Humori që buron nga markata e statuseve mbarëpopullore

October 7, 2018 11:07

Humori që buron nga markata e statuseve mbarëpopullore

Nga Leonard Veizi

Jemi popull me humor. Në ditë të mira e në ditë zie. Buron humori këtu te ne e s’ke ç’thua. Dhe me siguri, duhet ta kemi nga dielli me tepricë. Madje humorin më të madh e kemi kur fillojmë të reagojmë, ca me naivitet agresiv e ca me një hipokrizi që e kapërcen vetë hipokrizinë. E për çdo rast e kemi një emblemë ku kapemi me thonj e dhëmbë, Zoti. Të vdesësh gazit nga humori. As në Estradën e dikurshme të Shtetit nuk e gjeje këtë frymë, as në Parlamentin e sotëm. E gjen në një reagim mbarë popullor, gjë që si zor se ka bërë vaki më parë. Tanimë duket sikur rrimë në përgjim, të na ndodhi një gjë e keqe që të kemi mundësi të shfryjmë mllefin që na ka pushtuar. Por për djall kur nuk je mësuar të reagosh, dukesh aq qesharak sa është pak të të zënë me shqelma e të të përçmojnë.

Parantezë, në vazhdim të këtij argumenti:

Nuk ka gjë më qesharake të thuash se, njeriu e beson Zotin, e adhuron atë dhe i bindet. Asnjë nga këto të tria nuk vlen. Nuk ka vlejtur asnjëherë në fakt. Për më tepër që, një gjë e tillë ka të bëjë me ndërgjegjen. Pra me diçka krejt të padukshme e të paprekshme. Duket se njeriu te Zoti ka parë gjithmonë atë qenien e mbinatyrshme, shpirtmadh, që ia duron të gjitha marrëzitë deri në ekstrem, por që e fal në çastin e fundit vetëm se ai tregon një sekondë pendesë. E meqenëse na qenka gjetur një rrugë shpëtimi – të përfitojmë nga rasti, të rrëmbejmë ç’të mundemi. Ka kohë për pendesë. Të gjithë do shkojmë në Parajsë, e sigurt. Nisur nga të gjitha këto ka një përfundim jo shumë të cekët, por të thjeshtësuar gjithsesi: Njeriu jo vetëm që nuk e beson Zotin, por përçudnon në emër të tij. Mashtron, vret e pret, dhe pastaj bën të pabërën, shkon në një objekt kulti llum i papastër dhe mendon se prej andej do të dalë siç e ka bërë nëna. Të gjitha do harrohen. Në fakt nuk është kështu. Asgjë nuk harrohet. Gjithçka mbetet në kujtesë. Por me sa duket, jemi mësuar ta përdorim një objekt kulti si të ishte një lavatriçe ku futemi të pisët e dalim të hekurosur. Ndërkohë, duhet të ndodhë e kundërta: duhet të futemi të pastër e të dalim qelibar.

Argumenti nis sërish nga fillimi:

Ndodh rëndom që sa herë në portalet online qarkullon ndonjë video – ku një burrë rreh gruan sa i ha dora, ku një grua shkarkon mbi trupin e burrit një karikator me fishekë e i duket pak, apo një idiote dhunon një fëmijë se aq i thotë truri, – nis fill dhe një fushatë e nxehtë statusesh. O “Zot…” njëri e “o Zot…” tjetri. Të gjithë Zotit i drejtohen. Jo se u vjen kaq keq, por se më së shumti e shohin veten po aq protagonist sa ai që rreh e vret. Pra, si të thuash, me këtë rast bëjnë dhe një si punë katarsisi. Por gjithsesi, çfarë nuk gjen në markatën e reagimeve online. Ka statuse njerëzish që dinë të thurin ca fjalë dhe të tjerë që kërkojnë ndihmë se s’kanë mësuar ende shqip. Shumë rendin të publikojnë statuse me katër fjali e tre mallkime. Ca të tjerë shkruajnë për përmirësimin e situatës se vanë thuajse 30 vite demokraci e kemi mbetur në vend numëro. Domethënë, vazhdojmë të jemi si në vitet ’90. E për t’u dukur si më elokuent e të lexuar, ca huazojnë shprehje nga Bibla e të tjerë nga Kur’ani. Ca përmendin engjëjt e ca të tjerë satanain. Ca mundohen ta rrisin piacën kur kërkojnë të zhgërryhen në labirintin e reformave, të dekriminalizimit, të Vettingut apo të borxhit të jashtëm dhe prodhimit të përgjithshëm bruto. Ca të tjerë e kanë pazarin më të ulët, e anashkalojnë analizën globale që shkon deri te platformat qeverisëse të Trampit dhe kalkulojnë formacionin e Panuccit me kombëtaren. Por në shfrim e sipër vijnë dhe nja tetë a nëntë pikëpyetje me radhë: “Ku është shteti? Ku është Presidenti? Po Kryeministri? Po Policia, Ministria e Punës Çështjeve Sociale Shanseve të Barabarta, e Rinisë, Sporteve… ajo e Bujqësisë edhe e Ushqimit mor amani se desh harruam. O po ku janë fshehur këta se nuk po e marrim vesh?”

