Hungarezi Tamas Bognar do të gjykojë ndeshjen Skënderbeu-Besiktas

September 15, 2015 10:53

Hungarezi Tamas Bognar do të gjykojë ndeshjen Skënderbeu-Besiktas

Gjyqtari hungarez Tamas Bognar është përcaktuar nga UEFA për të vendosur drejtësi në fushë, në duelin e Grupit H të Europa League, ndërmjet Skënderbeut dhe Besiktas. Bëhet fjalë për një arbitër të niveleve të larta, që mban stemën e FIFA-s prej vitit 2009.

Tamas Bognar e ka nisur karrierën mes “xhaketave të zeza” prej vitit 1995, duke gjykuar ndeshje të kategorive të ulëta. Prej 2002-shit ai u emërua në kategorinë e dytë të futbollit hungarez, ku spikati me autoritetin në fushë dhe vendimmarrjen e saktë. Kjo bëri që në harkun e 4 vjetëve, arbitri të drejtonte ndeshje në elitë e futbollit. Prej vitit 2013, Bognar është përfshirë në listën e 12 gjyqtarëve profesionistë të Federatës Hungareze.

Ashtu si për Skënderbeun që debuton në fazën finale të kupave të Europës, edhe për gjyqtarin 36-vjeçar sfida e së enjtes në “Elbasan Arena” është e para në fazën e grupeve të një evenimenti të rëndësishëm.

Tamas Bognar ka drejtuar ndeshje të të gjitha niveleve në arenën ndërkombëtare, ku më e fundit ishte sfida kualifikuese ku Izraeli mposhti 4-0 Andorrën. Por, në Kupat e Europës, bilbili hungarez ishte emëruar vetëm për ndeshje kualifikuese në Champions dhe në Europa League. Në një prej këtyre rasteve, në korrik të 2014-ës, Bognar gjykoi takimin e Laçit me Rudar Velenjen në turin e parë. Pas barazimit 1-1, kurbinasit u kualifikuan 3-2 me penallti, duke regjistruar kalimin e parë në histori, të një turi në kupat e Europës.

September 15, 2015 10:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*