Hurmaja… (Baladë malli)

Arben Duka October 19, 2015 15:28

Hurmaja… (Baladë malli)

Mbaj mend-në kohë të fëminisë,
kur isha fare kalama,
se si në kopshtin rreth shtëpisë,
dhe unë mbolla një hurma!

Kishim shumë gaz në fëmini,
ndaj di që isha plot gëzim,
hurmaja ime-për çudi,
zuri në tokë pa mundim.

Unë nga ballkoni e shikoja,
një orë të tërë s’ia ndaja sytë,
edhe me vete ëndërroja,
sikur të rritet për një ditë?!

Ja thosha vetes këto fjalë,
se gjuhë pemësh unë nuk di,
por ajo rritej shumë ngadalë,
dhe s’mund ta rrisja unë me sy!

Shpesh e më shpesh ja hidhja sytë,
dot s’e kuptoja atë punë,
se si ajo vitin e dytë,
u rrit dy herë më shumë nga unë!

Po unë s’kisha veç hurmanë,
kisha mësime edhe lodra,
një befasi kur sytë më panë,
se si hurmaja lidhi kokrra!

Më shumë e desha unë hurmanë,
dhe veten më s’e ndjeva kot,
shumë kokrra poshtë në tokë i ranë,
po prapë në dega mbetën plot!

Kur kokrrat poqi krejt hurmaja,
u ndjeva burrë i vërtetë,
për herë të parë në jetë haja,
një frut që kisha mbjellë vetë!

U rrit ajo-u rrita unë,
po jo njëlloj e s’qe çudi,
unë e kuptoja atë punë,
ajo qe pemë e unë njeri!

Kish dhjetëra pemë shtëpia ime,
se pragu ynë qe shumë i vjetër,
por veç hurmasë-veprës sime,
në sy s’më hynte pemë tjetër!

Për dhjetë vjet u rritëm tok,
gati binjakë unë me hurmanë,
ajo një ditë mbeti pa shok,
se larg unë ika-në Tiranë!

Të gjithë djemtë kishin ikur,
kish mbetur nëna me babanë,
gjithmonë malli më kish pikur,
për mëmë e babë dhe për hurmanë!

Po dhe më keq u bë pastaja,
nga fshati unë u shkula fare,
larg meje se ç’u rrit hurmaja,
u bë një pemë shumë e madhe!

Babai ka ikur edhe nëna,
ka rënë qemeri me gjithë portë,
por po të hedhësh sytë brenda,
hurmaja ime është e fortë!

Një bestytni në të vërtetë,
që gjer tek unë koha e solli:
“Rron një hurma në këtë jetë,
aq sa i zoti që e mbolli!”

Kam vite shumë që atje s’shkoj,
që kur të shkretat këmbë më lanë,
por sa një labovit takoj,
direkt e pyes për hurmanë!

Sa herë veten e kam parë,
që ujë në djersë të ngrihem natën,
se kushedi-ndonjë i marrë,
hurmasë mund t’i fusë sëpatën!

Ajo e fortë ende mbahet,
po mua më është bërë fiksim,
nëse një ditë ajo do thahet,
ky do të jetë dhe fundi im!

Po mund të jetë fiksim idioti,
një histori krejt pa kuptim,
dhe koha një legjendë koti,
e solli gjer në veshin tim!

Po mbase vitet që do vinë,
do ta vulosin këtë punë,
por tash që shkruaj poezinë,
rron dhe ajo-rroj edhe unë!

Mbase të lidhur mbas një shpirti,
dhe pas një ritmi që të dy,
ajo pjek kokrra vit pas viti,
unë ende shkruaj poezi!
Janar-Tetor 2015

Arben Duka October 19, 2015 15:28
Komento

44 Komente

  1. Malli October 19, 16:07

    ne nje poezi te bukur, mall per vendlindjen ku dashuria eshte e pashtereshme per prinderit, qe i kujtojme se ata na dhane jeten,na edukuan me dashurine per punen,jeten dhe per arsimimim e dashurine njerezore,per te qene e u treguar njeri me vlera per shoqerine.
    ju lumte Beni,ju e merritoni, kete konpliment,per vlerat e treguara jete dhe me poezite tuaja.