“O tempora, o mores”.

Vazhdon lumi i statuseve. Ca me fotografitë e tyre e të tjerë më profile false. Por tek e fundit, duhet ta themi fjalën tonë, ndryshe nuk quhet. Se ja, kanë folur këta “peco-grosot”. Le po janë hedhur në sulm edhe “plebejtë”. Si të mos e lëshojmë dhe ne ndonjë status. Katër fjali janë të shkretat. I futim një të sharë për qejf tonë, përmendim dhe Zotin që të jemi në rregull dhe shohim sa like do marrim.

Në vend të epilogut:

Nuk e kam me reagimin, se shyqyr që kemi mësuar të reagojmë së fundi. Por nuk di pse duken kaq false e mjerane shumica e tyre, se duan të thonë diçka e s’thonë asgjë. Por dhe në këtë rast e kanë një të mirë: i japin material sa të duash, “Estradës së Shtetit” apo show-t të kabareve.

 

October 7, 2018 11:07
Komento

11 Komente

  1. BLACK SWAN October 7, 13:55

    **************************************************
    Republika jonë dhe gazetaria do të ngrihen ose do të fundosen së bashku. Një media cinike, mercenare, demagoge, me kalimin e kohës do të prodhojë një publik po aq pa vlerë sa vetja!! PULITZER **************************************************
    ne jemi popull i thjeshtë zt Veizi, shumica as e ka parë dot Tiranen e tiranëve, ku ti linde i perkëdhelur, shumica jonë i drejtohet Zotit, duke e pasur te qartë që ne jemi fëmijet kopilë te nje zoti qe kurrë nuk na deshi, i drejtohet zotit, sepse shtet nuk ka pasur asnjëher, drejtësinë e ka paguar shtrenjt që te marrë verdiktin gjithmonë “fajtor”, udhëheqësit i kanë dhene gjithmone nga ditët e tyre,
    dhe pse përditë ju merrte jetën,
    oh, 30 vite demokraci, mos e keni fjalën per lokokracinë e tiranëve te Tiranës, mos e keni fjalën për 30 vjet si endacakë ne kërkim te një cope buke qe kurrë nuk na ngopi, ju ku i gjetët personazhet e “Lora”, ai që shiti shpirtin per tu bër pak “njeri me lekë” ,produkt i demon kracisë ishte ?!
    lëreni këtë popull te flasë (llomotisë) zt Veizi, është popull qe dhe kur agjitacion propaganda nuk e la te flasë, ai heshti … nuk bën dëm populli ynë, e le të flasë, flet, nuk e lë hesht, sidoqë te jetë, tiranët bëjne punën (krimet) e tyre;
    edhe shqipen e kemi problematike, zt Veizi, unë jam 8 vite me e vogel se ju, sigurisht që Tiranën ne 94-95 e pashë, mora per ‘shoqërim’ nje komunist, ende nuk më kish dalë frika, kisha gjithmonë përshtypjen se do më priste diku gazi51 e do më kthente në fshatin tim ‘armik’ ku mësuesja theksonte gjithmonë armiqtë e shqipes, saqë u vetëbindem qe nuk na duhej shqipja vërtet, dhe në fakt u bënë 30 vjet , qe flasim rrjedhshëm në shumë, shumë gjuhë te tjera që na diplomuan, respektuan, ku nqs kam nje pr i bie deres së shtetit , dhe e zgjidh problemin, ku nuk ka shtet e gazetarë që më publikojnë as vidio me dajak e as kryeminstra qe akuzojnë, agresojnë, kërcenojnë, si kriminela ordiner … nuk kemi as qyqarë digjital këtej …

    atë thënien më sipër ‘jam e sigurt’ qe ju e keni si devizë pune , por pyetja që më doli pas shKRIMit tuaj, është

    MOS VALLË JU KENI POPULLIN QË MERITONI (formatoni) ?????

    Reply to this comment
  2. vasili October 7, 15:16

    Nuk kam kohe per te humbur:
    Veizi nje sharlatan dhe rob i trashe ne dimension te pafundem:
    Kur vazhdon te jetoje ne gjirin e ngrohte te ´´imperializmit te urryer amerikan´´ dhe ne te njejten kohe demonstron me gjoks perpara,ushtrine e dordolecave te Enver Hoxhes.
    Jo, o tempora o mores,mor tarallak i gjore,por te kesh 5 bythe,te gjitha ti cash dhe asnje te mos mbash.

