Hungaria, hapa ligjore kundër vendimit kritik të BE-së

September 14, 2018 11:04

Hungaria, hapa ligjore kundër vendimit kritik të BE-së

 

Qeveria e Hungarisë do të vendosë të hënën që vjen, mbi hapat ligjore që do të ndërmarrë për të sfiduar vendimin e Parlamentit Europian për të nisur procedurat disiplinore ndaj vendit, me argumentin e shkeljes së standardeve demokratike.

Parlamenti Europian votoi të mërkurën për ndëshkimin e Hungarisë për kundërshtim dhe shkelje të rregullave të BE-së për demokracinë, të drejtat e qytetarëve dhe korrupsionin.

Duke folur këtë të premte për një radio shtetërore, kryeministri Viktor Orban tha se pret një “debat serioz ligjor” në lidhje me vendimin e PE-së.

“Pra, plani na qenka ky: nëse Hungaria nuk do të mund të detyrohet të pranojë emigrantë, atëherë asaj do t’i hiqet e drejta për të mbrojtur kufijtë e saj. Ata duan të dërgojnë mercenarë nga Brukseli këtu te ne për të marrë kontrollin…nga bijtë tanë hungarezë që po mbrojnë kufirin tonë. E sigurisht që të mos keni ndonjë iluzion tjetër, veç faktit se ata do të lejojnë më pas emigrantët të hyjnë në Hungari”, deklaroi Orban.

Orban, i cili ka qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të emigrantëve në Bashkimin Europian, theksoi se ditët e Parlamentit aktual Europian janë të numëruara, duke qenë se zgjedhjet e reja janë shumë pranë, pasi do të mbahen vitin e ardhshëm.

Ai kritikoi gjithashtu Kancelaren gjermane, Angela Merkel, pasi kjo e fundit apeloi ndaj shteteve të BE-së gjatë së enjtes, që të siguroheshin se agjencia kufitare “Frontex” ka fuqi të mjaftueshme për të ndihmuar në ndalimin e emigracionit të paligjshëm, në të njëjtën linjë me planet e Komisionit Europian.

a.s/dita

September 14, 2018 11:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*