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA October 19, 16:30

    Fantastike!
    F a n t a s t i k e !
    E m r e k u l l u e s h m e !
    Edhe Esenini vet nuk do shkruante dot ndoshta më bukur një lirikë si kjo o Poeti yne i talentuar!…

    Reply to this comment
    • N.VJOSA October 19, 17:33

      Me emocionoi shume kjo Poezi edhe edhe per nje fakt te thjeshte…
      Une kam tek shtepia ime e prinderve shume peme dhe ne mes te avllis, eshte nje Shegë…e ëmbel mjalt…por mua me duket shega me e embel ne botë….
      Edhe shtepia ime prinderore ka mbetur e vetme, pa njeri se ne djemt e saj e braktisem…
      Si per te kompesuar kete mungese dhe dashuri, ketu ne Austri ne kopshtin tim kam mbjelle rreth 50 pemë…shumica peme mesdhetare, nga Atdheu im i dashur, nga Shqiperia, …ka shume rrenje shegë, fiq, hardhi, dardha, arra, kajsi, molle, …por edhe disa rrenje limoni dhe mandarina , te cilat, kur vijne ngricat alpine , i mbaj ne vazo te medha dhe kam ndertuar per to nje shtepi xhami…
      Çdo mengjes, kur ngrihem , dal dhe te parat shikoj pemet, se si rriten, si ndryshojne…por krenaria ime eshte nje limon 9-vjeçar, i cili lidh kokrra ne çdo stinë, ndoshta me shume se limonat e Bregdetit tone te mrekullueshem…Vetem kete vit ka bere mbi 100 kokrra…!
      Te pershendes Arben per kete poezi te mrekullueshme, nder me te bukurat lirika , e krahasuar edhe me ato te Gëtes dhe Eseninit dhe poetve te tjere lirikë …
      Ti je nje Talenti Vertete, ku sidomos ne poezite lirike shkelqen…
      Kur shkruaj keto radhe, me bie nder mend nje shkrimtar dhe filozof shume i degjuar europian, Volteri, i cili i keshillon mbare Njerzimin…: mbillni pemë dhe beni sa me shume femijë…!
      Ua lexova te gjithe pjestareve te shtepise Vjershen tende dhe nuk e di, pas çdo strofe, pa dashur , nga emocioni , me tradhetonin disa pika loti…
      E kuptoj, eshte malli per Vendlindjen, i cili në mergim , dhjetfishohet…

      Reply to this comment
      • b.kanani October 19, 18:08

        Bravo mor djale na mbushe syt me lote me shume se Beni,mergimi qenka njelloje si mjerimi.

        Reply to this comment
      • Tartufi October 19, 21:08

        Tani nuk dua te te sfurqis me ngacmime,oooo Neti,por dua te te
        tregoj ate qe ti nuk e di se bashku me Labovitin. Profeti { Muhamet }
        qe i paca uraten e tij ka thene.. Ai qe mjell nje peme ne kete jete
        te kesaj bote,Ate e pret nje karike ne jeten e ameshuar te jets tjeter.
        Laboviti ne jeten e dite do te kete nje karike,,, Ti oooo Vjosa do te
        kesh 50 karike aty larte, neqoftese nuk na genjen,,,,, Une Tartufi se
        bashku me vellane e madh dhe nipin tim,na presin 10 000 karike
        ne boten i ameshuar,se kemi mbjellur nje vreshtari dhe pemishte ati
        ku kishte gjyshi dhe babai pronen e tyre. Ata qe mbjellin dhe nuk presin e kane shpirtin per pjellorine e bukurine ne kete bote.

        Reply to this comment
        • gjermani i fundit October 19, 21:27

          10.000 karrike jane baraz me dy divane.

          Reply to this comment
          • Tartufi October 19, 21:50

            O Gjermani,per cila divane e ke fjalen,per
            divanet e kohes se dylberit,qe populli thoshte

            Dy divane dhe nje bufe
            dhe gatimi ne hale.

            Kam besim se je ngopur me gatime ne hale,
            je nga ata te zbriturit e staneve,ne qytet me
            detyra partie familija jote,por nuk kuptuat kurre
            njehere qe dylberi frynte bythen me ju skllaverine proletare,ju futi ne halera te gatuanit.

