Një tjetër referendum kundër BE! Hungaria nuk pranon kuotat e emigrantëve

July 5, 2016 14:29

Një tjetër referendum kundër BE! Hungaria nuk pranon kuotat e emigrantëve

Hungaria do të mbajë një referendum më 2 Tetor, nëse do të pranojë apo jo kuotat e caktuara nga Bashkimi Europian, për strehimin e emigrantëve. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i vendit, Janos Ader, i cili njoftoi se pyetja në referendum për qytetarët do të jetë:

“A dëshironi që Bashkimi Europian të ketë të drejtën e caktimit të detyrueshëm të vendosjes së shtetasve johungarezë në Hungari, pa miratimin e parlamentit?”

Hungaria është pjesë e vendeve që kanë refuzuar planin e Brukselit për pranimin e një kuote shtesë prej 120 mijë emigrantësh.

Vendimi i BE-së u mor në muajin Shtator, në kulmin e krizës së emigrantëve, por u kundërshtua me forcë nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili i cilësoi kuotat si “të paligjshme dhe të paarsyeshme”.

Vitin e kaluar, Hungaria u kthye në një nga vendet tranzit të emigrantëve që kërkonin të shkonin në Gjermani përmes të ashtuquajturës “rruga e Ballkanit pernëdimor”.

Në kundërpërgjijge të fluksit, autoritetet izoluan me gardh metalik kufirin me Serbinë dhe Kroacinë, një lëvizje që u kritikua fort nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Referendumi në Hungari pritet të jetë goditje tjetër për BE-në, e cila tashmë është lëkundur nga vendimi i Britanisë për të braktisur bllokun.

Evropa po përballet me krizën më të madhe me emigrantë qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Shumica e tyre janë të ikur nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

July 5, 2016 14:29
Komento

2 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... July 5, 20:10

    Perse bejne Referendum per pranimine kuotave te jevgjeve ne Hyngari, le te bejne referendum per daljen ose jo nga BE dhe t’a shikojne mire se si do te shkermoqet “Kalaja” prej rere e BE e cila kerkon t’a beje Europen Afrike, Arabi dhe Azi.
    Tulla e pare ra qe me referendumine ne GB, tani te presim efektin domono.
    Homoseksualet e BE nuk pranojne rracen e paster e superiaore te shqiptareve qe do t’ua zbukuroje genin e tyre te deformuar, ku keto shtete cdo dite po marrin ngjyren e zeze.

    Reply to this comment
  2. Arben July 5, 21:00

    NUK ESHTE I PARI, ME 2005-6 QYTETARET E FRANCES DHE HOLANDES E HODHEN POSHTE KUSHTETUTEN EUROPIANE, POR MIQTE NE BRUKSEL VAZHDUAN PERPARA DUKE “SHPIKUR” KOMISIONIN URUPIAN, PERGJEGJESIN E TE CILIT E EMEROJNE VETE PA PIKE VOTIMI NE POPULL, DHE I CILI KOMANDON FONDET QE KONTRIBUOJNE QYTETARET E EUROPES.

    KY PROJEKT ESHTE I DESHTUAR QYSH NE FILLIM DHE SA ME SHPEJT TE KUPTOHET KJO, AQ ME MIRE DO TE JETE PER NJEREZIT.

    SA ME VONE AQ ME SHUME KOSTO DO TE KETE PER NJEREZIT E THJESHTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin