhe ajo qe te cudit eshte fakti, se ne kohen e video-kamerave HD, pozicionime te tilla rakitikesh, per arsye manipulimi dhe mosbesimi s’mund te kufizohen vetem me nje te shkrehur aparati.

      Reply to this comment
  2. Spathiati June 16, 11:37

    Bedri Islami (bo bo bo, cfar emri “shqiptar”: Bedri Islami!!!…), komunist-islamiku në sherbim te rregjimit te Edscobarit!

    Reply to this comment
    • antonio June 16, 16:04

      Sa krrica jeni ju pushtat e Berishes!
      Bedriut t’i rruani trapin sa kaq mund ta beni besoj?
      Ikni tani e mos hani mut kot!

      Reply to this comment
      • Mos mbro ata qe shkruajne per para! June 18, 08:02

        #antonio
        Po pse kaq brutal, ore mik?
        Une jam e papartishme dhe po te them, qe cfare kam lexuar deri me sot nga ky Bedriu eshte ringjallja ne fjale e permbajtje e gazetarit te dikurshem te Zerit te Popullit, apo je i ri ne moshe e nuk ke perjetuar shtypin e PPSH?

        Reply to this comment
  3. Gezimi June 16, 11:45

    Qesh Bedri se nuk qan dot. Lulzim Basha e takoi Donald Trumpin. Edi Rama i erdhi rrotull si verrle por nuk e arriti dot ti afrohej. Qaj Bedri, e qara te lehteson shpirtin e trazuar. Mos qesh kot me zor.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 June 16, 13:25

    Edvini pagoi 80 mije

    Reply to this comment
  5. spartaku June 16, 13:54

    Bravo Bedri! Na hoqe per nje moment streset me kete humorin tend te shkelqyer.Basha eshte vertet nje personazh i qelluar per kete shkrim.Personazh humori,i nje njeriu budalla,qe edhe kalamanjet e kane qejf.Kemi qeshur,dhe kemi nevoje te qeshim.Na shkruaj perseri.

    Reply to this comment
  6. Moisiu June 16, 13:57

    …kur dhelpra rrushte dot s’i ha,
    “jane te pa bere”, tha…

    Reply to this comment
    • Agroni June 18, 08:05

      Bravo o Moisiu, fjalepak e domethenes!
      Vetem te takosh Trump eshte perzgjedhje e Rames dhe parja nuk i eci…

      Reply to this comment
  7. Arben June 16, 14:13

    BJERI ME DORE O BEDRI.

    NJEREZIT KANE SY DHE SHOHIN VETE GJERAT.

    TI MASTURBOHU NE KOTECIN TEND.

    Reply to this comment
  8. Rrota xoni June 16, 15:59

    Bravo bedri se i hoqe ketyre komentuesve strecet ( me falni streset). Hahahahaaa
    U merziten bethoristet e te dyja paleve.
    Hahahaaaa

    Reply to this comment
  9. Guri June 16, 16:16

    Vete krahasimi qe ti Bedri i ben Edi Rames me Saliun e hedh poshte gjithe fabulen e shkrimit. E ke djallosur fare, Bedri. Nuk e di se ku ju ka shkelur ne kallo ky Rama juve te Dita-s qe i jeni sulur me gjithe baterite, nderkohe qe reklamoni me sa mundni “Like floririn”. A thua te kete kaluar gje edhe andej nga ju?

    Reply to this comment
  10. Konti Sbalta June 16, 16:24

    Lulzimi ja kaloi edhe Saliut , sepse per 24 ore siguroi nji foto me (trampin) , ndersa Saliut te shkret ju deshen vite per te hyr ne shtepin e bardhe , pale para sa pagoi , se ato nuk i ka numuruar njeri

    Reply to this comment
  11. per memedhene June 16, 16:31

    LUL KRIMINELI E DO TI FLASESH SI I FLITET NJE KRIMINELI
    .
    JO KESHTU SIKUR LULI ESHTE “GJUNAHQAR I SHKRETE”
    .
    NE NJE KOHE QE AI KA AMERIKEN ME VEHTE..
    .QE NGA DONALDI VOGEL I TIRANES
    DERI TE AI I MADH I WASHINGTONIT

    I pandehuri Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
    .
    Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij. Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha,mbrojtesi i familjes Berisha dhe pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë.
    dosja kriminale e Lulzim Bashës
    .
    1. Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
    3. 21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
    5. 7 pasaportat e dyshimta
    Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

    6. Reprezaljet në administratë
    Lulzim Basha, disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi komplet stafin e Këshillit Bashkiak deri te pastrues dhe nisi emërimet e reja

    %%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%

    LAPIDAR DIAMANTI QE
    USA-BE-NATO
    I KANE NGRITUR
    ENVER HOXHES
    BASHKE ME TE
    PERMJERRURIT POLITIKE
    DHE INTELEKTUALET
    RAKITIKE
    ……..

    ME ATE PROFIL KRIMINAL
    QE KA YLLI N NGJITJE I FAQEZIUT ARVIZU,
    NE CDO VEND TE BOTES
    DO ISHTE DENUAR ME BURGIM TE PERJETSHEM OSE DO ISHTE LINCUAR
    APO EGZEKUTUAR NGA VIKTIMAT E TIJ

    #####

    “PROFILI I LARTE” KRIMINAL I DEVILIT LUL

    A
    -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

    B
    -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

    C
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
    D
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

    E
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

    F
    -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

    G
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

    J
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

    M
    -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

    “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL

    -LUL LEGENI
    Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules

    LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
    Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…

    -LUL MALOKARI
    .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.

    LULI KUQ
    Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…

    LUL I AMBASADORES
    Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.
    LUL TERRORISTI
    Nëse duan luftë, luftë do të ketë.
    Shpojini gomat, thyejuni dyert e dritare dhe nxirrini jashtë!
    Momenti po vjen ku nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur,
    kur zemërata popullore të ngrihet.
    Ju bëj thirrje të gjithëve të marrim përgjegjësitë tona,
    të reagojmë orë e minutë për çdo padrejtësi,
    mos ktheni faqen tjetër
    por qëllojini me grusht”
    .
    ESHTE E TURPESHME
    ===================
    -PER SHOQERINE SHQIPTARE
    .
    -MEDIAT
    .
    -INTELEKTUALET
    .
    -TE PERNDJEKURIT POLITIK
    .
    -DIASPOREN SHQIPTARE TE PJERDHUR TE AMERIKES
    .
    -PER ZYRTARET AMERIKANE QE MERREN ME SHQIPERINE
    .
    -DHE PER VETE PRESIDENTIN DONALD TRAMP
    =============

    QE MBYLLIN SYTE PARA KRIMEVE
    TE DJALLIT BERISHE
    DHE DEVILIT LUL

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit June 16, 21:13

    Hahahahahaaa, me pelqeu shume satira. ” mbaje mire me Ramen, se qenka i mencur”, hahahahaaa, i ha ngjalat pa i nxjerre nga lumi…Po pate mik Saliun zere se je vetem, hahahahaa, po kujtove se ke mik Ramen ruaj kullen e barit se ta djeg shejtani

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*