          • gjermani i fundit October 19, 22:05

            tartufo, c’pate qe u thartove ore mik?Ne boten e pertejme me 10 mije karrike ti do na lesh ne kembe te gjitheve.Prandaj po te ofroj dy divane, behu shpirtmadh dhe pranoji, se divane me kashte po te dergoj.S’po me dukesh si ai Tartufi i Tajvanit qe as emrin e tij s’è mban mend.E di ti cfare kafshe perdorin per te gjetur tartufe? Derrat, se derrat jane inteligjente.

    • Sallakja October 19, 22:24

      Ka 50 vjet qe ne bote nuk shkruhen me poezi te
      kesaj kategorie, mediokre,gjimnaziste,popullore.
      Nga qindra poet te medhenj qe kane qarkulluar
      ne bote, Neti gjeti tammam Esenin per te bere
      krahasimin. O Net ! Nuk jemi e 49-ten, thuaja edhe
      mikut Duka. Poezia ka evoluar, e bashke me te
      edhe njerzit. Ose me mire nje pjese e mire e njerzve.

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit October 19, 22:48

        Salla, mund te me thuash nje poet bashkekohor te suksesshem? Dhe sa libra ka shitur? aman, mos u pergjigj italo-shqiptarce dhe mos luaj shah vetem se merzitet shahisti.

        Reply to this comment
        • Sallakja October 19, 22:59

          Nuk ka poet bashkekohor te suksesshem.
          Poezia nuk shitet me. Ka shume kohe qe poezia
          nuk shitet me. Fatkeqesishte, ne xhiro te pak viteve
          kete fund do kene edhe romanet,gazetaria, filmat,
          e muzika.
          Po te keshe ndonje gje tjeter te pa qarte ? Pyet.
          Do te ndihmoje me gjithe qejf.

          Reply to this comment
          • N.VJOSA October 20, 03:56

            O @Sallake, o derman,
            Ti paske gjetur fundin e Botes, or tu mbyllt e mendjes…!
            Sallake, per kete rezymen tende do te tregoj nje barsaletë:
            …Erdhi nje dite njeri nga Amerika ne Shqiperi dhe takoi nje shokun e vet te femijerise.
            – Aaaa, i tha, gjithe pompozitet, … atje ne Amerikë, behen çudira..!….Kohet e fundit kane gjetur nje ilaç, ca kokrra, po te pish nje nga ato, behesh 10 vjet më i ri…Psh, je 30…pi nje kokërr dhe faaap behesh 20 vjeç…pi nje tjeter dhe faaap, behesh 10 vjeç….!
            – Pi dhe nje tjeter, iu pergjigj shoku i vet, …
            Që te shkosh në te Satëme…!
            ——–
            Keshtu dhe puna e poezive “moderne” , o Sallake moderni…
            …….
            Sallake, te tregoje dhe nje barsalete tjeter?…
            ….
            Dikush po shkruante .Shoku i vet, e pa dhe i çuditur, e pyeti:
            – Po ti çfarë bën?!….
            – Po i shkruaj nje leter nje miku, ju pergjigj ai.
            – Po ti nuk di te shkruash, je analfabet?…
            – Nuk ka gjë , se dhe ai që do ta lexoj, analfabet eshte , – i tha bashkbiseduesi…
            Keshtu dhe puna jote, o Sallake moderni,… keshtu , mëndje-mendje eshte kjo dynja, cave u pelqejne poezit klasike, cave poezit hermetike si fjalekryq, qe i lexon dhe i deshifron vetem ti Sallake dhe kategorija jote…
            Mos u merzit @Sallake, hë derman, se do tregojmë edhe ndonje barsalete , per shaka…

          • Sallakja October 20, 12:11

            C’barsaleta,
            tregon bylmezi ? Edhe ne 76-77-ten tek
            bordurat e Dajtit ishin demode.
            Po helbete……fantastike thote.
            Lexo bylmez qe mos habitesh kaq kollaj.

