Hungaria i dhuron Malit të Zi 25 km gardh kufitar me Shqipërinë

July 2, 2018 18:56

Hungaria i dhuron Malit të Zi 25 km gardh kufitar me Shqipërinë

Hungaria ka vendosur t’i dhurojë Malit të Zi një gardh kufitar prej 25 km, në mënyrë që kjo e fundit të frenojë emigrantët që vijnë nga Shqipëria, por jo vetëm.

Mediat hungareze shkruajnë se ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto i ka ofruar ndihmë Podgoricës, dhe se drejtuesit e policisë kanë rënë tashmë dakord të ofrojnë 25 km gardh për të mbrojtur pjesën e rrezikuar të kufirit malazezo-shqiptar, si dhe për të ndaluar emigracionin e paligjshëm.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç tha se qeveria malazeze është gati të mbrojë vendin e saj kundër valës së tanishme të emigrantëve që po rezultojnë të jenë edhe nga Turqia dhe Greqia.

Sa i takon Szijjártó-s, ai ka deklaruar se është në interes të Budapestit që pala malazeze të mbrojë kufijtë e vet.

“Hungaria është e gatshme t’i japë Malit të Zi të gjithë ndihmën, për të mbrojtur kufirin e saj jugor”, tha ai.

s.a/dita

July 2, 2018 18:56
Komento

3 Komente

  1. Aleksander Thana July 2, 20:42

    Tingellon si aleance avaro-sllave e dyndjeve barbare te Mesjetes

    Reply to this comment
  2. MH July 3, 02:33

    Nji mure bie mijra mure dhe gardhe ngrihen.Rrofte demokracia qe po na gardhon lirin e jeten sic po e “deshirojme” per te mos na ngren bisha.
    Me monizmin kishim nji mure gjerman ne Berlin.Tashti nga s’ka kalue farezimi i mureve demokratike ne gjithefaresojit te larmishem ane e kand botes.
    Nji dicka nuk po di.Muri ne fjale bahet per te gardhue Shqiperine apo Malin e Zi.Sepse jemi te dy te te njejtit sistem.

    Reply to this comment
  3. Iliria e bashkuar July 3, 07:51

    A e shikoni sa te dashur dhe demokrate jane politikanet hungarez dhe te malit te zi me shqiptaret ? Pak nga pak do te shohim mire interesat e pista te disa europianve me shqiptaret. Shqiptaret nuk duhet te pranojne te mbledhin afriken e pa fund. Ne Shqiparie nuk flitet, por presidenti i Frances tha “se Franca s’ka perse te ngreje kampe nga qe nuk eshte vendi i pare i kalimit te refugjatve. Athere Greqia, Shqiperia dhe Italia do te fryen dhe te ndryshohen si shtete. Athere edhe Shqiptaret te ngrene “gardhe” ne det.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*