Hungari, Ruçi: Integrimi në BE, interesi kryesor kombëtar

October 27, 2017 12:51

Hungari, Ruçi: Integrimi në BE, interesi kryesor kombëtar

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka marrë pjesë ditën e sotme në Konferencën e 8- të të Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ruçi ka theksuar se kuvendi ka përmbushur një nga detyrimet kryesore që Shqipëria ka në këtë fazë të procesit të integrimit në BE duke miratuar me konsensus të gjerë ligjet në kuadër të reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi.

“Anëtarësimi i plotë në BE është qëllimi jonë i përbashkët i cili krijon institucione të besueshme dhe një shtet në të cilin sundon ligji. Kuvendi ka miratuar me konsensus të gjerë ligje në kuadër të reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi duke përmbushur një nga detyrimet kryesore që Shqipëria ka në këtë fazë të procesit të integrimit në BE. Prioritet i Kuvendit të Shqipërisë forcimi i dialogut politik e konkretizuar dhe në marrëveshjen e 17 Majit 2017”, është shprehur Ruçit.

Gjithashtu kreu i Kuvendit ka folur edhe për sa i përket marrëveshjes së 17 majit, e cila sipas Ruçit ka sjellë përmirësimin e klimës politike në vend dhe riktheu opozitën në parlament.

“Marrëveshja e 17 majit solli përmirësimin e klimës politike në vend dhe riktheu opozitën në parlament. Në kuadër të Reformës në Drejtësi, Kuvendi ka vijuar me miratimin e ligjeve prioritare që i shërbejnë integrimit. Kuvendi ka miratuar planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropia. Kuvendi i Shqipërisë ka ndërmarrë masa konkrete për adresimin e rekomandimeve të Raporteve të Komisionit Europian për Shqipërinë”, shtoi kryeparlamentari.

Gjithashtu Ruçi tha se: “Rekomandimet e KE për vitet 2015 dhe 2016 lidhen edhe me kushtet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Integrimi i plotë i Shqipërisë konsiderohet si alternativa më e mirë drejt një demokracie të qëndrueshme, një shoqërie moderne dhe ekonomie të zhvilluar dhe sigurie më të madhe. Anëtarësimi në BE, interesi kryesor kombëtar dhe objektivi strategjik i Shqipërisë, mbështetet në konsensus të gjerë politik dhe mbarëkombëtar”.

 

October 27, 2017 12:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*