          • LOVE October 20, 08:03

            po nuk duhet te shitet Sallake
            malli kinez ne seri shitet ,eshte per te gjithe
            del Kardashian me nje model fustani dhe shikon gjysmen e globit qe ka te njejtin model
            derisa gjatesia e mendjes matet me shkurtesine e fustanit ,poezia nuk ka
            si te shitet ….ka gjera qe shiten dhe do shiten perher ,ka gjera qe nuk shiten se nuk kane cmim ….kane vlere ….
            asgje nuk do mbaroje ,asgje
            eshte nje cikel kontinuo i tha
            Re Leone te birit ….si Gjermanit te fundit i edukuan librin ,kulturen ,dhe mua po ashtu
            dhe nuk ke si ben ndryshe vetem se te vazhdosh ta edukosh ……
            kudo dhe ne cdo veprim edukohet
            femijet tane do i harrojne shpejt fjalet tona
            po veprimet jo ,kur te shohin gjithmone me libra ,kur ju pergjigjesh me nje fraze qe i citon dhe ku e ke lexuar ,kur ju tregon se te gjithe ata qe u bene te medhenj ,[pra u rriten ,po jo thjesht pse festojne ditelindjen rriten ]
            kaluan permes sakrifices ,vuajtjes ,ateher nuk ka si te mbaroj libri ,poezia ,kultura

            Anche oggi cercheremo una breccia.
            Una parola che ci possa salvare
            e che ci tenga in bilico
            sul confine ideale tra realtà
            e fantasia potrà, anche
            se per poco, cangiare l’esistenza. [E.M]

            pyet dhe ti ,dhe sidomos lexo ,lexo ,lexo
            “Vivere senza leggere è pericoloso, ci si deve accontentare della vita, e questo comporta notevoli rischi.”

          • Sallakja October 20, 11:36

            Sa bukur !
            Sikur te jete keshtu si thua ti, LOVE.
            Edhe mua do me pelqente shume.
            Te them te drejten, keto qe thua ti,
            jane pike per pike ato qe mendoja une
            25-30 vjet me pare,jam i sigurte qe edhe
            i kam shkruar diku.
            Ma la verità è diversa LOVE. Le cose
            cambiano,non so se in meglio o in peggio.
            La verità e quella che ho detto prima
            ( li sopra) Ma poi, non è cosi strano e non è
            una novitá. C’e l’hai davanti agli occhi, ogni
            giorno, ogni maledetto giorno, non ci vuole tantto LOVE, almeno per te.

          • Sallakja October 20, 11:54

            Ah,
            Bukuria apo bravura, jane relative LOVE,
            I vetmi tregues malgrado tutto eshte
            mercato
            Non dovrebbe essere cosi ma purtroppo
            lo è.

          • LOVE October 20, 12:53

            trishtim per ty amico solo
            non è cosi ….non lo sara mai !!!
            gjithmone do kete nje enorme diference
            midis Vleres dhe cmimit ….gjithmone

            e megjithate mik i trishtuar
            vetem LOVE , do e shpetoje kete bote
            [jo une sigurisht ] 😛

          • Sallakja October 20, 21:41

            Va be……sogni d’oro.

  3. vasil October 19, 16:56

    Tek lirikat takon njeriun-Duka.
    Kur ben nje cap me tej,nga kjo bote e ndjere,Duka ze dhe percudnohet keq,duke marre deri dhe permasat e Saliut.

    Reply to this comment
  4. E po kjo pune! October 19, 17:00

    ore Nishan edepsezi, beje sa ke ne dore dhe jepi “Nderi Kombit” ketij njeriu qe te pakten te hysh dhe ti ne histori qe presidenti qe e dekoroi. Arben ka hyre ne histori dhe ne tjeret ndjehemi mire qe e kemi mes nesh kete gojemjalte. Hyre ne histori Beno, sic hyri edhe Kadareja, Driteroi, Migjeni etj dhe ti je poet me emer si poet i i njerezve. Nderime dhe jete te gjate dhe zemer te gezuar.

    Reply to this comment
  5. Claus October 19, 17:33

    Edhe kjo balade per hurmen m`u desh tani.

    Mire qe ky tetor ka hyre me tere ngjyrat e tij, mire qe ky tetor ka hyre me leximin nje libri psikoanalitik mbi jeten Spinozes, mire qe ky tetor ka hyre duke me sjelle melankoli dhe meditim, te cilat para pak ditesh mu shtuan edhe me shume, kur pashe se ne tregun e nje vendi europian nje hurme, vetem nje hurme, kushtonte rreth 75 Cent!!!!!

    Ai cmim me vuri ne mendime dhe kujtime, kur vite dhe vite me pare femijet ne ato dite nentori dhe dhjetori kerkonin hurmat me fare me ane te menyres me konvencionale te mundshme; ate te kafshimit ne maje, se ato pa fare te ngecnin keq ne ezofag per shkak te asaj substance rudhese qe disponojne.
    Kafsho, pa fare!
    Hidhe per toke.
    Kafsho, me fare!
    Vazhdo ngrenien.