    Reply to this comment
  3. Vasili II October 7, 15:23

    Cile, po te shkerdhehet mamaja me duket. Mos e tepro zullumit

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku October 7, 20:19

    Te lumte Zoti Veizi, kur thua:

    “Nuk e kam me reagimin, se shyqyr që kemi mësuar të reagojmë së fundi. Por nuk di pse duken kaq false e mjerane shumica e tyre, se duan të thonë diçka e s’thonë asgjë. Por dhe në këtë rast e kanë një të mirë: i japin material sa të duash, “Estradës së Shtetit” apo show-t të kabareve.”

    sidomos po te kesh pasur parasysh qe edhe keto brockullat e tua jane tipike, si ato te atyre qe ti kerkon te vesh ne loje.

    Reply to this comment
  5. ... October 7, 22:34

    Z. Veizi, e shikon si te sulmuan ne kete shkrim? Ne fakt nuk u pelqeve qe shkruajte per ushtrine e para 90-tes. Keta birbo, qe nuk behen me shume se 10 veta, por shume aktive qe rijne tere diten para komjuterit, sulen sapo te dale ndonje shkrim me vlere, per ta cvleresuar me ofendime dhe komente bajate ashtu sikurse eshte brumi i tyre. Mos u merzit se legena ka ne cdo vend dhe perderisa Dita u le hapsire nuk ke se cfare u ben. Leri te lehin !

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku October 8, 04:16

      @…., DRITA i ka lene gjithe ate hapsire ketij Vezizit, perse te mos i lere pak hapsire edhe atyre qe nuk jane dakord me ato qe thote Vezizi? Jemi ne demokraci tashti o …..

      Reply to this comment
  6. gjermani i fundit October 7, 22:47

    çeshtja eshte se kur humori behet tragjik nuk te zgjat jeten por ta shkurton. Lexova dramen e bswn me lart dhe me dashje vendosa te ç’regjistrohesha nga Facebook-u. Dhe do isha ç’regjistruar po te me jepte leje Facebook-u, por ky me dha leje qe te mendohem duke me ngaterruar ne labirinthe kompjuterike.Kurioze eshte batuta e Rames qe kur u zgjodh kryeminisetr i shtetit premtoi se do bente shtet…Berisha qe ka bere lesh arapi shtetin keto 28 vjet akoma shkruan nga kamarja e qyqarit digjital se nuk ka shtet, keshtu qe vertet nuk kemi shtet akoma por mall qe kemi estraden e shtetit dhe cirkun e shtetit.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN October 8, 12:40

      voila, çuni hitlerit,
      thuaj te vërtetën , nuk rri dot pa mua ti 😛
      më fal, harrova ta filloja me atë humorin tuaj – o në fshatin tonë moj, erdhi sllavatori …

      të shqetëson fakti që unë nuk harroj , të bezdis …
      mos ik nga fb, se e keni këndin e emulacionit, nxirrni mallin e kohrave të arta 😛

      Reply to this comment
  7. Ish dashamires te gazeta-"NDRYSHE" October 8, 03:28

    Nardi “Shenjtor” vashdo me “shenjtoret”si gjithnje.

    Tek i gjashti koment, si”gjashte shenjezar ne Qiell’po ndalem e te tw pershendes,djale i mire.Nard Veizi,(se une jam gjysh ti e din). Ki parim ate thenien;-“Qente le te lehin,karvani te eci para”,dhe sa te njoh,nga ta Je .Me te lumte,se burrat e vertete aty njihen.
    *E lexova persedyti shkrimin sa komentet e mbeta tek ky; i gjashti,me tre…,pika,pra tek “gjashte shenjezat ne qiell”Qe zoti nje here i ka sajuar…Nga ata je dhe ti. Qenro djale deli djale..
    Po nuk jam dhe plotesisht me ate;”leri le te lehin…” dhe ajo lehia ka kufi,nuk do lene te lehin, sa tiu mungoje “koromania” e kokave te tyre….Kur dihet “kokat”sado “koka”do behen per ne “kadaver”e aty le ti vrojtone pse jo,ti degjojne si lende e pare per vizitoret, qe te vrasin kohen me “gafat”deri gallatat e tyre”.
    Sa do te doja te isha i seres se penave tuaja,se mbeta me ‘kursin kunder-analfabatizmit”,mire qe arrita dhe ketu.Keq me vjen,se me perflasin ata si 10 KOMENTUESIT QE PERMEND, NJE MES TE GJASHTE KOMENTUESVE TE MESIPERM.
    TE PACIM LEONARD VEIZI dhe shiko KARVANIN…
    Pra”SHENJTOT”-vazhdo me shentoret…si gjithnje.
    Ish dashamires te gazeta “NDRYSHE”…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim