Hurmaja…

December 5, 2017 14:33

Hurmaja…

Mbaj mend në kohë të fëminisë,
kur isha fare kalama,
se si në kopshtin rreth shtëpisë,
dhe unë mbolla një hurma.

Kishim shumë gaz në fëmini,
ndaj di që isha plot gëzim,
hurmaja ime-për çudi,
zuri në tokë pa mundim.

Unë nga ballkoni e shikoja,
një orë të tërë s’ia ndaja sytë,
edhe me vete ëndërroja:
“Sikur të rritet për një ditë!”

Ia dhoshja vetes këto fjalë,
se gjuhë pemësh unë s’di,
po ajo rritej shumë ngadalë,
dhe s’mund ta rrisja unë me sy!

Shpesh e më shpesh ia hidhja sytë,
dot s’e kuptoja atë punë,
se si ajo vitin e dytë,
u rrit dy herë më shumë nga unë!

Po unë s’kisha veç hurmanë,
kisha mësime edhe lodra,
një befasi-kur sytë më panë,
se si hurmaja kish bërë kokrra!

Më shumë e desha unë hurmanë,
dhe veten më s’e ndjeva kot,
shumë kokrra poshtë në tokë i ranë,
po prapë në degë mbetën plot!

Kur kokrrat poqi krejt hurmaja,
u ndjeva burrë i vërtetë,
për herë të parë në jetë haja,
një frut që kisha mbjellë vetë!

U rrit ajo-u rrita unë,
por jo njëlloj e s’qe çudi,
unë e kuptoja atë punë,
ajo qe pemë e unë njeri!

Kish dhjetra pemë shtëpia ime,
se pragu ynë qe shumë i vjetër,
por veç hurmasë-krijesës sime,
në sy s’më hynte pemë tjetër!

Për dhjetë vjet u rritëm tok,
gati binjakë unë me hurmanë,
ajo një ditë mbeti pa shokë,
se larg unë ika-në Tiranë!

Të gjithë djemtë kishin ikur,
kish mbetur nëna me babanë,
gjithmonë malli më kish pikur,
për mëmë e babë dhe për hurmanë!

Po dhe më keq u bë pastaja,
nga fshati unë u shkula fare,
larg meje seç u rrit hurmaja,
u bë një pemë shumë e madhe!

Babai ka ikur-edhe nëna,
ka rënë qemeri me gjithë portë,
por po të hedhësh sytë brenda,
hurmaja ime është e fortë!

Një besëtytni në të vërtetë,
që një trishtim në shpirt më sjell:
“Rron një hurma në këtë jetë,
aq sa i zoti që e mbjell!”

Kam vite shumë që atje s’shkoj,
që kur të shkreta këmbë më lanë,
po sa një labovit takoj,
direkt e pyes për hurmanë!

Sa herë veten e kam parë,
që ujë në djersë të ngrihem natën,
se kushedi-ndonjë i marrë,
hurmasë mund t’i fusë spatën!

Ajo ende e fortë mbahet,
po mua më ësht’ bërë fiksim,
nëse një ditë ajo do thahet,
ky do të jetë dhe fundi im!

Po mund të jetë fiksim idioti,
një histori krejt pa kuptim,
dhe koha një legjendë koti,
e solli gjer në veshin tim!

Mbase në vitet që do vinë,
do të vuloset dhe kjo punë,
por tash që shkruaj poezinë,
rron dhe ajo-rroj edhe unë!

Arben Duka

December 5, 2017 14:33
Komento

13 Komente

  1. Shahisti December 5, 15:06

    Ku je o shqipe pelivani, akoma nuk e ke hedhur levdaten e dhjere per sot?

    Reply to this comment
  2. nje shqiptar i drejte December 5, 15:25

    I madh , Duka , i madh ! Perendia te dhente jete !

    Reply to this comment
  3. rapsodi popullor December 5, 17:25

    5 Dhjetor –
    porsi sot 40 vjet me pare,
    pushkatoi Enveri ca Kumandare,
    Beqir, Hito e Petrit
    i qeroi ne nje dit,
    A ishin keto tradhetar?
    Apo ishte Enveri zuzar?
    Kjo pyetje eshte per ca sot,
    qe akoma nuk besojne dot,
    se me shume se ne lufte Hitleri,
    i vrau pas lufte partizanet Enveri.
    kelysh i serbeve, Enver muti,
    shoket e vet ne dhe i futi,
    sikur me shume te jetonte,
    edhe Nexhmijen do ta qeronte…

    Reply to this comment
    • Shahisti December 5, 18:19

      Hahaha, Nexhmija e kish kuptu me kohe ate pune dhe ia boni dermonin perpara.

      Reply to this comment
    • FLAMUR NOKA ME DAJAT E VET NE BEOGRAD December 5, 20:35

      Jo rapsod , qe nuk i afrohesh dot fare , por as bejtexhi i ngufatur nga mllefi i urrejtjes se perzjere me injorancen nuk je ! Sa me shume te lehe krahu juaj , aq me shume i ngrihet vlera Enverit . Mundej dhe duhej te kishte bere me shume ne ate kohe , qe te mos kishte mbetur farë kelyshe dhe agjenture e huaj , qe po heqin zvarre kete prej 27 vjetesh !
      Cfar lidhje ka poezia e mesiperme , me bajgat qe mban neper goje dhe mbllacit ti egersire pylli ?!

      Reply to this comment
      • neseba December 6, 05:05

        Një brova për ty

        Reply to this comment
      • rapsodi popullor December 6, 08:52

        Komente do bej doni, s’doni ju,
        o enveriste te pjerdhur e te dhjere ne tru,
        c’kam shkruar me 5 Dhjetorin lidhje kane,
        per t’ju kujtuar juve ate hale Enver babane,
        keni qene uturaku Enverit per 50 vjet,
        sot jeni mjerane se askush s’ju dhjet.

        Reply to this comment
    • neseba December 6, 05:03

      Çfarë mut rapsodi je ti, ti je hale

      Reply to this comment
  4. neseba December 6, 05:01

    Çfarë mut rapsodi je ti, ti je hale.

    Reply to this comment
  5. rapsodi popullor December 6, 11:49

    Lehjet e komunistave,
    ulerimat e enveristave,
    me mbushin me besim,
    se i djeg kamzhiku im,
    sa te kem jete te jetoj,
    bythen fort do ja derrmoj.
    “kujt ti djege le te kruhet”
    ketej nga anet tona thuhet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*