    Dhe hurmat e pangrena dhe te papjekura hidheshin andej-kendej.
    Kurre nuk liheshin te piqeshin ato hurma te mjera. Ishte nje frut i vecante dimri.

    Ndersa ne ate treg ato kushtonin sa frengu pulen!
    Nuk bleva asnje kokerr hurme. Ato hurmat qe te ngecnin te fyt kishin shije ku e ku me te mire. Shijen qe nuk do ta harroj kurre, sidomos ato grushta ne kurriz qe na jepnin shoket dhe te afermit per ti kaluar poshte.

    Dhe ja, ai cast ne treg me futi ne kete meditim tetori te cilit jua shtua dhe kjo balade per pemen e hurmes. Askush ne ate treg nuk mund te dinin se c`mendoja une ne ate moment edhe sikur te me kishin vene ne koke ndonje aparat “leximi mendimesh”, mendimet e mia nuk mund ti deshifronte askush.
    A thua ka aparat qe deshifron ato mendime? Nuk besoj. Ka qene bote shqiptare, bote e vecante.

    Shpirterore, meditonjese, e thelle dhe mallengjyese, qe vetem shqiptaret mund ta ndjejne, ishte kjo balade. Askush tjeter ne bote.

    Me po aq romantizem tetori te them thjesht Arben: Faleminderit!

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit October 19, 21:55

      isha ne maj ne Shqiperi dhe cova femijet tek kumbullat qe kemi mbjelle si familje.Kthehem ne shtepi e me pyet babai:”si ishin kumbullat”? Mire- i them.-Po a kishin kokrra? Opsss, shkova gjer atje dhe me morri muhabeti, harrova te shikoj a kishin kokrra apo jo…-O babi- i them- do iki neser ti shoh se nuk e pata mendjen. -Mos shko kot, se nuk kane prodhim kete vita – me thote- dhe e di pse? -Pse?- e pyes.-Sepse vjet nuk i mblodhi njeri, se pema shton kur e vjelin…Varferohet kur mbetet pa vjele.Kam frike se hurma e Dukes s’ben me kokrra se s’è vjel kush.Do jete shterur fshati fare si Makondo e Garcia Markez.Vetem kur te plakemi do kujtohemi per vendlindjen .

      Reply to this comment
  6. As Poet, As Analist October 19, 17:49

    Nëse një ditë o miku im do të kesh dëshire,
    Hurmanë që dora jote e ka mbjellë t’a shikosh sërish,
    Unë do e kisha për nder dhe kënaqësi,
    që të ta plotësoj dëshirën e qejfin mos ta prish!!

    Me ndjenjë humane dhe respekt per ty
    Të vë një ditë te plotë në dispozicion
    Ti rri si zotëri në kolltuk të parë a në të mbrapëm
    E unë si shofer profesionist në timon!!

    Shijojmë dhe rrugën që gjarpëron në gryka
    Shijojmë bukuritë e vendit tënd dhe tim
    Ndalojmë për kafe,hame mëngjes e drekë
    Atë ditë nuk kemi pse ta marim me nxitim!!

    Kam edhe unë një pjesë me Gjirokastrën,
    një pjesë të jetës sime atje e kam kaluar,
    Atje i kam akoma ca nga miqtë e mi,
    Ndihem në faj që s’shkoj për t’i takuar!!

    Atje u dashurova me kalldrëmet e gurte,
    Me kalane e Argjirose që madhështore rri,
    Ah të shkoja dhe njëherë te shtatë krojet,
    dhe ujin e ftohte dhe qelibar prej tyre te pi!….

    Kështu si rastesisht bëjmë një rrugë e dy punë,
    Ti sheh hurmanë tënde e unë takoj miqtë e mi,
    E në të ngrysur në të hyrë të diellit,
    marim udhën e kthimit e mbrrijmë në shtëpi!!

    …Nëse nje dite o miku im do kesh dëshire
    Tani që ke dhe numrin e celularit tim
    Planifikoje ti,m’ë thuaj, dhe kur të duash
    E kam për nder dhe kënaqesi të të shoqeroj në këtë udhëtim!!

    Këtë ftesë ta bëj të hapur dhe pa dorashka
    Ashtu siç jam i hapur edhe në jetë
    Besoj në pak minuta që ishim bashke në kafe
    Shpresoj që më mirë të më kesh njohur vetë!!

    Të njëjtën ftesë t’a kisha bërë edhe ca më muaj përpara
    Kur te ‘Shqiptarja’ në blog-un tënd këto vargje kishe vënë
    Tani,nuk përsëris,por e vërtetoj s’e e kam me të vërtetë
    Të të çoj deri te Hurmaja,’meqë të shkretat këmbë të kanë lënë’!!….

    Reply to this comment
  7. Mark uk October 19, 18:04

    Ju lumt dora Arben Duka!

    Reply to this comment
  8. LOVE October 19, 18:47

    Gjermani i fundit
    ky eshte apel per ty
    vetem ti mungon qe te shkruash ,se pastaj do qaj dhe une [ahahahahhhahahhah]
    ti shkruaj per hurmen dhe mos harro buken e misrit
    kaq keto jane kujtimet tona .si thote Clausi …bote e vecante .u terrorrizova ose mallengjeva
    aty afer jane ahahhahahahhahahahahahaahahhahahha
    shkruaj te lutem sot ndonje balade si Esenini dhe ti ,se kemi dhe UKUN ne nje mendje
    ahhhahahahahahhahahahahhahahahahahahhahahhah…..

    lajmeroj As poet as Analistin ,ate asgjene me siper ,qe sokaku i te marreve po prishet
    po ngrihet ujsjellesi dhe po i heqin kalldremin Gjirokastres …do rrrrrrrrrrilindi
    do e bejne asfalt ….ahhahahahahhhaha, mos tu shkoj rruga kot thashe

    Reply to this comment
    • As Poet, As Analist October 19, 21:17

      Love nje sqarim te vogel
      sot e kam enkas per ty
      edhe pse nuk te njoh fare
      as nuk te kam pare me sy!!

      Une them se ‘nuk te njoh fare’
      po s’dihet cfare s’ben vaki
      mund ten a ndodhe o Love
      te te kem dhe kusheri!….

      Shpresoj mos qofte e vertete
      te jesh kusheriri im…
      te te them drejten Love
      per mua eshte ofendim.

      Ke ca here ‘qe po te kruhet’,
      nuk e di cfare ke me thuaj,
      une nuk eshte se pertoj shume,
      ne ‘te kruhet’ vij’ ta kruaj’!!

      Kjo eshte sa per paranteze
      ose si aperitiv
      mos ki merak se per mbrojtje
      do perdor perzervativ!!

      Kam njezet e pese vite
      qe jetoj ne Gjermani,
      sot qe po te shkruaj ty
      une ndodhem ne Shqiperi.
      Une i kam punet ne vije
      kam cdo gje ne terezi
      gjesdis boten si te dua
      nuk me ve njeri kufi.

      Zakonisht nuk bej replike
      me ke shkruan ne forum,
      nuk jam i ‘shkathet’
      si ti po nuk jam fare merhum…

      Them ‘i shkathet’ se nuk di
      ne je ‘i’ apo je ‘e’
      une jetoj ne Rosenheim
      ‘shtepia e luleve’.

      Ndoshta jam afer ‘gjermanit’
      atij ‘gjermanit te fundit’
      me te kemi ngjashmeri
      per ca shprehje te katundit.

      Si kjo puna e Hurmase
      qe ne i themi Kaki
      si i thone nga zona ime
      i thone dhe nga zone e tij….

      Do e mar me sens humori,
      cdo koment qe ben per mua,
      se nuk me prish ndonje pune
      asnje nga fjalt e tua.

      Ne do kemi raste prape
      qe ketu te komentojme
      shpresoj qe here te tjera
      fjale me te mira te shkruajme..

      Tani ‘ne fund te sqarimit’
      Love,une te pershendes
      ndoshta nje dite na ben bashke
      ndonje filxhan i kafese!!

      Reply to this comment
      • LOVE October 19, 22:14

        ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahhahhaahahhaahaha
        As poet ,as as i themi neve
        jo, nuk te kam kusheri ,pa merak
        nuk kam kusherinj nga sokaku i te marreve ahahahhahahaha
        do ta vleresoj kantidaturen tuaj ,qenkeni pensionist i ngeshem
        dua 25 vjet qe te dal ne pension ne fakt ,po ku i dihet endrra jane dhe nuk dalin 😛
        do ta zgjidhim dhe dilemen e “i” apo “e” ahahahhaahhahhaha

        tani me ka ngelur vetem Duka qe te me ftoje per kafe 😛 😛
        kam besim se do ja arrijme asaj dite ……. cfare gazi

        SHQIP
        po ti mor djall ku je futur . po dil mor dreq
        se na vune perpara me poezi keta laberia e poshteme
        ejjjj ,shkruaj per kakite …jo per mua 😛
        per sot e kam boll une ahhhhhhhhhhhhhhhhhahahahhahahahaha

        Reply to this comment
        • shqip October 19, 23:39

          E thone pastaj qe lemza s’eshte nje me nje!…sapo te lexoja kur ti me fole,Shqip,po ku je xhanem?…Cudi,ka raste qe me pelqen,(kur shkruan),desha te them’… sic ka dhe raste qe s’ta degjoj dot fjalorin! Miq! jeni te lutur te silleni pak me ndryshe me kete laberesh, gjihnje te zemeruar… Se, e dini qysh me thoshte gjy…

          Reply to this comment
          • LOVE October 20, 08:12

            do kesh qene duke degjuar “Lemzen” e Vaces
            dhe gjoja ishe duke me menduar mua
            po nuk fola une ,ti asnjeher nuk me shan …
            ashtu flet
            te betohem Shqip qe une as kur ka ndonje te vdekur nuk rri dot e zemeruar ….
            jo me ketu ne blog 😛
            tani mire per kakite qe nuk shkruajte
            po per buken e misrit pse nuk the asgje ???
            per radhen e vajgurit …he pra he
            se ne jemi nostalgjik 😛
            [e meritoj te sharen ….] 😛

          • shqip October 20, 12:45

            Lov! ” E djeshnja iku,e neserja s’na gjen!.. Pse te merakosemi, kur vec e sotmja ka lezet?!..” E kujt po i duhen tani buka e misrit,apo kakit?,Ato mbeten kujtime te largeta per brezin tim,te ‘hidhura gjer ne dhembje… por,vetem kaq! T’e
            i ruajme te pafajshmit breza,qe vijne…

      • N. October 20, 05:08

        Bukur, @as poet as analist,
        Ketej nga nahija ku jetoj une , per kete vjershen qe i ke shkruar Loves,
        thonë nje shprehje domethense, ne nje dialekt të gjermanishtes:
        ….
        Ich weis is nicht was tu wolen,
        Tu fest ficken und nicht zolen…!
        …….
        (që mund te shqipërohet, jo perkthehet… Keshtu:
        ….
        Unë nuk e di , çfarë do ti,
        Ti nuk paguan dhe fort të qi…)

        Reply to this comment
  9. shume e bukur October 19, 18:59

    Poezi shume e bukur do me pelqente nje liber me keto poezi.

    Reply to this comment
  10. shume e bukur October 19, 19:00

    Shume e bukur kjo poezi. Nje liber me keto poezi do te ishte i mrekullueshem.

    Reply to this comment
  11. Lago di Garda October 19, 19:34

    ..e mbrrekullueshme,perrallore,OMERiane..!..BENI je i MADH!!!

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit October 19, 19:38

    Love, Claus e kam mik te vjeter forumi._Ne fakt, nga anet tona i thone kaki.Claus e ka vuajtur, ne i njihnim kakite me fare se jane me kulm.3.50 euro/kg kushton ketu tek mua, 0.06 euro ne fshatin tim.Duka besoj e di qe kakia duhet”martuar”qe te beje kokrra me fare.Vjersha eshte fantastike, ka Brecht nje te bukur per kumbullat, edhe une nje te shkurter me dy strofa; larg duart nga kumbullat, se me kujtojne nenen.Shiko Love, se une per te persekutuarit kam dobesi, te mbjellesh peme eshte rit me vete. Te cliron nga melankolia.Njehere babai kishte mbjelle nje arre, se ku kisha lexuar Kadarene qe sillte nje fobi zakonore; ai qe mbillte arren, kur trungu behej i trashe sa qafa e tij ky person vdiste.Kaloi kohe dhe kur trungu e kish kaluar dimensioni i them babait per ate fobine qe permendte Kadareja.Babai eshte dashamires i letersise, gjithmone na porosiste qe njeriu 10% te rroges duhet ta shpenzoje per kulture; gazeta, kinema, libra,etj, me thote babai qe njeriu qe mbjell peme nuk ka si te vdese se le dicka me shume prapa.O komandant, ti per inat te sopates mbill nje hurme aty tek Kristali, qe te thone hurma e Dukes.Rrofsh per vargjet!

    Reply to this comment
    • LOVE October 19, 20:04

      dhe na kaki i themi
      Clausin e kam ar mik te vjeter dhe une , po nuk e trazoj shume
      se ka frike ,na iken perseri 😛 me “hurmen” ja ka fut kot
      ca pret nga keta ,keta si dine as emrin jo me ti njohin 😛
      dhe une kam dobesi per persekutimin prandaj ju persekutoj ende
      ahhahahahahahaahha
      po Netin e lexove ? haka gjithe ata limona ,une thoshja se thartohej nga une
      ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahhahahhahahah
      dakort me babain ,po mos bli Kadarene ,ja ka fut kot me arren 😛
      Komandantin lere rehat ,se 5 vjet burg do i bej per agjitacion e propagande kunder rrrrrilindjes ,5 vjet burg te mbjelli peme pa leje dhe
      gjithe jeten nga persekutimi im ………
      flm per pergjigjen 🙂

      Reply to this comment
      • N. October 19, 20:54

        Paske marre doze te rendë mall Saliu, mall Lazarati, motra…
        Ule pak dozen…Prandaj qiesh e qiesh e qiesh …, ne çdo koment ti Love Persekutuar?!…
        Nejse, e kuptoj qe ben shaka…edhe une shaka bej, …por mos qesh shume, se ata qe qeshin shume, me vend e pa vend…e kupton ti , nuk numerojne mirë….

        Reply to this comment
  13. petrika October 19, 20:20

    Populli yne eshte vertet i madh,vetem ai di te nxjerre mbreteresha si Teuta,vellezer si vellezerit Bato,udheheqes si SKENDERBEU,rilindas si rilindasit tane,kryeministra si Ismail Qemali,Enver Hoxha dhe poete si Ismail Kadare,Dritero Agolli dhe Arben Duka.

    Reply to this comment
  14. SuloKapedani October 19, 20:24

    SHUME INTERESANTE Z. ARBEN DUKA.KETO VARGJE VLEJNE PER KEDO.EDHE UNE NE VENDLINDJEN TIME KAM LENE SHUME GJERA.SHTEPINE 2 KATSHE ME VERAND DHE E MBULUAR ME RRASA GURI SI TE GJIROKASTRES.KAM LENE EDHE SHUME PEME ,FIQ,ARRA MOLL,FTONJ,DARDHA,,RRUSH,MANA DHE GJITHASHTU NJE HURMA TAMAM SI BENI. KOINÇIDECE.ATJE SHKOJ GJITHMONE ME ENDERRA.KJO MUND TI NDODH GJITHKUJT.ARBEN JU FALEMINDERIT PER VARGJET E KUJTESES TE KOHES JO SHUME TE SHKUAR.

    Reply to this comment
  15. "BALASHI" October 19, 21:40

    Lirike e perkore. Ç’ ka me shume Esenini apo Robert Berns… Bravo Beni! Une e di ai ka mrekullira te tjera me lirika sa mund te dale me disa vellime e te na mrekulloje, por nuk e lene Xhuvelerite e Salite… se po merret edhe me ta.

    Reply to this comment
  16. demo October 19, 22:03

    Po kur ishit kaq mire ne fshat me molle e me dardha,me rrush e me hurma,me shtepi dykateshe,c`deshet ne qytet ju katunaret? Sa pa ardhe ju katundaret,mire kemi pas jetu edhe ne qytetaret.Sot po na merret fryma nga karburantet e Taci katunarit,nga betoni i Dulak katunarit,nga maloket e Sale malokut,nga pordhet e Sander Frrokut dhe topi qe fluturoi ne te semes i Tan kopukut.

    Reply to this comment
  17. bukurie October 19, 22:14

    Shum,shum e bukur! Me emocionoi shum!Shum i madh je Arben Duka. Ti nuk do vdesesh kurre,se me kto shkrimet e tua do jesh e pavdekshem!

    Reply to this comment
  18. radiokashari October 19, 22:27

    Arben Duka .Je Njesh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim